Prof. Genci Luarasi
Në ditët e bukura e të freskëta të pranverës, është kënaqësi të udhëtosh për një qëllim madhor: të thellosh njohuritë e historisë së popullit më të vjetër të Ballkanit. Si një pemë me degë të fiseve të lashtë, shqiptarët shënohen të dytët për nga hershmëria pas armeneve. Por, për të mos u hyrë në hak, le t’ua lëmë këto teza dhe hipoteza historianëve dhe si amatorë memoristikës, të kujtesës historike të hedhim ndonjë mbresë, si për shumë ngjarje të tjera, edhe për Betejën e Fushë Kosovës të vitit1389, për të cilën veprimtarja e njohur dhe praktikuesja moderne e eventeve e historike, Elida Jorgoni, si gjithmonë, edhe këtë herë bëri surprizëne radhës.
Elida, si të thuash, “ua ka marrë dorën” aktiviteteve të tilla: Ka filluar me tokat e hershme të Çamërisë, duke i vizituar me bashkeshortin e saj, poetin dhe përkthyesin e shquar, të ndjerin Perikli Jorgoni vite me parë; me vonë Manastirin e alfabetit shqip në Maqedoni; e vetme, por me një shpurë të interesuarish atdhetarë ajo shkoi në Rekën e Epërme të Josif Bagerit; me ftesë shumëngjyrëshe të atdhetarëve panarbëreshe shkon në Kalabri dhe tash së fundi, me një udhëtim mbresëlënës shkel trevën e Daerdanisë, Prizrenin e Lidhjes së Prizrenit, Fushë-Kosovën dhe Prekazin heroik të Adem Jasharit.
Me në krye Elidën, njerëzit e etur për të njohur historinë e lashtë të tyre, me flamur kombëtarë, këngë e valle u nisën për në Kosovë qënë mengjes herët. Rruga e Kombit, e cila më së miri shërben për thellimin e lidhjeve tona në Ballkan e më tej, shkurton kohën në mes trevave shqiptare duke rezervuar kohën për thellimin e njohurive dhe miqësive në mes njerëzve, pavarësisht ku jetojnë e punojnë sot.
Destinacioni! Fusha e Dardanisë, djepi i historisë së herëshme të popullit shqiptar në viset e Kosovës, tashmë, pas kaq shekujsh, të rilindur e të lirë, që po bën hapa përpara që të përligj historinë e saj në integrimin në botën europiane, duke nxjerrë në pah pasuritë e saj historike të mbuluara nga shtresat e “ardhacakeve”, që po ashtu për të zënë vend, kanë bërë një luftë shfarosëse të popullsisë dardane e shqiptare, shtuar edhe pushtimin osman që la për shekuj në harresë popullsinë autoktone shqiptare.
Megjithate kohët po ndryshojnë dhe po kerkojnë një intensitet dhe një shpejtësi akoma më të madhe dhe jo veten iniciativa patriotike dhe forca individuale.
Shtetet e vonuara duhet të ngrejnë në këmbë historianë, gjeografë, etnografë, arkeologë, akademikë, shkolla, që të shpërthejnë arkivat e të investohen në vazhdimësi për të nxjerrë në pah këto pasuri, pa lënë pas edhe organizimin e ekspeditave popullore historike dhe shkencore, ku organizimi i masës ka një rëndësi të madhe.
Pas kalimit të kufirit në Vermicë grupi u drejtua për në Prishtinë dhe, pas hyrjes në njërën nga arteriat e saj, i drejtohet Fushë-Dardanisë me shtrirjen e saj të gjerë me një rrafshinë të mbjellë me të lashta. Kudo në këtë trevë kishte ndërtime të fshatrave të rinj të shqiptarëve të Kosovës. Jo vetëm kaq, por këto ndërtime lejojnë që të ruhet e shfrytëzohet fondi i tokës bujqesore, e kundërt me politiken e fshartrave në Shqiperi, ku ndërtohet kudo, në çdo parcelë tët të famëkeqit, ligji 7501. Nesër do të kërkohet toka, por nuk do të gjendet më, pasi në ngastrat e vogla nuk mund të përdoret teknika e kohës.
Pasi përshëndetemi me përfaqësuesit lokalë, në shoqërim të forcave të rendit për trafikun, udhëtojmë për në Komunen e Obiliqit deri në një kodrinë për festimin e fitores së shqiptareve të Kosoves, duke imituar skena të kësaj përpjekjeje të fiksuar në aparatet e pjesëmarrësve.
Mësojmë ndër të tjera këtu, se Beteja e Fushë-Kosovës, ose siç quhet ndryshe, e Kombeve, pasi morën pjesë të gjitha kombësitë dhe shtetet e Ballkanit, përkujtohet në dy aspekte: Si një ngjarje e madhe historike ku si asnjë herë tjetër vendet ballkanike u bënë bashkë kundër turqve dhe, së dyti, prej kësaj ngjarje, serbët, duke spekuluar dhe marrë autorësinë e betejës, filluan luftën dhe përndjekjen ndaj shqiptarëve të Kosovë, luftë që u fitua nga shqiptarët e kësaj treve me armët e UÇK-së dhe NATO-s në vitin 1999.
Në veprimtari u deklamuan pjesë letrare të shoqeruara me valle e këngë dhe me intervista të marra edhe nga televizionet vendas.
E gjithë pasditja kaloi me gaz dhe hare mes flamujve shqiptarë, në shoqërimin e vallëtarëve dhe këngëtarëve amatorë shqiptarë.
Më pas u kthyem në një drekë të ofruar nga mikpritësit dhe u nisëm për të realizuar detyrën e dytë të kësaj feste, në Prekaz, për “të takuar” herojtë e luftës çlirimtare të Kosoves – fisin e Jasharëve dhe kullat e tyre të djegura nga lufta me serbët. Kaluam Drenicën, Skenderajn, Klinën dhe arritem në Prekaz për të bëre homazhet ne ate kompleks monumental.
Një pritje madhështore e grupit në atë mjedis, sa heroik, të tmerrshëm të therorisë së tërë asaj familje – fis, sot e shprehur me ansamblin e varreve të Jasharëve, muzeumin, kullat e djegura një ansambel madhështor, i cili jo vetëm pret çdo njeri që do të njihet me atë veper heroike, por shpreh madhështinë e heroizmit për tokën e Kosovës të larë me gjak.
Lëmë Prekazin dhe nisemi për në Tiranë. Dielli në perëndim na shoqëroi gjatë tërë rrugës së kthimit e buzëmbrëmjes hymë në kufirin shteteror të dy “shteteve” shqiptare, me betimin e fortë për të arritur një pavaresi e njohje të plotë ndërkombëtare të Kosovës martire, sot shtet i mëvetshëm neërrugen e pakthyeshem të njohjes plotësisht edhe nga familja e madhe e Organizates së Kombeve të Bashkuara.

“Si një ngjarje e madhe historike ku si asnjë herë tjetër vendet ballkanike u bënë bashkë kundër turqve dhe, së dyti, prej kësaj ngjarje, serbët, duke spekuluar dhe marrë autorësinë e betejës, filluan luftën dhe përndjekjen ndaj shqiptarëve të Kosovë, luftë që u fitua nga shqiptarët e kësaj treve me armët e UÇK-së dhe NATO-s në vitin 1999.”
përse ka ndodhur që,” serbët, duke spekuluar dhe marrë autorësinë e betejës,”,dhe jo shqiptarët??
mendoj se është një fakt shumë i thjeshtë!!
i njëjti fakt që ka bërë që shumë shqiptarë të mbetur jashtë kosovës të jenë konvertuar në sërbë!!ka qënë fakti se kjo betejë,nga të dy palët,shqiptarë dhe sërbë,është konsideruar si një betejë ndërmejt krishtërimit dhe islamit!!
sërbët,në shumicë duke mbetur të krishterë,e kanë përvetsuar këtë betejë,shqiptarët që në një pjesë të madhe janë konvertuar në islam e kanë mohuar luftën e tyre,kanë mohuar dhe janë përplasur mbi baza fetare dhe me shqiptarët ortodoksë,gjë që i ka drejtuar në rrugën e asimilimit sërb!
është një nismë e mirë fillimi i festimit të kësaj beteje!!ne duhet të tregojmë se jemi shqiptarë e jo turq!!se ne luftuam si shqiptarë ndaj pushtimit osman!!konvertimi në islam i asaj pjese të shqiptarëve nuk duhet të sjellë mohimin e luftërave në mbrojtje të trojeve të tyre,nuk duhet të mohojë luftën për çlirim dhe mbi të gjitha duhet të riafrohet,të riafrojë shqiptarët ortodoksë që padrejtësisht e quajnë veten sërbë maqedonë apo grek!!
turqita kanë qënë pushtues për shqiptarët,pavarsisht se disa shqiptarë kanë jetuar më mirë se shqiptarët e tjerë!!
A ashtequajtura “Beteje e Fushes se mellenjave (Kosovo polje)” nuk ka ndodhur. E tera krijese e propagandes kishtare serbe pe rte krijuar “serbet”.
TE KISHTE PATUR TJETER PERFUNDIM KJO BETEJE, SOT SHQIPETARET E KOSOVES DO TI THERRISNIN VETES SERB, DHE NJE ZOT E DI SE CFARE GJUHE DO TE FLISNIN.
NDERSA NE, TE SHQIPERISE DO TE QUHESHIM
MAMICA,
LAICA
STAICA,
STANISH DHE
BOGOJE, NJESOJ SI VELLEZERIT E GJERGJ KASTRIOTIT, QE NE SOT E THERRASIM GJERGJ, PASI NE KOHEN E VET TE GJITHE E THERRISNIN GJORGJE.
ALLAHU EKBER,
OSMANLLIA I SHPETOI SHQIPETARET SI RRACE.
Sipas teje or tenj, olsi jazekiu, o arab qe di shqip, osnallija i shpetoi shqiptaret per t’i quajtur arabisht, per t’iu vene emra osmanedhe arabe.
ke të drejtë,o turk muti!!
kur lindim nai vënë emrin arab mut duke u rritur bëhemi dhe mamut!!
shkërdhat turke e betur në malsitë e beratit!!
LESHOJINI KOMENTET NE KOHE,
O PORTAL LEPIRES.