Nga Shaqir Vukaj
Madhështia e Luftës Nacional Çlirimtare, krahas tjerave, qëndron në faktin se për herë të parë, mbas Skënderbeut, shqiptarët, nën thirrjen madhore patriotike, “Pa dallim feje, krahine e ideje” u bashkuan, nga Jugu në Veri dhe luftuan në mënyrë të organizuar, me një udhëheqje, Shtabin e Përgjithshëm të Luftës Nacional Çlirimtare, por që shërbeu njëkohësisht për edukimin e rinisë, për emancipimin e femrës shqiptare, për lidhje e forcimin e marrëdhënieve midis shqiptarëve etj.
Nga ana tjetër, madhështia e saj qëndron në faktin se ajo na bashkoi me Frontin e madh Antifashist që udhëhiqej nga Britania e Madhe, Bashkimin Sovjetik dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Ishte ajo luftë e bashkimi me koalicionin antifashist që e shpëtoi Shqipërinë nga copëtimi i mëtejshëm që kishin përgatitur armiqtë tanë…
Nuk duhet harruar se ishte pikërisht ajo luftë dhe kontributi i popullit tonë që u imponoi Fuqive të Mëdha të asaj kohe, të njohin faktorin shqiptar dhe kontributin e tij. Vërtetë ne ishin popull i vogël, as 1 milion banorë, por me një ushtri prej 70 mijë partizanësh siç ishte Ushtria Nacional Çlirimtare në nëntor të v.1944, me 28 mijë të rënë në atë luftë, kontributi ynë në raport me popullsinë ishte si i pak vendeve e popujve të Europës.
Vërtet në takimet e Tre të Mëdhenjve, në Teheran, Jaltë e Podzdam, Shqipëria nuk u zu me gojë, por kur u bë bilanci i asaj Lufte të Përgjakshme Botërore, ata e panë se kishin gabuar me Shqipërinë dhe ndryshuan qëndrimin ndaj nesh…
Ishte ajo Luftë e jashtëzakonshme e popullit që na bëri të shkojmë kryelartë e me dinjitet në Paris, në Konferencës e Paqes, në verën e v.1946, aty ku bëhej gjyqi i madh i historisë, jo të jepnim llogari, jo të lypnim lëmoshë, por të kërkonim atë që na takonte dhe që e kishim fituar me luftë, me gjakun e bijve tanë.
Si nderohen antifashistët në Europë
Kudo në botë përkujtohet fitorja mbi nazi fashizmin, madje në raste përvjetorësh me madhështi e festime të jashtëzakonshme. Kudo respektohen veteranët, ata që bënë luftën, pa folur për nderimin e respektin e jashtëzakonshëm për ata që dhanë jetën.
Në ShBA dhe Britani të Madhe data 11 nëntor është shpallur zyrtarisht si Dita e Kujtesës për të rënët për Atdhe, e njohur ose si dita e Lulëkuqeve dhe dita e veteranëve, ku miliona njerëz, bëjnë homazhe në varreza, para përmendoreve, monumenteve, busteve etj. Po kështu në shumë vende të botës, janë përcaktuar data zyrtare si Ditë Kujtese për të rënët dhe veteranët.
Për çdo komb të qytetëruar, dëshmorët janë lavdia e krenaria e tyre, ndër vlerat më të çmuara që nderohen nga të gjithë, pavarësisht nga bindjet ideologjike. Në librat e historisë, enciklopedi e botime të ndryshme, atyre u kushtohet vend i veçantë. Megjithëse po bëhen 75 vjet nga përfundimi i saj, vazhdojnë të shkruhen libra, monografi, të botohen dokumente, të xhirohen filma etj për ta. Kudo neper sheshet e kryeqyteteve e qyteteve të Europës, e më gjerë, sheh monumente, buste e pllakate në kujtim të tyre. Sheshe, rrugë, shkolla e institucione që mbajnë emrat e tyre.
Në shumicën e vendeve demokratike europiane ka institucione shtetërore, institute, qendra studimore, organizate shoqërore etj. që merren me problemet e të rënëve për atdhe. Kudo neper këto vende kanë hartuar libra nderi apo të artë, siç i quajnë disa studiues, me listat e plota e të dhënat kryesore për dëshmorët e tyre… Dhe jo vetëm për të rënët, por për të gjithë ata që morën pjesë në luftë e dhanë kontributin e tyre, luftuan me pushkë apo me mënyra tjera për lirinë e vendit të tyre.
Në Bolonjë, në muret e bibliotekës së qytetit shkruhet: Emilia Romano 3 milionë banorë, luftuan 14425 partizanë, u vranë 2059 vetë , u plagosën 954 vetë, u arrestuan 6543 vetë, u pushkatuan 2350 vetë, vdiqën në kampet e përqendrimit 829 vetë. Fshati Lidice, afër Pragës, i djegur nga gjermanët si Borova jonë, ku u vranë të gjithë 172 meshkujt, fëmijë e pleq, është kthyer në vend pelegrinazhi për miliona njerëz. Neper qytete e fshatra në Gjermani sheh memorialë e pllaka përkujtimore pa fund, kushtuar ushtarëve aleatë të vrarë aty, madje kudo rrethuar me lule. Në Paris një stacion metroje mban emrin Gi Moke, të një djali 20 vjeçar, i cili para pushkatimit shkroi një letër, njëlloj si ai i riu shqiptar, që një natë para pushkatimit në kampin famëkeq të Prishtinës, shkruante:
“Vritet nga gjermanët Nuri Bushati nga Shkodra. 17 vjeç. Lulëzofsh Atdheu im”.
Paradoksi shqiptar
Dhe kur u bë President i Francës, Sarkozi, rekomandoi që letra e Gi Mokesë t’u lexohej nxënësve në të gjitha shkollat franceze. E pra Sarkozi ishte i djathtë, e djaloshi francez komunist. Ndërsa tek ne, njëri nga presidentët pati dekoruar atë që arrestoi dhe çoi para togës pushkatimit Nuri Bushatin, madje para do kohësh, Këshilli Bashkiak i Shkodrës i dha titullin Qytetar Nderi …
Por Europa demokratike, sa e angazhuar është për të nderuar e respektuar ata që luftuan kundër pushtuesve nazi fashistë e për ata që dhanë jetën në luftë, aq e egër dhe e pamëshirshme ka qenë dhe është kundër kolaboracionistëve e atyre që bashkëpunuan me pushtuesit. Ende pa mbaruar lufta, disa qeveri në emigracion të vendeve të pushtuara, përgatitën bazën ligjore për dënimin e tyre, pa folë për grupet e rezistencës që kishin përgatitur listat përkatëse me emrat e tyre.
Dhe mbi këtë bazë shumica dërmuese e tyre, morën dënimin e merituar. Sipas të dhënave zyrtare, në këto vende, në periudhën 1945-1955, janë zhvilluar qindra mijëra procese gjyqësore. Në Francë janë zhvilluar 170 mijë procese gjyqësore, ku janë dënuar 120 mijë vetë, nga të cilët 4785 me vdekje, pa përmende 4500 të tjerë të ekzekutuar me gjyqe të shpejtuara nga partizanët francezë. Shifrat franceze flasin për mbi 20 mijë kolaboracionistë të ekzekutuar me gjyqe të rregullta, gjyqe të shpejtuara apo pa gjyqe. Si kolaboracionistë, u dënuan heroi i Luftës Parë Botërore, mareshali Peten dhe kryeministri Pjer Laval.
Në Holandë janë dënuar me vdekje 200 vetë, 5000 vetë me burgim të përjetshëm dhe 600 të tjerë deri në 5 vjet burg. Ndërmjet të dënuarve me vdekje ishte ish kryeministri dhe disa ministra të qeverisë kuislinge.
Në Norvegji, megjithëse një popull me rreth 3.3 milionë banorë, u dënuan 37150 vetë , nga të cilët 60 vetë me vdekje, ndërmjet të cilëve ish kryeministri Kuisling, i cili u ekzekutua në sy të turmave që kërkonin me insistim të shihnin vdekjen e tij. Në Danimarkë u arrestuan 20 mijë vetë, nga të cilët 78 u dënuan me vdekje, 62 me burgim të përjetshëm dhe 3641 me mbi 4 vjet burg. Në Belgjikë u dënuan 31831 vetë, nga të cilët 42 me vdekje, rreth 2 mijë vetë me burgim të përjetshëm, ndërsa 5000 të tjerë me burgim nga 10 deri në 20 vjet. Në Austri janë dënuar 13600 vetë nga të cilët 43 me vdekje. Kështu mund të vazhdohet për të gjitha vendet e Europës, por unë përmenda disa prej atyre që konsiderohen ndër më demokratiket…..
Siç thotë një fjalë e urtë, shifrat janë kokëforta.
Dua të theksoj, dhe kjo është më e rëndësishmja, deri më sot, në asnjë prej këtyre vendeve, kolaboracionistët nuk janë rehabilituar. Për këta vende dhe popujt e tyre, ata kanë qenë dhe mbeten tradhtarë të Atdheut dhe askush nuk merret me ta, si rruga më e mirë e më e drejtë për ti zhytur në errësirën e harresës… Dua të kujtoj se në kohën e sotme, në shumicën e vendeve të botës, kolaboracionizmi cilësohet si tradhti kombëtare.
Rehabilitimi i kolaboracionistëve dhe shpikësit e “luftës civile”
Shqipëria është i vetmi vend në Europë ku sulmohet Lufta Nacional Çlirimtare, ku sulmohen partizanët, ata që çliruan Shqipërinë, mallkohen të rënët për atdhe… ku himnizohen, heroizohen e dekorohen tradhtarët, kolaboracionistët e bashkëpunëtorët e pushtuesve nazi fashistë, madje u ngrihen monumente e buste. Nuk gjen vend në Europë si Shqipëria, ku historia falsifikohet haptazi, në dritë të diellit. E mbani mend si u ndryshua data e çlirimit të Shqipërisë brenda pak minutash nga Kuvendi Popullor në v.1992, veprim i pa dëgjuar në asnjë vend të botës, që parlamenti të caktojë ditën e çlirimit.
Një ndër shpikjet e falsifikatorëve e armiqve të Luftës Nacional Çlirimtare ishte e ashtuquajtura Luftë Civile në Shqipëri. E për të justifikuar bashkëpunimin me pushtuesit, shpikësit e saj, thonë e shkruajnë se ata, ju kundërvunë Lëvizjes Nacional Çlirimtare sepse donin të luftonin komunizmin. Përralla e broçkulla që nuk i besojnë as vetë ata që i thonë. Antifashizmi dhe antikomunizmi janë dy gjëra krejtësisht të ndryshme. Nuk gjen kund më antikomunist se Çërçilli, por kur erdhi puna për të luftuar fashizmin, ai jo vetëm u bashkua me Stalinin, por u lidh aq fort me të, sa për shumë probleme këshilloheshin bashkë (lexoni kujtimet e tij dhe do të bindeni…).
Në Francë dhe kudo neper Europë luftonin bashkë komunistë, demokratë, republikanë, mbretërorë, socialdemokratë, anarkistë etj. me të vetmin qëllim, të çlironin vendet e tyre. Në Shqipëri, në krye të luftës u rreshtuan komunistët që e udhëhoqën atë deri në fund dhe kjo është meritë e tyre. Por ata mijëra shqiptarë që morën pushkët e dolën malit për liri, nuk i morën për të instaluar atë sistem që do i zhgënjente më vonë, sepse shumica dërmuese e tyre nuk e kishin as idenë se ç’ishte komunizmi. Ata luftuan për të shporrur pushtuesin. Ndërsa Balli e kolaboracionistët e tjerë bashkëpunuan me pushtuesin. Kjo është historia. Tepër e thjeshtë e tepër e qartë.
Sigurisht, që të ashtuquajturën Luftë Civile, këtë sajesë të pinjollëve biologjikë të kolaboracionistëve e bashkëmendimtarëve të tyre ideologjikë, nuk kanë arritur ta vërtetojnë, me gjithë gënjeshtrat e të pavërtetat që thonë e shkruajnë. E kjo, sepse në radhë të parë bien në kundërshtim të plotë me ato që kanë përcaktuar institucionet e specializuara ndërkombëtare, e që përcaktohen qartë në Konventën e Gjenevës, ku thuhet se, në një vend të pushtuar, nuk mund të ketë Luftë Civile, sepse, në se aty luftohet, lufta mund të zhvillohet kundër pushtuesit, pavarësisht zënkave, grindjeve apo përleshjeve me armë që mund të zhvillohen midis fiseve apo grupimeve rivale, që shpesh nxiten e mbështeten nga pushtuesi. Ata kanë përcaktuar 213 luftëra civile të zhvilluara në botë. Por ata nuk përmendin asnjë luftë civile të zhvilluar në vendet e pushtuara nga nazifashistët, për më tepër në Shqipëri. Përkundrazi, në shumë libra historie, enciklopedi e studime të tyre për Luftën e Dytë Botërore në Ballkan e në Shqipëri, luftën tonë e kanë përcaktuar qartë si Luftë Antifashiste Nacional Çlirimtare e Popullit Shqiptar. ..
E vërteta për Ballin Kombëtar
Kudo në Europë pushtuesit kanë gjetur bashkëpunëtorë, por e veçanta shqiptare është se në shërbim të pushtuesve u vunë shumica e atyre që konsideroheshin si elita e Shqipërisë.
Është shkruar e folur shumë për Ballin Kombëtar e rolin e tij në këtë Luftë. E pinjollët e ballistëve vazhdojnë të shkruajnë edhe sot për gjoja luftën që paska bërë Balli.
Do sjell dy shembuj, se çfarë kanë shkruar ministrat e fashizmit Ernest Koliqi e Kol Bib Mirakaj për Ballin Kombëtar.
Ja çfarë i shkruante Ernest Koliqi në letrën e dt18.7.1952 Karl Gurakuqit për ballistët:
“I shpallin botës se jemë qenë fashista. Po kush e ka mohue? Permendin Shefqet Verlacin pse i biri bashkëpunon me ne. Mos të qëndronte me ne, do ta zdhidhshin edhe atë fajesh, si Mustafa Krujën që iu përul Zogut, Hasan Dostin pse u nënshkrua me Ballin. Si njëqind të tjerët që u kërtylën në të mira, në kohën e Italisë dhe sot i bien mohit. Të gjithë kanë veshë devizë fashiste dhe i kanë shërbye rregjimit, sot të shamë, deri në ditën e fundit. Asnjani nuk dha dorëhjekje. Patriotizmi i tyne filloi kur në Stalingrad Hitleri ngeli. Deri atë ditë na u këvyrshin e na durtrokisnin”
Ndërsa Kol Bib Mirkaj, në librin “Vetëvrasja e një kombi” botuar në v.2013 shkruan për luftën e Ballit:
“Po, kanë ba disa aksione sporadike me ndonjë grup ushtarësh talianë të mbetun të izoluem, sidomos mbas mbas 25 korrikut 1943, kur Musolini ishte burgosur, pra kur fashizmi kishte ra edhe në Itali, dhe dalja e Italisë së shpejti nga lufta shifej si fakt i pa evitueshëm. Atëherë po, disa prej tyne kanë guximin ta quejnë veten puritanë, superpatriotë dhe ne të tjerëve tradhtarë, kanë kapë pushkën e së bashku me pixhame e pantofla na dolën ilegalë kundër fashizmit që nuk ekzistonte ma” (fq.61-62)
Ndërsa në letrën drejtuar Abaz Ermenjit, figurë e rëndësishme e Ballit Kombëtar, në gusht 1967, Kol Bib Mirakaj i shkruante:
“Keni kalue në anën tjetër kur Boshtit filloi ti rrjedhë kazani, kur u pa se kazani po shterrej, për me mujtë me e nxjerrë veten si puritanë filluet ta ndani kombin në fashista e kolaboracionista me të huejtë, me okupatorin, tue e cilësue veten si superpatriotë. Na queni ne kolaboracionista me të huejtë, me okupatorin, as e kemi mohue, as nuk kemi ndërmend të fshihemi siç po bajnë disa prej jush, se kishit bekimin e Mithat Frashërit me bashkëpunue me fashista, gjoja me sabotue. Ne nuk e mohojmë bashkëpunimin tonë me Italinë Fashiste, për rrjedhim me Boshtin Romë-Berlin. Por asnjë prej jush mos e mohoni bashkëpunimin tuej. Edhe ju bashkëpunuet me të huejtë, madje jeni mburrë për atë bashkëpunim, pra kolaboracionista kemi qenë të dy palët….
Ju e pranuet gjendjen de facto të imponueme nga rrethanat që u thanë, e pranuet, qysh pa kurrfarë hezitimi bashkëpunuet me neve dhe u batë anëtarë te Partisë Fashiste. Mbajtët nenpunësinë dhe fituet të tjera, të reja, nënpunësi deri në shkallë të ministrave, mandej edhe Ministër i Partisë Fashiste Shqiptare, ashtu si unë”.
Më qartë e më shqip nuk thuhet.
“Tradhtarët patriotë”
Ndërsa për bashkëpunimin me gjermanët, janë pa fund dokumentet që e vërtetojnë më së miri, së pari ato gjermane, por do përmend vetëm një letër të Komandës së Xhandarmërisë Shkodër të dt.6.1.19944, drejtuar Komandës së Përgjithshme ku thuhet:
“Situata politikisht asht e pëlqyeshme, mbasi ngjarjet që zhvilloheshin në qytet janë ndalue. Në këto ditët e fundit, aktiviteti i Partisë Nacional Çlirimtare asht shumë i pakët, mbasi të gjitha organizatat janë largue nga qyteti me ardhjen e regjimentit “Kosova”, që në bashkëpunim me Ballin Kombëtar kanë mujtë me përmirsue situatën”
Për ta mbyllur me këta “Tradhtarë patriotë” siç i quante historiani Litlehojn në librin “Historia e kolaboracionizmit në Europën e pushtuar nga Gjermania”, dua të kujtoj se ç’farë i shkruante nga Shqipëria, Gjenerali anglez Dejvis, Komandës Aleate në v.1943:
“Këta njerëz janë mësuar të bëjnë rolin e kuislingut me turqit, me italianët, me gjermanët, e tani përpiqen të bëjnë këtë rol edhe më ne, prandaj rekomandoj tu bëhet atyre edhe një paralajmërim i fundit, se mbas lufte, do të dalin para gjyqit si kriminel lufte”.
Disa prej nesh, për të ardhur këtu, kaluam neper Bulevardin Dëshmorët e Kombit dhe pamë mrekulli, një shembull e model se si nderohen e respektohen të rënët për Atdhe. Një gjë shumë e bukur, kuptimplote, kombëtare, edukative e patriotike, që bën krenar këdo që i thotë vetes shqiptar. Shpresojmë që kjo të jetë ndjesë e shenjë pendimi për atë veprim të mbrapshtë, kur u tentua të rehabilitohej Mid’hat Frashëri, veprim i pa dëgjuar në asnjë vend të Europës, ku deri më sot, nuk është rehabilituar asnjë kryetar organizate apo partie që ka bashkëpunuar me pushtuesit.
Hijeshimi i Bulevardit në këtë mënyrë, le të jetë një shenjë e mirë dhe nismë pozitive që na jep shpresë ne, si Organizatë e Dëshmorëve të Atdheut, se do të rritet vëmendja e kujdesi për Dëshmorët e Atdheut dhe do të kemi më shumë ndihmë e mbështetje nga qeveria.
E them këtë sepse vërtetë ne shqiptarët e respektojmë vdekjen si pak popuj në botë, por kur vjen puna për ata që kanë dhënë jetën për Shqipërinë, jemi larg respektit e kujdesit që tregojnë popujt e Europës. Mjafton të shkosh në varrezat e dëshmorëve e të shohësh në ç’gjendje janë, të shohësh bustet e monumentet e tyre, gjendjen e mjerueshme të disa familjeve të Dëshmoreve. Vetëm në Shqipëri ndodh të hiqen monumentet e bustet e dëshmorëve, tu hiqen emrat e tyre rrugëve, shkollave, shesheve e institucioneve shtetërore, dhe këto të bëhen zyrtarisht nga pushtetarët.( Është tjetër gjë shkatërrimi që u bë në fillim të viteve 90- nga turma të çoroditura).
Nuk ndodh askund që Dëshmorët të fyhen e të mallkohen si në Shqipëri. Nuk dua të ndyj gojën e të parmendë emra, por ja çfarë shkruan një ish kuadër i para viteve 90-të, dhe Sekretar i Këshillit të Ministrave mbas viteve 90-të, në një libër paçavure:
“Dëshmorët janë faqja e zezë e kombit… dhe në këtë kategori unë do të përfshija edhe Qemal Stafën”. Të njëjtën gjë, përsëriti ditët e fundi një bashkëmendimtar i tij, por në mënyrë më të stërholluar për Qemal Stafën, por që fatkeqësisht është nëpunës i kësaj qeverie.
Qemal Stafa është i paprekshëm, i paarritshëm për idealizmin, patriotizmin, zgjuarsinë, talentin e trimërinë, e që u vra si burrat, me pushkë në dorë, prandaj është e do mbetet simbol i përjetshëm. Të mallkosh Qemalin është njëlloj sikur të mallkosh të gjithë Dëshmorët e Shqipërisë, të të gjitha kohërave.
Por në Shqipëri ndodh edhe më keq. Ka prej atyre gjakprishurve që arrijnë deri aty sa Dëshmorët i quajnë kriminelë, sigurisht që janë pak, me gishta, por fatkeqësia është se gjejnë vend në zyrat e shtetit dhe paguhen nga qeveria me paratë tona, madje për të botuar edhe libra, gjë, që nuk e ka ber asnjë qeveri.
Flasim e shkruajmë për dhjetëra mijëra dëshmorë, por askush nuk mund ta thotë me saktësi sa Dëshmorë kemi, sepse askush, asnjë qeveri, që nga krijimi i Shtetit Shqiptar, nuk është marrë seriozisht me këtë problem. Ka historianë që thonë se nga Lidhja e Prizrenit deri më sot, kemi rreth 50 mijë të vrarë, që mund të quhen pa frikë Dëshmorë të Atdheut.
Kemi mijëra të vrarë për Shqipërinë që nuk i përmendë askush e që duhen nxjerr nga terri i mbuluar padrejtësisht, e mos të shkojnë gjak hupë si thotë populli. Do sjell një shembull të thjeshtë. Në saj të punës tonë si organizatë, kemi gjetur dhe plotësuar dokumentacionin e duhur, për 271 të vrarë në Kryengritjen e Malësisë së Madhe të v.1911 dhe presim që së shpejti të marrin statusin e Dëshmorit. Të tillë kemi me dhjetëra mijëra, në të gjithë Shqipërinë, por kemi në Kosovë, në tokat shqiptare të Maqedonisë, Malit të Zi e Çamërisë. Është detyra e jonë të punojmë, t’i gjejmë e t’u japim vendin që meritojnë, e t’i vendosim në piedestalin e Dëshmorëve të Atdheut.
Sistemimi i të gjitha problemeve që lidhen më Dëshmorët kërkon një institucion shtetëror, të organizuar, me specialistë, historianë e njerëz të përkushtuar. Prandaj po përsëris edhe një herë propozimin që i kemi bërë Qeverisë e Kryeministrit për ngritjen e një institucioni të tillë.
*****
Botuar në DITA. Ndalohet ribotimi i plotë ose i pjesshëm pa lejen me shkrim të redaksisë

Nëntori dhe gjakprishurit
shaqir vukaj na çon në nëntorin e pidhit të sëmës kur tradhëtarët e asaj kohe ishin në krahun e puahtuesit!!
por si shaqiri dhe shumë të tjerë PATRIOTË të mëdhenj nuk flasin për nëntorin e 2 viteve më parë kur ramë e metë ju dhanë gërkëve varreza për gurë sinori dhe nënshtetësi krye gjenaralit gërk për pushtimin e shqipërisë!!
nuk flasin për tradhëtinë e këtij nëntori:
“Për çfarë është rënë dakord në Athinë?
Kryetari i ri i Delegacionit të Parlamentit Europian në Komitetin e Stabilizim-Asociimit Shqipëri-BE, Manolis Kefalogiannis ka dhënë një intervistë për faqen online, European Western Balkans Për Shqipërinë, respekti i plotë i të drejtave sovrane të vendeve fqinj, të drejtat e minoriteteve – si ai i minoritetit kombëtar grek për të drejtën e vetëvendosjes”!
për këtë tradhëti nuk flasin as pasardhësit e “atdhetarëve që bashkpunuan me pushtuesin për të bashkuar shqipërinë”,nuk flasin as kundërshtarët e dobiçit të burgajetit të udhëhequr nga kukulla uniseks e PDësë!!
nuk flet askush!!
në lajmin për intervistën e gërkut kishte disa,minimum,komente dhe asgjë tjetër!!
të kemi rënë kaq poshtë nga zgjuarsia??
të kemi përfunduar në demencë kolektive,në demencë kombëtare??
si duket POOOOOOOOOOOOOOOOOOOOOOOO!!
E VETMIA QË KA MBETUR DHE ËSHTË MËSE E NEVOJSHME ËSHTË
NJË EUTANAZI KOMBËTARE!!
JAPONEZË NUK JEMI TË TË BËJMË SEPUKU për turpin që po na mbulon!!
Shaqir Vukaj
fshi bythën me
“Nëntori dhe gjakprishurit”
gjakndyrët po na bëjnë të njëjtën gjë sot!!
pra në prag të festës së çlirimit po na japin tek gërku!!
LEXONI O FANATIKET E BOLES ANTIKOMBETARE DHE MOS U GAJASNI ME VIKTIMAT E JUAJA O RRUGACE TE NAZIFASHISTEVE
por:
Kerkoni falje per krimet qe keni kryer kunder njerezimit, kunder hebrenjve, kunder shqyptareve, kunder kosovareve dhe kunder te huajve
DHE JO VETEM KAQ:
por:
KU GJEN VEND TJETER NE BOTE QE TI NDEROJE KOLABORACIONISTET SI NE SHQYPNI?
Ja dhe diarhea e INTELEKGOMARIT filloi dhe qe te mbaroje po e pershendes me nje zzzdddeeerrr…zzzdddeeerrrrr..Ush he Derr…..
Po lexojme faktet që japin xhaxhallaret e tu per lidhje e tyre me fashizmin dhe maskaralleqet që kane bere o idioti intelektuale. As ata si beson atehere ti je nje gomar fund e krye kur nuk beson ata rezik nuk beson as te tate që te ka me te tere ose je i ndonje tjeteri. Se raca juaj e felliqur se ka per gje dhe te nderohen me njeri tjeterin.
I nderuar Shaqir Vukaj !
Unë jam nga Jugu, ti nga Veriu , unë jam shumë i dëshpëruar për fatin e vëndit tonë , e kam zemrën të coptuar , por , kur lexoj ty , unë mbushem më optimizëm .
Sa kohë që Veriu ka Shaqir Vukë e Rexhep Qose , s’ka armik të mundë Shqipërinë sado të papritura t’i dalin përpara, s’ka armik të na përçajë .
Të falënderoj Shaqir dhe të përqafoj si vëlla !
Te lumte Z. Shaqir Vuka qe beni shkrime te dokumentuara si kurdohere edhe per luften qe populli yne beri kunder pushtuesve te huaj. Me pelqen shume demaskimi qe i ben autori i shkrimit te disa pseudoshkencetareve te sotem qe fallsifikojne rrjedhjen e ngjarjeve historike. Duhet qe edhe shume te tjere studjues te ndriçojne vazhdimisht ato vite te veshtira lufte .
Pra behet estrade dhe historia,
kur nis e tregon ky Shaq Fasllia,
spiun baba, spiun biri per ibret,
pranaj ka nderru llagapin e vet,
Shaqir Fasllia e ka ne te vertet,
por do te baje te atin e tij lanet,
se e njeh e gjithe Shkodra mbar,
c’spiun sigurimi ka qene ai zuzar.
Po mirë mo po pse rren. Biles që të jesh i qartë Bejto Faslia( Vukaj) ka lanë veç emër të mirë në Shkodër. I biri i tij Shaqir Doçi (Vukaj) që shkruan dhe artikullin veç për burrë i mirë njihet. Po ashtu edhe vëllai i vet Xhemal Bejtja( Vukaj). Në malësi i kanë gjithmonë emër e atësi. Mbiemrin e kanë pasë Vukaj gjithëmonë. E Shaqirit i kanë Shaqir Doçi. Bane vetë lidhjen.
TE ‘LUMTE’ O SHAQO PO SI NUK THE SE TERE KETO KUJT JA THUA E KUJT JA KERKON KUR DHE GOMARET E DINE QE JEPI PA SHTET PA 3 PUSHTETE E ME NJE QEVERRI KUJSLINGE TE DREJTUAR NGA NXENESI I KARAXHIXH SALI MIK I LIKE FLORI ME EMERIN EDVIN SHOK I TERRORISTIT AZEM HAJDAR ARKANI QE QELB VORREZAT E DESHMOREVE….
Perseritje -Ato qe moren persiper te drejtoine Shqiperine e bashkuar ne shtator 1943 – Nentor 1944 duhen nderuar nga neve te gjith kudo qe te jemi.
Koloboracionistet e bashkepunetoret e pushtuesit jane ato qe me 7 prill 1939 e priten Italine me ceremoni. Shpallen Shqiperine te bashkuar ne nje shtet me Italine. Kuroren Mbreterore e derguan tek Mbreti i Italise Emanueli. Bashkuan lekun,doganat, administraten,ushtrine, dhe mbi te gjitha hoqen Ministrine e Jashtme te Shqiperise. U krijua Partia Fashiste Shqiptare , Flamurit shqiptar i vendosen ne dy anet e shqiponjes sepatat e liktorit fashist dhe i shpallen lufte Frances, Anglise e kujdo qe ishte Italia ne lufte. Ketu eshte edhe shpallja e luftes nga parlamenti shqiptar kunder Greqise. Nga kjo kohe greqia kembengul se ju na shpallet lufte !
Ndersa pas kapitullimit italian personat politik shqiptare moren persiper dhe vendosen emrin e jeten e tyre ne sakrifice per rishpalljen e Pavaresise e hudhjen poshte te gjithe vendimeve te periudhes fashiste. Ato vepruan nwe kushtet e luftes boterore ashtu sic kishin vepruar shoket e tyre ne luften e pare kur erdhen Austro-Hungarezet. Por ne luften e dyte kishte dalur ne skene komunizmi i cili ne vend te ndiqte ato qe e shiten shqiperine me 7 prill ndoqi keto qe punuan per shqiperine……..
Tjeter ,e vertete qe u denuan ne Europe bashkepunetoret e pushtuesit , ( Autori jep normalisht shembuj nga europa perendimore ) Ama pasardhesit e tyre ne ato vende nuk u internuan, nuk u burgosen,nuk u sekuestruan. Ato edhe pse pushkatuar babai ose vellai te nesermen dilnin ne pune te tyre,ne dyqan tyre, me pasaporte qe mund te udhetonin.Sepse atje behej lufte kunder armikut ndersa ketu quhet lufte klase ! Cfare eshte 11 nentori qe perkujtohet me ceremoni ne Angli e France. Eshte dita e mbarimit te Luftes se Pare Boterore. Edhe neve kishim pushtues ne Lufte te Pare por nuk kishim koloboracioniste !?? Administrata ishte shqiptare ne lufte te pare ashtu si ne periudhen gjermane ne luften e dyte……kaq se shkon gjate…
Te lumte .Lavdi Deshmoreve Te Atdheut .
SHAQIR TE PASKAN RA TRUT NE QAFE SE NUK PO JU THEMI MA POSHT DIKU KA MESI.SE JE ENVERIST E KEMI MARR VESH QYSH NE 90.MA SHPJEGONI JU LUTEM DATA 6 /1 / 19944 DON EDHE 18 SHEKUJ TE VIJNE O PLAK MATUF.PASH IDALIN SHIKO E MOS LAG PANTALLONAT KUR TE BESH SHURREN.
Gjalle qenke ti idjot i lindur e rritur ne shpellat Veriore ? !
Perse fyen ore idiot !
Shaqiro keto qe thua zotrote jane budalliqe te vjetra, shume te vjetra, i kemi nigju e sternigju, a ke noi budallik te ri me na kallxue.
Te falinderoi z.Sh.Vukaj per argumentet e shkruara ne kete shkrim ne D I T A per lavdin e LNÇL dhe 28 mij deshmorve te saj Por dhe per kundershtaret e luftes Partizane me ne krye Ballin Kombetar dhe kryeballistin M.Frasheri.
-D I T A me gazetaret,analistet e mire te saj ka kohe qe shkruan pozitivisht per kete ngjarje madhore.Por Ballistet-bashkpuntoret e Nazifashizmit nuk rreshtin te shkruajne kunder LNÇL dhe te marrin merita te paqena,te fitojne diçka ne kete vorbull rremujash te tranzicionit te gjate ku behet trim-frikamani i djeshen,anti-komunist-komunisti 100 karat i djeshem,hajduti e vrasesi i djeshem-heroi i sotem i demokracise..etj.
-Lartesimi i LNÇl duhet te vazhdoi mē me argumente deri ne 29 Nentor 2019-diten e 75 vjetirit te çlirimit,ku te derrmohet me me force qellimi i Ballisteve te mbetur me ne krye Agron Tufen i graduar nga Saliu padrejtesisht ne 2010 dhe qe aktualisht e paguan me parat tona-te pesionisteve Qeveria Rama.
-Nga mallakastrioti jo anonim.
Miteve, genjeshtrave dhe propagandes Komuniste te 50-viteve i kane rene breket ne fund te kembeve, duke na treguar ne madheshtine e saj perverse edhe shemtine e saj historike.
Me kot perpiqen ca te rrenxuar nga trute e mosha, qe te vazhdojne tu shesin Shqiptareve sapunin per djathe.
Jane bere qesharake, ashtu si vete falsifikimi i tyre historik te cilin krijuan nen diktature. Megjithate te vazhdojne e te ngushellohen ne vitet e fundit te marrezise qe ju kane mbetur ne kete bote, duke ju rene daulleve te lerosura. shpuara dhe te hedhura ne koshin e plehrave te historise. Jo te gjitha llojet e plehrave jane te riciklueshme.
Zoti SHAQIR VUKAJ jeni atdhetar i vertet dhe burr i rrespektuar , lavdi luftes nacional çlirimtare lavdi dheshmorve te atdheut qe dhan jeten per lirin e vendit kunder nazifashizmit dhe tradhtarve kolaboracionist ballisto zogist dhe lakejt e tyre , rrespekte SHAQIR VUKAJ jeni atdhetar i vertet dhe burr i rrespektuar.
Zoti SHAQIR VUKAJ , jeni atdhetar i vertet dhe burr i rrespektuar , lavdi luftes nacional çlirimtare lavdi dheshmorve te atdheut qe dhan jeten per lirin e vendit kunder nazifashizmit dhe tradhtarve kolaboracionist ballisto zogist dhe lakejt e tyre , rrespekte SHAQIR VUKAJ jeni atdhetar i vertet dhe burr i rrespektuar.
Ky shkrim mè pèrket mua, se mè sjell ndjenja tè thella pozitive. Patriotizèm e besim nè kauzèn e drejtè tè njerèzve tè mirè tè kètijè vendi, ata qè u flijuan e ata qè erdhèn pas me shumè dashuri pèr Shqipèrinè ! Sa mirè èshtè tè dègjosh dhe lexosh njè veteran qè poshtè thinjave tè tijè fshihet njè thesar.
Shoku Shaqir, ti na tregon fabula te E.H me shoke. Per ty dhe nostalgjiket e Dulles tradhetar nuk jane komunistet qe na shkeputen nga Evropa per 50 vite dhe na misheruan me rus e kinez.Por per ty tradhetar jane pinjollet e firmetarve dhe krijueset e shtetit te pavarur shqipetar qe aspiruan nje Shqiperi te bashkuar.
Jo ate te Miladinit, Dushanit, Titos, Stalinit me shoke.
O Shaqir, po a ka me gjakprishur se ata qe iu shiten ne fillim serbeve, pastaj u dhane bythen ruseve, pastaj i lepine bolet Mao Ce Dunit, pastaj, pastaj, kur iu merziten gjithe botes e nuk gjeten me bleres thane neve jemi keshtjella e vetme e socializmit (ne fakt e idiotizmit) ne bote. Keshtuqe ate gjakun e prishur coja sat ome dhe sat shoqeje, more vesh o i tredhur ne tru?
Shume italiane, te cilet pas 8 Shtatorit 1943 ( data e shkeputjes se Italise nga aleanca me Gjermanine naziste, armepushim i njeanshem me koalicionin antifashist sovjeto-anglo-amerikan ) per fatkeqesine e tyre nuk arriten te riatdhesoheshin e ngelen ne Shqiperi, mbas luftes kur jane kthyer ne Itali, kane shkruar kujtimet e tyre. Ne keto shkrime nuk kane qene te kondicionuar as nga ideologjia komuniste ( nuk kane qene komuniste ) dhe as nga privilegjet qe mund tu ofronte pushteti komunist ne Shqiperi, shumica derrmuese e tyre nuk paten asnje lloj lidhjeje me Shqiperine pas 1945-es. Me nje fjale ne kujtimet e tyre ata jane krejt te paanshem, ne lidhje me ngjarjet e periudhes 8 Shtator 1943 – Maj 1945 ( kur u riatdhesuan te gjithe ). E pikerisht ne kujtimet e tyre ata i meshojne faktit se e vetmja force qe luftonte realisht ( me mundesite qe kishte ) okupatorin nazist dhe bashkepuntoret e tyre, ishte grupimi politiko-ushtarak i Nac.- Clirimtares. Ballistet, sipas tyre, bashkepunonin hapur me pushtuesit gjermane, selia e tyre ishte ne rrugen kryesore te Tiranes, rruga e Durresit, ku hynin e dilnin shpesh ushtarake gjermane. Keta te fundit i furnizonin me materiale luftarake ne ekspeditat ndeshkuese qe nderrmernin se bashku kunder fshatrave dhe krahinave qe mbeshtesnin rezistencen, duke vrare njerez, djegur, plaçkitur. Per zogistet dhe bajraktaret e veriut, mendimi i tyre eshte unanim, bashkepunonin me nazistet gjermane dhe qeverite kuislinge, jo hapur si ballistet, por ne menyre te kamufluar.
Keshtu qe kush don ta shohe kete periudhe ndryshe, sikur ballistet dhe zogistet “luftonin okupatorin gjerman”, eshte njelloj sikur don te mbuloje diellin me shoshe. Te gjithe faktet flasin ndryshe.
Cfare faktesh mer ti, ku i pe faktet apo ke tregimet e Enver Sumes?
Per te shpikur e trilluar jeni te vetmit ju. Ju ka mesuar shkolla e vjeter e M-L dhe partise se punes.
Na trego te lutem nje reference shkrimi origjinal te nje ish-ushtari Italian te atyre viteve qe deklaron ate qe shkruan ti.
Meqenese kane qene kaq shume, duhet te ekzistoje ndonje patjeter. Le te jete e shkruajtur ne Italisht, nuk ka problem.
Qe te shkruash ne hava, eshte e thjeshte, por na duhet nje reference qe te ndajme te verteten nga nje trillim.
Jemi duke diskutuar per Luften e Nacional çlirimtare nje periudhe kohe qe ne kujtesen historike te popullit tone duhet te ruhet me krenari dhe me respekt per ata qe luftuan dhe derdhen gjakun kunder pushtuesve te huaj per te mbrojtur kete pellembe tone per ne dhe brezat qe do te vijne. Shaqir Vuka, me kete shkrim te pasur me dokumenta jep nje kontribut te rendesishem. Shaqir Vuka humbi gjate luftes nje moter te mitur te vrare nga fashistet. Ai gjate luftes ishte femije por nuk mund te mohoje gjakun e derdhur nga familja e tij. Pas luftes studioi dhe si ingjinier kimist i talentuar punoi me ndershmeri ne ndertimin e vendit. Me vone si diplomat perfaqesoi shtetin tone me patriotizem ne vende te ndryshme te botes. Ndonje komentues ketu shikon patriotin Shaqir Vuka si “spiun te sigurimit”. Neqoftese spiunet e sigurimit kane qene si Shaqir Vuka ata duhen respektuar per patriotizmin e tyre. Ne kete shkrim nuk po flasim per periudhen e pas luftes si dhe demet qe sollen ekstremizmat e diktatures te proletariatit por po diskutojme per Luften Nacional Clirimtare, lufte qe zgjoi e mbajti gjalle dashurine per vendin dhe lirine.
Pikerisht kjo eshte qe nuk kuptoni ju, ose beni sikur nuk kuptoni. Ishte pikerisht ish Diktatura komuniste e cila falsifikoi historine, sidomos ate te viteve 1943-1945 duke e kthyer ate ne nje propagande bajate, ku patriote dhe atdhedashes ishin vetem Komunistet.
Mbani mend foto-montazhet e Enver Hoxhes, qe shtonte e hiqte nga fotografi historike ke ti tekej. Po kujt ti flasesh. Juve jeni aq trushplare, sa nje genjeshter do ta besoni neqoftese ajo perseritet pa pushim. Dhe u perserit goxha, per gjysem shekulli rresht.
Ministri i Propagandes ne kohen e Hitlerit, Joseph Goebbels kishte nje shprehje.
” A lie told once remains a lie but a lie told a thousand times becomes the truth “. Qe do te thote. ” Nje genjeshter e thene nje here, mbetet nje genjeshter. Po nje genjeshter e perseritur mijera here, kthehet ne te veteten “.
O Shaqir, o By_hqire, po a ka me gjakprishur se ata qe iu shiten ne fillim serbeve, pastaj u dhane bythen ruseve, pastaj i lepine bolet Mao Ce Dunit, pastaj, pastaj, ku iu meraiten gjithe botes thane neve jemi keshtjella e vetme e socializmit (ne fakt e idiotizmit) ne bote. Keshtuqe ate gjakun e prishur coja sta ome dhe sat shoqeje, more vesh o i tredhur ne tru?
I dashur dhe fort i nderuar Vukaj:
I lexoj kurdoherè dhe ndjehem e emocionuar nga objektiviteti, ndershmèria dhe nga ajo kurajè e dalluar uqytetare e shkrimeve tè tua!
“Gjaku nuk bèhet ujè!”, – tè jam drejtuar dikur, pasi lexova nè gazetèn “Dita” njè shkrim tèndin. Tè njèjtèn gjè do tè desha tè thoja sèrish, duke tè falènderuar thellèsisisht pèr parashtrimin e ndershèm qè sapo lexova nè gazetè! Unè jam njè ish-mèsuese dhe veterane shkodrane, motèr e njèrit prej Heronjve tè Vigut, qè pavarèsisht se monumentin e tyre e spostojnè sa andej,-kèndej rreth e qark Shkodrès, nuk èshtè e mundur ta lèvizin dot nga zemra e vetedijès sè popullit shkodran/shqiptar!
Mè lejoni t’ju shpreh vlerèsimin dhe nderimin e posaçèm pèr gjithçka lèxoj nga Shaqir Vukaj!
Me gjithè zemèr,
Meliha Haxhimusaj
Oh moj e mjera Shqipni. Shih kush rreket me te dal zot. Do xhuxhumaka e xhuxhmaxhuxha, pje e kolaboracionisteve qe kan la duert me gjak patriotesh dhe te pafajshmish.
Cfar keni me Shaqirin. Shaqiri ka “nji ves te keq” qe per ato qe mendon e shkruen, i citon e i ven ne thonjeza dhe i shkruen ne kundrine te drejte. Citon njerez konkrete, i thot ashtu sic i kan shkrue ata, etj.
Pra ca keni me Shaqirin?
Po po, bjerini Shaqirit se Shaqiri ju len pa gjume ju qelbesirat e ketij vendi qe ne vend qe te heshtni per ato turpe qe kan ba te paret e juej, dilni e shani, fyeni, shpifni e trilloni ndaj autorit dhe nuk thoni asnji fjale per ato dokumenta autentike qe ju ven ne dispozicion autori- pra Shaqiri.
Or taj nikolla, ti e ke thane mire, “e mjera Shqiperi”, po jo se po due me i dal zot une, Une di qi nuk e kam at takat. Puna eshte se Shqiperia ka qene e mjere e po ngelet e mjere pikerisht prej shaqirave dhe nikollave qi hala po na cajne menderen me perrallat e Gjergj Partizan Alise qe masi ia rrujti bajlozit mire e mire robnoi popullin e vet dhe vazhdon akoma me na i perserit po ato perralla. Or taj Niko une xhuxhmaxhuxh kushedi edhe jam po nuk jam budalla qi t’pranpj rrena 70 vjecare.
Nentori I pushtimit sllavo-komunist.
Litari litari litari litari litari litari litari litari litari litari
Per sllavo-komunistet shqipetar