Jeta e një shpuesi pusesh nafte. Si punohej në industrinë e naftës përpara viteve ’90. Të gërmosh metër për metër tokën drejt thellësive të panjohura për të arritur objektivat e ngarkuara, për të nxjerrë nga thellësitë e nëntokës, atë që fshihej në shekuj, naftën, gazin kondensat apo gazin e pastër. Rrëfimi i Vlashi Filit, inxhinieri 76-vjeçar që jeton në Filadelfia
Entela Resuli – DITA
Në vendin tonë ka shumë njerëz të cilët para viteve ’90 kanë ushtruar një profesion që e kanë dashur shumë. Kanë punuar dhe kanë dhënë për të vitet më të bukura të jetës, rininë. Të kesh punuar për 30 apo 40 vite në një sektor të caktuar, në një vend si Shqipëria, e izoluar, me kërkesa dhe ambicie për t’u bërë superfuqi, duhet të kesh qenë shumë i duruar dhe pasionant në atë që bën.
Ka nga ata që kanë zbuluar për herë të parë vendburime nafte në vendin tonë dhe zemra e tyre ka gufuar së bashku me shpërthimin e arit të zi. Një prej tyre, është edhe Vlashi Fili. Inxhinieri i njohur, që 30 vite të jetës ia kushtoi nëntokës shqiptare sot jeton në Filadelfia, SHBA. Ka mall për vendlindjen, aq më tepër që ka prekur çdo cep të Shqipërisë. I njeh mirë damarët ku qarkullon naftë në 28 mijë kilometrat katrorë të vendit tonë.
Kurioziteti për këtë lëng të çmuar, por edhe për të mësuar më shumë rreth jetës së një profesionisti gjatë sistemit, përpara viteve ’90 na çoi te Fili në Filadelfia, ku është vendosur së bashku me familjen e tij qysh nga viti 2000. Në këtë intervistë për DITA-n, inxhinieri kujton fillimet e tij dhe na rrëfen disa detaje interesante për naftën që gjendet në nëntokën tonë

-Z. Fili, cilat janë fillesat e tuaja në naftë dhe pse iu futët kësaj pune?
– Fillesat e mia në naftë kanë qenë direkt nga viti 1956 kur unë nisa studimet në shkollën e mesme të naftës që ishte hapur para disa vitesh në qytetin tim të lindjes, por edhe indirekt. Unë jam lindur dhe rritur në qytetin naftëtar të Kuçovës dhe me sa duket edhe këtu duhen gjetur fillesat e mia si naftëtar i mëvonshëm apo saktësisht si specialist i shpimit të puseve të naftës e gazit.
– Përse iu fute kësaj pune?
– Që të jem i sinqertë duhet të them se fillimisht isha i detyruar dhe ishte detyrimi i parë në jetën time. Mua më pëlqente të shkruaja. Gazeta e murit e klasës time në 7-vjeçare, pasurohej shpesh me shkrimet e mia. Për kuriozitet mund të them se shkrimi i parë në këtë gazetë ishte për një top futbolli që unë bleva, jo pa probleme financiare të familjes time. Ishte një shkrim pak më shumë se gjysmë faqe, pra jo i gjatë, por që tërhoqi vëmendjen e mësuesit tim kujdestar, shokëve dhe shoqeve të klasës time, por edhe të klasave të tjera që vinin e lexonin me kërshëri. Pra dëshira ime fillestare ishte që të merrja këtë rrugë. Me mbarimin e klasës së shtatë, më doli e drejta e bursës për në Teknikumin e Naftës, por atje nuk kisha dëshirë të shkoja. Kështu që ndenja një vit pa shkollë. Kur edhe vitin tjetër drejtuesit e qytetit këmbëngulën që unë duhet të vazhdoja Teknikumin e Naftës, “u dorëzova” dhe fillova atë shkollë. Kjo nuk do të thotë se në vazhdim unë nuk e desha specialitetin që mora. Atë e “dashurova”, i fala jetën time, punën, mundin, djersën, dijet e mia që mora më vonë dhe gjithçka kisha.
-Ishte shkolla një vend ku merrje njohuri mjaftueshëm për atë çka të priste më vonë, apo praktika ishte tjetër shkollë…?!
– Njohuritë, e para të këtij specialiteti i mora në Teknikumin e Naftës e më vonë në Degën e Naftës të Fakultetit Gjeologji–Miniera në Universitetin e Tiranës, nga pedagogë shumë të përgatitur në shkollat jashtë Shqipërisë si në Francë, ish Bashkimin Sovjetik, Rumani apo Çekosllovaki. Këtu dua të theksoj se tjetër është shkolla dhe tjetër është praktika. Kjo e dyta është një shkollë e madhe, ku çdo specialist mund të mësojë shumë më tepër. Shkolla të mëson kriteret bazë, si duhet të veprosh në jetë, si t’i kapësh problemet e specialitetit më shpejt e t’u japësh rrugë atyre në mënyrë shkencore, por hollësitë t’i mëson praktika, vështirësitë dhe problemet që takon atje. Sado që shkolla të mëson se si duhet t’i zgjidhësh problemet që takohen në jetë, është e pamundur që të japë hollësi të plota për praktikën e jetës të specialitetit që ti zgjedh. Kështu më ndodhi edhe mua. Në shkollë mësova gjithçka që më dha ajo, por kur dola në jetë, praktika më mësoi shumë të tjera të cilat plotësuan kuadrin tim si specialist në fushën e shpimeve të puseve të naftës dhe gazit. Unë u përpoqa që ato që kisha mësuar në shkollë t’ia transmetoja edhe brigadave ku punova, por ndërkohë mora prej tyre ato që më mungonin e nuk i kisha bërë në shkollë. Këtu mund të përmend, pa u zgjatur, vetëm një shembull. Punova për disa vjet me të ndjerin Idriz Bregu, që ishte përgjegjës i brigadës ku bëra pjesë edhe unë. Ai respektonte shumë mendimin tim si specialist, por ndërkohë unë mësova më shumë nga ai se sa unë i dhashë atij.
-Përse shteti komunist i asaj kohe e pati parësor zhvillimin e industrisë së naftës?
– Në fillim dua të theksoj diçka. Nafta është aq e fuqishme sa që mund të rrëzojë apo të ngrejë qeveri, mund të ngrejë ekonominë e një vendi nga të dobët ta bëjë të fuqishme. Shikoni vendet arabe çfarë bumi po bëjnë në ekonominë e tyre dhe kjo falë naftës që ata kanë. Është kjo arsyeja, që edhe qeveria komuniste e asaj kohe që lamë, i dha përparësi zhvillimit të industrisë së naftës. Prodhimi i naftës nga viti në vit erdhi duke u rritur dhe paralel rritjes së këtij prodhimi, kuptohet edhe degët e tjera të kësaj industrie. Me prodhimin e naftës prej 2,4 milion tonë në vitin 1974, vendi ynë arriti të jetë i treti në Europë, mbas Bashkimit Sovjetik dhe Rumanisë që eksportonte naftën e prodhuar. Sigurisht me këtë zhvillim të industrisë së naftës, ndodhën edhe poshtërsitë e kohës, pikërisht nga kjo qeveri. Arrestoheshin, torturoheshin për të pranuar ato që nuk i kishin bërë, u bëheshin gjyqe gjoja shembullore, dënoheshin dhe deri ekzekutoheshin specialistë shumë të mirë, me akuza që nuk qëndronin, të cilat jo vetëm që merrnin në qafë specialistët e naftës që kishin zbuluar vendburime të tëra, por fusnin një frikë prej “gogoli” tek të gjithë të tjerët që vazhdonin punën në këtë industri. Përse? Sepse koka udhëheqëse kërkonte gjilpërën në kashtë.
-Koha ka qenë ndryshe, stili i jetës po ashtu, si ishte dita e një naftëtari në vitet ’70?
– Në kornizën e përgjithshme, një ditë e zakonshme për një naftëtar ishte si edhe e atyre të degëve të tjera të ekonomisë së vendit, sepse një naftëtar nuk është super-njeri, por njeri si të tjerët. Në veçanti, një ditë e një naftëtari, sidomos e një shpuesi të puseve të naftës e gazit, ku kam bërë pjesë edhe unë, ndryshonte paksa në hapësirë e në kohë. Kjo për vetë faktin se lëviznin shumë e punën e kanë patur herë pranë familjes e herë larg tyre, herë pranë ndërmarrjes ku punonin e herë larg saj, fakte këto që ndryshonin një ditë të zakonshme të një shpuesi.
Kështu kur një specialist shpimi punonte në aparatin e ndërmarrjes, shkonte në mëngjes në punë, merrej me përfundimin e detyrave që mund t’i kishte lënë pa përfunduar një ditë më parë, si dhe me problemet e reja të asaj dite, përfundonte 8-orarshin e pastaj kthehej në shtëpi. Pjesën tjetër të kohës e kishte të lirë. Kurse një i tillë në brigadën e shpimit, do të merrej gjithë ditën me ndjekjen e punimeve të shpimit të pusit, zgjidhjen e problemeve që dilnin gjatë kësaj kohe, marrjen e vendimeve për mënyrën dhe kohën e kryerjes së proceseve të ndryshme dhe nuk ka patur kohë të lirë. Ai nuk kishte orar pune të caktuar. Edhe pasdite ai duhej të ishte në krye të detyrës. Mandej edhe gjumin e bënte si puna e lepurit. Hapat më të lehta që mund të ndjente nga ecja e një punëtori, në territor, jashtë barakave të fjetjes, jo vetëm që e zgjonin nga gjumi, por e detyronin t’i rrihte zemra me mendimin se ato hapa po drejtohen aty ku fle ai, për një shqetësim që mund të ketë ndodhur në pus dhe që kërkon ndihmën e tij. Për një specialist shpimi, kishte procese pune si, përpunimi apo transformimi i tipit të lëngut larës, kalimi i vështirësive që takohen gjatë shpimit, zbatimi i një teknologjie të re në pusin që shpohet, mënjanimi i një avarie që ka ndodhur dhe rrezikon pusin, procesi i uljes së kolonave të rrethimit, së bashku me çimentimin e asaj kolone, etj. etj. Koha e punës për këtë specialist nuk ka qenë 8 orë, por 16, apo 24 orë dhe ndoshta edhe më tepër. Në këto procese nuk merrej parasysh se do i duhej të punonte në vapën e verës apo acarin e dimrit, nën dritën e diellit apo të prozhektorëve që ka sonda, në drejtim të procesit apo edhe si punëtor së bashku me anëtarët e tjerë të brigadës. E për më tepër në rastet më të këqija, për faj të dikujt tjetër që mund të shkaktonte avari të rënda në pus, të dënohej edhe ai si specialist, megjithëse mund të mos kishte asnjë faj sado të vogël. Këto që sapo thashë, për ata që nuk e njohin natyrën e punës së një specialisti shpimi, mund të jenë të pabesueshme, por që në vendin tonë kanë qenë fakt.
-Ju keni eksperiencë në të gjithë vendin, cila është zona që ka më shumë naftë?
– Natyra e punës në shpimin e puseve të naftës e gazit më ka bërë që të fitoj përvojë. Sa më shumë u përballa me vështirësitë e shpimit të puseve të ndryshëm, aq më shumë lodhje dhe shqetësime më sollën ato, por aq më shumë përvojë fitova në jetë. Së bashku me brigadat e shpimit shpuam puse nga veriu në skajin më jugor të Shqipërisë në kushte shumë të ndryshme nga njëra zonë në tjetrën, nga depozitimet terigjene në ato karbonatike, nga thellësitë e vogla në ato më të mëdha, sa në zona kërkimi që jashtë dëshirës tonë nuk rezultonin me shtresa naftëmbajtëse aq edhe në raste të tjera me shumë naftë. Të gjitha këto na kanë pasuruar me përvojë deri atje sa një specialist shpimi, duke ndjekur shpimin e pusit metër pas metri, mund të krijojë mendimin se ka apo jo naftë aty ku shpohet. Në periudha të ndryshme kohe, zonat më me shumë naftë, ndryshojnë vendet në renditje. Kështu mbas përfundimit të luftës, zona me më shumë naftë ishte ajo e Kuçovës. Deri para vitit 1918 fshati Kuçovë as që njihej fare në ekonominë e vendit. Me zbulimin e naftës Kuçova u vendos në të gjitha hartat e për më tepër edhe në hartat ushtarake. Më pas Kuçova si thashë, ishte zona që prodhonte më shumë naftë dhe mbajti për disa vjet, peshën kryesore në ekonominë shqiptare. Në vitin 1957 u zbulua vendburimi i Marinzës ku edhe ishte zona që prodhoi më shumë naftë. Më vonë u zbuluan, me radhë vendburimet e naftës në shtresat karbonatike si në Visokë, Ballsh, Gorrisht, Kocul etj. të cilat shtuan së tepërmi sasinë e prodhimit të naftës që si thashë më lart arriti në 2,4 milion tonë në vitin 1974. Vitet e fundit është zbuluar naftë në Mbreshtan të Beratit që me sa kam dëgjuar, parashikimet janë për një zonë të fuqishme nafte.

– Duke parë atë që është bërë shekullin e fundit, a ka nëntoka shqiptare më naftë?
– Ndër atë pjesë të popullit tonë që nuk e njeh naftën ka qarkulluar një thashethemnajë, se është një lum nafte nga Rumania deri në Itali dhe që kalon mes për mes Shqipërisë. Kjo është një padije profesionale tek ata që nuk kanë njohuri për kushtet e formimit dhe të grumbullimit të naftës. Por po të mendohet se përse është folur ky thashethem mund të përfundosh në mendimin se ai e ka patur një burim nga ka lindur. Me këtë ajo pjesë e popullit që e ka përdorur, kanë shprehur atë që në Shqipëri ka shumë naftë aq sa ata e quajnë “lum nafte”. Vendi ynë ka naftë shumë jo vetëm në ato zona të pazbuluara që parashikohen naftëmbajtëse, por edhe në zonat që tashmë janë të zbuluara. Le të marrim p.sh. zonën më të vjetër atë të Kuçovës. Së shpejti në Kuçovë do të festohet 100-vjetori i zbulimit të këtij vendburimi. Pra ka 100 vjet që nga ky vendburim nxirret naftë. Megjithatë, deri më sot nuk është arritur të nxirret as gjysma e rezervave teknike të shfrytëzueshme e aq më pak akoma nga sasia e rezervave gjeologjike të llogaritura në të. Pra edhe në këtë vendburim 100 vjeçar të shfrytëzuar ka ende sasira të mëdha nafte. Më pas harta e vendburimeve të Shqipërisë u zgjerua shumë deri në Jug të vendit, në Krane, Finiq, Delvinë, etj. Po ashtu vendburimet e gazit të zbuluara në zonën pranadriatike u bënë pjesë e të gjithë vendburimeve naftëgazmbajtëse të vendit tonë. Studimet gjeologjike kanë treguar se edhe në zona të tjera, deri edhe në detet Adriatik e Jon, Shqipëria është një hambar nafte e gazi. Tani shtroj një pyetje. Përse Greqia pretendon, pa të drejtë, të marrë zonën detare në detin Jon, që ia dha Sali Berisha dhe Lulzim Basha kur ishin në qeveri? Mos ndoshta ka pak det Greqia që faktikisht është e rrethuar nga dete në tre të katërtat e kufirit të saj? Jo, ajo nuk ka hall për sipërfaqe detare se ka me bollëk, por ajo zonë parashikohet mjaft naftëmbajtëse. Përfundimisht, duke iu përgjigjur shkurt pyetjes suaj, nëntoka shqiptare jo vetëm që është me naftë por me shumë naftë.
-Vitet e fundit kemi parë që pasuria shqiptare, që ndryshe quhet Ari i Zi, i është dhënë me koncesion të huajve. Cili është mendimi juaj me atë që është bërë me industrinë e naftës këto 27 vitet e fundit?
– Pasuria e vendit tonë ka filluar të jepet me koncesion qysh në kohën e të vetëshpallurit Mbret i Shqiptarëve, Ahmet Zogu. Një dukuri e tillë u përsërit edhe mbas vitit 1990, kur në vendin tonë ndryshoi sistemi politiko-ekonomik. Është e mira që shteti ynë ta kishte naftën, në dorën e vet. Kjo sigurisht do investime, por nafta i përligj shpenzimet, jo vetëm një herë por disa herë më shumë. Mbas vitin 1990, si në asnjë vend të lindjes ku ndryshuan sistemet, u bënë shkatërrime të mëdha me justifikimin se janë komuniste dhe do ngrihen nga e para. U shkatërruan pothuajse të gjitha degët kryesore të ekonomisë, nafta, kromi, bakri, etj., u mbyllën fabrikat dhe uzinat, u shkatërrua bujqësia, industria e lehtë dhe ushqimore të cilat prodhuan papunësi me shumicë. U bënë me qëllim apo nga padija këto shkatërrime, nuk është vendi në këtë intervistë, por ato çuan ekonominë tonë drejt humnerës. Në këto kushte kompanitë e huaja të naftës afruan ndihmën e tyre, por duke patur të drejtën e koncesioneve që duhet t’u jepte dhe u dha qeveria. Gabimi i madh për mua nuk është se u dhanë koncesione të huajve, por kushtet për të cilat u dhanë këto koncesione ishin krejtësisht jo të plota dhe të padrejta, me humbje të mëdha për vendin dhe me fitime më shumë seç parashikoheshin jo vetëm nga kompanitë që i morën, por edhe për xhepat e personave që hartuan dhe firmosën kontratat. Kështu nafta jonë shkoi e po shkon tek kompanitë e huaja. Po jap pak shifra për të kuptuar se sa na vjedhin kompanitë e huaja.
Në vitin 2014, kur kompania jonë “Albpetrol”, prodhonte rreth 300.000 tonë naftë (shifër kjo që nuk këmbëngul për saktësi), kompanitë e huaja i morën nëntokës tonë:
“Bankers Petroleum”…………………..1.211.837 tonë naftë.
“Stream Oil and Gaz”……………………..81.227 – // –
“Transoil Group”………………………….24.618 – // –
“Phoenix”……………………………….….5.072 – // –
“Sherwood”……………………………….…188 – // –
Gjithsej: ………………………………………….. 1.322.942 – // –
Besoj se për cilindo është e qartë se sa naftë ka vendi ynë, sa marrim për vete dhe sa na grabisin të huajt. Jo vetëm kaq, por shpesh të huajt e fshehin sasinë e prodhimit të naftës dhe rrjedhimisht edhe detyrimin që kanë ndaj vendit tonë. E gjitha kjo vjen se:
1 – Ata që përgatisin kontratat ose nuk janë të gjithë specialistë të mirëfilltë të naftës ose sillen si të tillë.
2 – Kontratat nuk përpilohen me hollësi për të gjitha etapat e punës të kompanisë që merr koncesionin.
3 – Projektet e puseve të shpimit lënë shumë për të dëshiruar.
4 – Metodat e shfrytëzimit të vendburimit nuk parashikohen të tilla që të ruhet jetëgjatësia e vendburimit
5 – Kontrolli i zbatimit të projekteve të shpimit apo të shfrytëzimit nuk bëhen si duhet, duke u lejuar kështu kompanive të huaja që të kenë “dorë të lirë”. Ndodh pastaj ajo që ndodhi në Marinëz, ku shpërthyen ardhjet nëpër shtëpitë e fshatarëve, apo në Zharrëz ku shtëpitë morën plasaritje dhe që u justifikuan me gënjeshtra.


Urime z Vlashi mire e mbyll intervisten por dikur naften e kish Ali baba me 40 hajdut,sot e kane Nano Berisha.likia e Rama qe kane 140 hajdute
Ke të drejtë Vlashi; ti dhe gjithë ç’shkruajnë për naftën! Është pasuria më e rëndësishme por që grupimet tona qeverisëse të rradhës gjatë viteve të pas ’94-s, e kanë “bërë dalje” ju a kanë falur të huajve, dhe mesa duket, as që kanē ndërmend ta përdorin për mirëqenien e popullit. Ministrisë së Energjitikës, edhe ashtu e ngarkuar me problemet e mëdha të energjisë elektrike, i u shtua edhe infrastruktura, problem i madh i veçantë. Nafta dhe pasuritë minerale, , nuk u përmendën fare! Shtyllat e skonomisë sot mbetën bujqësia dhe turizmi. Këto konsiderohem shtyllat e zhvillimi dhe mirëqenies edhe për këto 4 vjet!
Sa per debat . Qeveris e dale pas 44s , eshte e vetmja qe pasurine kombetare e cilesonte prone te shtetit e rrjedhimishte te popullit shqiptar . Nuk me intereson debati , jo lufta e klasave , jo denimet , etj . Argumenti eshte krejt tjeter . Me parate e pasurise mbi dhe nentoksore , u mundesua investimi i qindra fabrikave , kombinateve, hidrocentraleve , si dhe rrjetit arsimor , spitalor , e sportiv . Pa permendur ketu mbrojtjen , zhvillimin urban , infrastrukturen rrugore e hekurudhore . Mbase ndonje “ideolog ” , nga ata te shqupit , do kerkoje te me provoje te kunderten . S’kam kundershtim . Mirpo faktet Jane kokeforte . Te me thote sa energji prodhon Shqiperia sot . Sa perqind e saj shkon te konsumatori vetem nga hidrocentralet e ” Enverit ” . Te me thote sa mt hekurudhe Jane bere nga dita qe Shqiperine e moren pardesyte e bardha ? Te me mbushi mendjen sa eshte rritur prodhimi bujqesor ne krahasim me periudhen e para 89s . Debati qe ngre nuk ka lidhje fare me ideologjite . Problemin e ngre kryesisht ne rrafshin e interesit kombetar . E vertete qe shteti shqiptar u veteizolua . Po eshte aq e vertete qe nuk shiti nje mt toke – det . Eshte e vertete qe viktimat e komunizmit ishin ne numer relativisht te larte per periudhen . Por numri i viktimave te keq qeverisjes , e keq politikes , eshte shume me i larte . Te me shpjegoje kush , sa eshte nr i viktimave te rruges ? Sa eshte nr i vrasjeve , nr i krimit te organizuar , nr i krimit ne familje , nr i viktimave te overdozes , nr i viktimave qe humben maleve te greqise , e deteve te Italise . Eshte rritur konsumi . Po , e vertete . Por qe eshte ulur cilesia e ajrit – ujit . Sa eshte nr i jeteve te humbura nga semundjet qe Kane shkaktar koncentrimin e gazrave ne atmosfere ? Po tumoret e shfaqur shpesh kohet e fundit , qe Kane si burim ushqyerjen me produkte lartesishte te rrezikshme . Pa lene menjane ndotjen e ujit te detit . Ku specialistet japin alarmin e prezences sr bakterieve te rrezikshem . Dhe e fundit desha te ndalem te kodi i punes . Sot sigurisht qe rrogat Jane me te larta . Kjo fale edhe emetive te monedhes vendase . Qe ne 2,5 dekadat e fundit i Kane shtuar lekut ndonje zero (0) me shume . Por çfare ndodh . Shqiptarit i duhet te punoje me shume se punetoret e vendeve fqinje . Jemi nga te paktet vende ku nuk ka nje rroge te 13 , madhe edhe te 14te siç e Kane disa vende . Informaliteti ne marrjen me rregulla ne Pune eshte ne shifra te frikshme . Dy krahasime kuptimplote . Deri ne 90 , ndoshta edhe dhe Pak me vone , burrat dilnin ne pension ne moshen 60te vjeç . Ndersa grate 55se. Sot nje punetori/e, i duhet te punoje 5-7 vite me shume . A eshte ky tregues qe popullsia nuk ka me shtimin natyral ? A jemi ne fazen ku kompanite e huaja Po rrisin fitimet marramendese fale pasurise materiale e humane qe gjejne ketu ? Vij tek mendimi i ekspertit te naftes . Qe Shqiperia shitet lire . Dhe per me teper menaxhohet keq . Perderisa pasuria mbi dhe nentoksore eshte kombetare , pse nuk perfiton i gjithe populli ? Qe faktikisht eshte pronar i ketyre materieve . Po u jepet nje rroge mjerane , shpesh edhe me vonesa . Ndersa kontraktoret behej milionere ne Pak kohe . Gje qe ne vendet e tyre do tu dukeshin enderra te pa realizuara . Ja pse kam bindjen qe qeveria e 44-90 , me gjithe defektet e saj , mbetet qeveria me kombetare ne ruajtjen e pasurise se perbashket .
shqip! Jeni shume i sakte dhe korekt ne opinionin tuaj! Ky realitet ka qene! Asnje argument nuk e hedh dot poshte kete! Jetojme ne kaos te plote, mes ujqish dhe cakejsh, qe kane mprehur dhembet dhe kane terbuar dynjane!
Lexova rastesisht shprehjen e shqipos se “i gjithe populli faktikisht eshte pronar i materieve” 😉 dhe mendja me shkoi menjehere ke EPOKA E GURIT, kur gjithshka ishte pothuajse fare e pa shkelur, e pa trazuar, dhe i takonte si te thuash gjithkujt dhe askujt. Duhet te kete qene epoke shume e lavdishme, apo jo?
Po sot kush eshte pronar i materies, i nderuar shqipo?
Me thuaj te lutem se…
# kush na e shet sot KROMIN dhe BAKRIN?
# kush na e shet sot NAFTEN?
# kush na e shet sot UJIN E BURIMEVE?
# kush na e shet sot DETIN?
# kush na e shet sot REREN E PLAZHIT ?
# kush na e shet sot DIELLIN ?
# dhe se kush ka menduar mos na shese dhe AJRIN qe thithim?
Nuk e di? Vertet jo?
E po mire atehere, me bej nje nder dhe m’i dergo te fala “balove te tendës” (tenderat) dhe “larove të pendës”.
PS: Nese do te dish se kush eshte vertet pronar i materies, shko e bej nje xhiro andej nga kodrat e Kalimashit. Gojet e LKiga thone se cdo dite transportohen me qindra tone bokside te hekur-nikelit dhe po transportohen te paperpunuara per ne Kosove. Kaq te mjafton besoj.
Robert ! Pergjigjen e ketyre pyetjeve qe ju shtroni , mund ta merrni tek shtepia ” muze” e G. Pashkos . Aty Ku “200” petritat ( mafiozet , ndane haraçin e luftes . E di more Robert e di se ku shkojne bioksidet dhe karburet . Sigurisht jo ne xhepin tend apo timin. , e as ne ate te 4 milion shqiptareve . Prandaj e perforcoj bindjen , qe qeveria e 44-90s , per aq sa i shftytezoi , i ktheu ne investime per sektore te tjere . Besoj se ata te tendes Kane ca njohje te thella per keto probleme . Pershendetje . Dhe mos e harro . ” Terapia shok “. Çeku i bardhe ” . He se desh harrova . Keni akoma nga ato letrat me vlere ( me vrime ) ? Jo per gje , Po ne na nxoren dhe nga shtepite . Si ? Keshtu bene edhe komunistet ? Jo , me J te madhe . Diku i strehuan . Ndersa keta sot i nxoren me polici permbarimi . Keshtu ja Kane vene emrin . Vetem se ka diçka . Ai ” pronari mori shtepine , pronen e tij . Po mori edhe apartanentin e Enverit . Kontribuam edhe ne me Pune vullnetare . Nejse . Ja ngushellohemi me faktin qe do paguajme me breza demshperblimin e te perndjekurve . Edhe kjo eshte nje gjetje brilante . Te paguaje babai, djali , nipi qe Po behet prind . Nuk Po zgjatem me se dua ti kursej sharjet , apo edhe thyerjen e pc – cel – tab . Ta gezojme ” Shqiperine 1 € ” . Vodhi kush vodhi , vrau kush vrau , ju te tjeret thahuni ne diell . Ketu i ke pergjigjet Robert çamçakezi .
Gjithashtu pershendetje per repliken qytetare, shqipo. Me shkoqitur dhe me qarte s’ka si behet.
Me lejo te tregoj nje “sekret” te vockel. Sa per dijeni, ne xhepin e Robertit dhe familjes se tij ka nje jete qe s’ka hyre as dhe nje kacidhe e vetme prej kanoces se tejcpuar e ketij shteti rumpalle. Perkundrazi! Me dergesat qe kemi bere gjate gjithe cerekshekullit te fundit kemi kontribuar per majmjen e xhepave te “terapisteve te shokut”.
Sa per ato letrat “me vrime” qe me permende, ato ja kam pare vertet t’i perdredhe neper duar i ndjeri baba diten qe u ktheva per here te pare nga “kavalishenca”. Duhet te kete qene viti 1994 me sa me kujtohet.
Per cfare t’i kane dhene keto letra, per byzët? – e pyesja si me shaka. Nese te kujtohet ishte koha kur edhe gazetat ishin me pakice…
“Psssssst se m’i ka dhuruar shoku Meksi. A e di ti se kush eshte shoku Meksi apo s’e di? Me ofroi qe te vazhdoja punen edhe pse isha ne prag te pensionit, por kur mendoja se do kisha mbi koke vartesit e dikurshem, alternativa e vetme per mua ishte refuzimi. Njeqind here me i qete ketu maje te ballkonit duke bere fresk me keto pacavure, se sa te duroj tangarllekun e te paafteve…
Shume gjera dihen. Shqiperia ishte dhe ka mbetur 1 Euro. Fjalet e teperta jane fukarallek, por pyetja qe me mundon eshte se si do i veje halli kesaj pune? A ka shance inteligjenca te veteorganizohet, apo do vazhdoje te ule koken perpara krimit dhe korrupsionit masiv?
Sa te pasur qe jemi dhe sa te varfer qe jemi e do te jemi.Kjo po duket dita per dite. Ali Bab meket Nafte ka mbajtur 1 milion p[untore pasi ndermarrjet dilnin me humbje pore i mbulonte me ket Nafte. Sote nuk ka ase pune dhe ase Nafte.Nafta qe 20 vjet ka shkuar ne drejtim te paditur.!!
E po si te shkoje ne drejtim te paditur krimineli ( e po na rrofshin mediat, se per keto lloj “lajmesh” jane te vetmet), s’ka se si mos te shkojne ne drejtim te paditur edhe nafta, edhe kromi, edhe bakri, edhe pyjet.
Per keto “LAJME” i kemi
PERSERI TI RESULE ME KETA
xhambaze, qe ne 2017-ten, duke jetuar ne amerike, akoma vishet me xhaketen e blere tek rrobat e perdorura, aty tek brryli.
Edhe ky eshte nga ata tipat qe Mehmet Shehu i adhuronte pa mase: “tranguj te rritur ne hije”, kur fliste per te dipllomuarit me korrespondence apo me kurse nate pa shkeputje nga puna, siç eshte rasti i ketij Lashit nga Qelbesira e ashtuquajtura “Kuçove” me pas.
Sipas rrefimit te tij, gjithe sektori i naftes ne enveroxhizem, varej direkt nga puna “24 oreshe e me teper..”, siç deklaron ai vete. Sepse per nje te lindur ne Qelbesire, ditet jane me standarte jashte tokesore, si ato ne Mars apo ne Jupiter.
Po rolin kryesor e vendimtar, ne kerkim zbulimin e naftes, paska harruar qe ishte nje institucion i tere qe merrej me te, ky Valshfiloku, qe vajti ne amerike ti jape mend naftetareve amerikane, e ku pa, ne Filadelfia te Pensilvanise, ku, ne mos gaboj eshte shpuar edhe pusi i pare naftembajtes ne amerike.
Po per burimet e Velipojes, perse nuk flet ky i shkolluari me kerbaç, sepse nuk i paskerka pelqyer teknikumi i naftetareve te Qelbesires. Apo ato i dinte vetem nje grup i ngushte ekspertesh te Institutit te Shpim Kerkimeve, ku u theriten nga vendasit se nafta kish shperthyer ne siperfaqe te tokave ku jetonin.
Une me shume do i jepja kredi atij kolegut tend nga Durresi, Moikomit, se dikur arriti te udhezonte edhe Enver Hoxhen (shih veprat e Enverit), se si, ku e ne çfare sasie mund te gjendej nafte ne Shqiperi. Dhe e bente duke u nisur nga monedhat antike qe kish “zbuuar”, me shenja dalluese te perdorimit te naftes nga shqiptaret e lashte !
Pse nuk e pyete si arrin te mbijetoje ne Filadelfia, ky zagushi i Qelebesires (Kuçoves), pa pune dhe pa te ardhura. Me siguri merr ndihme nga “Salvation Army”, karitasi i famshem amerikan.
Behu me serioze e kendueshmja Resule, se na ben te humbim edhe kohe me langaraqe te tipit vlashfilor !
Novruz Taip Vishanji
Mire mo Novruz qe nuk len vend pa i futur hundet.
Ti vete cfare mund te besh ne jete.Se cfare ke ba as kush nuk te njeh as per ush as per balush.Vetem e vetem per marrina idiotizmit qe shkaperthehesh ne komente qe ne fakt askush nuk i merre per seriozitet ndersa shume si puna yte insistijne me egersi dhe idiotizem per cdo problem kur na fakt kam bindjen se as breket nuk dini ti olidhni,e shume here iu keputet ushkuri kaq large jeni me kohen.
I nderuari Vlashi Fili specialist i fuqishem me kesperience vec te tjerave teper precize tregon edhe si vardisen te huajt ne grryerjen e perfitimeve nga nafta duke i vendosr ne rradhe (1 deri ne 5).
Falenderoj z.Vlash edhe per kete interviste qe na ban te dijme sekretet ne lojen e naftes mbi kurrizin tone te vorfen ne perfitim e te pasur ne thellesit e tokes pa mbarim.
MUT HANGES !
Ne art MH (!?), une qe ta dish ti o pukjan i zbritur ne Shkoder, kam mbaruar Universitetin e Tirones, kur ti i jepje dacave te Pukes te pinin uje me luge. E mos u mburr shume se kanaçen e sardelave te peshkut, me te cilen ke hanger (wow – di te shkruaj edhe shkodranshe), e ke quejt luge aso kohe, por me sa shikjoj (perseri shkodranshe), vazhdon me te njejtin avaz.
Edhe qe ne moshe te re nuk jam penduar qe me larguan nga qyteti im i lindjes, Shkodra, dhe me emeruan ne nje zone qe pulave u ipnin per te ngrene vetem guriçka.
Kam punuar me shume se dy dekada ne ato shkrepa, si rrashta jote (shkodranshe), per te civilizuar kokeshkrete si ti.
Pastaj jam arratisur, dhe po ashtu kam dhene kontribut (duke u paguar aq sa ti dhe tere te vdekurit tuaj ju duhen disa dhjete vjeçare ti fitoni ato para), ne vende perendimore qe nuk ishin e as jane te miat.
He pra e kuptove se çfare niveli kishe te studjoje diten ne Universitet, dhe jo naten si bukeshkali yt ?
Futja edhe nje cope muti gojes tende qe eshte e destinuar vetem per ate lloj karburanti, e pastaj gudulis prapanicen qe te kruhet fort (shkodranshe perseri) me komentet e mia.
Langaraq !
Gjynah more djale, nga shkolla e tepert te kane ik bletet nga kosherja. Po nejse, ngushellohu me faktin qe mund te shkruash e te shash ne disa gjuhe( perfshire dhe malokshen).
R.I.P. truri plako!!!!
Respektoj mundin djersen dhe kontributin e Vlashit ,gjithashtu mirkuptoj theksin e vene per marrje te pergjegjesive qe nuk i takonin nje inxhinieri ,(detyra qe vendoseshin nga komisariati i naftes pern komisaret ne puset e shpimit te v.b Cakran ,detyre te cilen ja ngarkuan edhe Vlashit ,per te cilen edhe u denua,mendoj se me gjykimin e sotem ky eshte njen absurd ,por atehere kjo ishte koha ,inxhinieret ,dhe jo vetem te shpimit ,ishin njekohesisht edhe kuadro te partise dhe zgjidheshin me te miret per perballimin me sukses te detyrave ne rastin konkret Vlashit i takoi pusi Ca 37 ,me kete fraze Vlashi nenkupton edhe ate qe komentuesit me siper kerkojne t’a permende ,por ne se nuk i njeh ndodhite ben edhe pyetje te cilat e kane nje pergjigjie ne interviste .) Doja te sqaroja se gjat intervistes ka dy lapsuse te cilat edhe Vlashi edhe botuesi nepermjet intervistuesit duhet te keregjohen E para Vendburimi i Kuçoves nuk ka 100 vjet qe eshte zbuluar ,pusi i pare i prodhimit ne kuçove eshte vene ne shfrytezim ne vitin 1928 pra i bie qe Kuçova ose ne emrin e origjines se vendosur nga AIPA Vendburimi DEVOLLI eshte 90 vjeçare ,Per sqarim shtoj duke theksuarse eshte tjeter kund ku nafta eshte zbuluar 100 vite me pare ,ajo eshte zbuluar ne Drashovice te Vlores ,dhe 100 vjetori qe pritet te festohet ka lidhje me kete zbulim . Dhe e dyta … Konçensionet e zonave per kerkim nafte e gazi ne Shqiperi nuk kane filluar gjat kohes se mbretit Zog por tentativa jane bere qysh me qeverisjen e Fan Stilian Nolit e me pas deri sa Zogu mori fuqine duke dhene kontratat e nisura me pare nga qeveria e Nolit me ato qe njihen Anglezet ,Italianet ,Francezet e deri me Amerikanet
Respektoj mundin djersen dhe kontributin e Vlashit ,gjithashtu mirkuptoj theksin e vene per marrje te pergjegjesive qe nuk i takonin nje inxhinieri ,(detyra qe vendoseshin nga komisariati i naftes per komisaret ne puset e shpimit te v.b Cakran ,detyre te cilen ja ngarkuan edhe Vlashit ,per te cilen edhe u denua,mendoj se me gjykimin e sotem ky eshte nje absurd ,por atehere kjo ishte koha ,inxhinieret ,dhe jo vetem te shpimit ,ishin njekohesisht edhe kuadro te partise dhe zgjidheshin me te miret per perballimin me sukses te detyrave ne rastin konkret Vlashit i takoi pusi Ca 37 ,me kete fraze Vlashi nenkupton edhe ate qe komentuesit me siper kerkojne t’a permende ,por ne se nuk i njeh ndodhite ben edhe pyetje te cilat e kane nje pergjigjie ne interviste .) Doja te sqaroja se gjat intervistes ka dy lapsuse te cilat edhe Vlashi edhe botuesi nepermjet intervistuesit duhet te keregjohen E para Vendburimi i Kuçoves nuk ka 100 vjet qe eshte zbuluar ,pusi i pare i prodhimit ne kuçove eshte vene ne shfrytezim ne vitin 1928 pra i bie qe Kuçova ose ne emrin e origjines se vendosur nga AIPA Vendburimi DEVOLLI eshte 90 vjeçare ,Per sqarim shtoj duke theksuarse eshte tjeter kund ku nafta eshte zbuluar 100 vite me pare ,ajo eshte zbuluar ne Drashovice te Vlores ,dhe 100 vjetori qe pritet te festohet ka lidhje me kete zbulim . Dhe e dyta … Konçensionet e zonave per kerkim nafte e gazi ne Shqiperi nuk kane filluar gjat kohes se mbretit Zog por tentativa jane bere qysh me qeverisjen e Fan Stilian Nolit e me pas deri sa Zogu mori fuqine duke dhene kontratat e nisura me pare nga qeveria e Nolit me ato qe njihen Anglezet ,Italianet ,Francezet e deri me Amerikanet
BAR DO TE HAME,
PARTINE NUK E TRADHETOJME
RROFTE POPULLI SHQIPETAR, TRIM DHE HEROIK.
Komunizmi ishte Vdekja e Naftes.
Hiqen sikur dicka benin dhe kudo nuk kishte as Nafte as Benzine,edhe pse Makinat ishin thuajse Zero te krahasohen me sot.Partia e xhaxhi Enverit fuste hunden kudo.Ishin aq te suksesshem saqe as Kaminetot nuk furnizonin dot me vajguri.Ekonomia dhe Teknologjia e atyre viteve ishte e viteve 1920 se nuk e bleme po na e falnin shoket e xhaxhi Enverit,mbetjet qe nuk i perdornin ata na i sillnin neve.Prodhime bajate pa cilesi dhe pa klas,keto prodhonte Ekonomia e xhaxhi Enverit.Kapitali rrit Burimin njerezor dhe Kerkimin e Inovacionin,po nuk hape qesen nuk gjen dot gje nentoke,me tas me pilaf dhe fasule gjeten disa gropa qe u thane.Aq dinin aq bene,po mos te kujtojne se kishin menyren me te mire as te Qeverisjes as te Naftekerkimit.Arabet me deve dhe bajga u bene miliardere se futen te huajt ne kerkime,po te prisnin sistemin Komunist do ishin zhdukur dhe nafta nuk do gjendej kurre.Bota zhvillohet me leke,jo me flete lavderimet e xhaxhi Enverit qe jepte.
Eshte interesant truri i njeriut, ai vepron ne menyre te cuditshe. Njeriu kur ben nje krim e kujton ate gjate gjithe jetes, vete edhe te vendi i krimit por te tjereve nuk ja u permend edhe kur vet ai si autor i krimit eshte i njohur.
“Partia vendosi tu beje nje dhurate ju banoreve te keti fshati, ujesjellsin e ri qe vete do ta ndertoni”.
Shqipe ke te drejt
Pjesa me e sakte e kesaj interviste,ishte shkrimi qe kish bere zoti Fili,ne tabelen e gazetes murit ne klasen e tij e qe ja kishin pelqyer,gjithe Kucovasit.Po te kishe ndjekur ate rruge,edhe mund tja shikoje hajrin.Per punen ne profesionin qe te detyruan,te marresh,na flet si nje romancier,qe ka jetuar prane naftetareve,duke i zbukuruar fjalite,a thua se pret te ta aprovojne ne kete moshe,rrugen letrare,qe na paske enderuar.Inxhinjeret,ne pergjithesi,kane pak fjale,kusurin ta shprehin me punen qe bejne.Ndersa ju me gjithe keta fjale,na len te kuptojme,se shprhni jo punen tuaj,por te te tjereve.Ju paska gjetur Entela,me qiri,apo i keni dale perpara,gjoja si rastesisht?
I veteshpalluri mbret Zog,por qe te rrasen ne burg komunistet qe te shkolluan kete nuk e permend?
Novruz Taip Vishanji .
Ja pra.Pergjigje e komentit tand,komentit tim per ty, perforcon bindshem komenti im i pare per ty se kush je.
Gjithmon njerezve kur nuk i pjell truni i futen banaliteteve dhe fyrjeve bajate qe e prezantojn veten lakuriq ashtu sic jane ne te vertete.
Tashti asht jo normale ti pergjigjen banaliteteve te tua.Keshtu ma imponon te te pergjigjem jasht deshires teme per ty i madhnueshmi Tahypi. MUT HANGES ! e ti lyeft turinjet.Jo qe te lyera i ke ne cdo koment e ne vecanti kur i kundervihesh te tjerve.
Intevista nga jeta dhe deshmi te punes sone jane interesante por ato duhet te jene te verteta dhe Autorja duhet ti verifikonte!
Vlash Fili ka punuar ne institutin teknologjik ne Patos per shpimet e puseve. Instituti i Naftes, per kerkimet gjeologjike dhe vendburimet ndodhej ne Fier. Vlashi nuk kishte asnje lidhje me kerkimet Gjeologjike, veçse biseda klubesh dhe naftetaresh !
Pra çdo konklusion qe jeper per vendburimet eshte e perafert bile dhe disa here jane te gabuara !
Por me e rendesishmje, qe Autorja nuk flet fare, eshte se Vlashi u denua per shperthimin e Pusit te Cakranit C47, ky pus shkaktoji humbje te konsiserueshme ne vendburimin e Cakranit.
Fontana e hapur ne Cakran ndejti gati nje vit, derisa me ne fund u shemb dhe u mbyll vete, nga forcat natyrore sepse metodat e perdorura ishin jo efikase. Vlashi ndodhej ne pus sepse ishte caktuar te zevendesonte inxhinjerin e shpimit qe e kishin derguar ne zbor !
Ai ishte pergjegjesi kryesor per shpershimin e pusit. Pa hyre ne hollesira teknike pusi shpersheu sepse rregulla elementare te punes dhe llogjika teknike nuk u zbatuan.
Inxhinjere te asaj kohe si Zeqo Harruni, Vasil Pipa dhe inxhinjere te tjere te suksesshem ne punen e tyre ne te njejten Zone, do te ‘hidhen perpjete’ kur te lexojne kete artikull qe nuk flet fare per shpershimin e pusit C47 shkaktuar nga Vlash Fili.
Per kete Vlashi ka bere disa vite burg dhe ka paguar shuma te medha ne leke per ate kohe.
Denimi ishte shume i rende, por ne ate kohe ashtu veprohej !
Nje gje eshte e pa kundershtuashme, kete e tregoji qarte shperthimi ne Cakran dhe avari te tjera te renda, qe inxhinjeret e instituteve ishin zgjedhur me partishmeri e biografi dhe nuk ishin aspak me te afte se ata qe shponin direkt puset. Po te mos kishte ikur ne zbor inxhinjeri i pusit ne C47 ai nuk do te kishte shperthyer : Kete nuk e thote dot Vlashi por nuk e permend fare as edhe autorja e shkrimit.