Nëpunësi i dosjeve

redaktor

Letër e nënshkruar,

Dritan Arbana

 

I zbritur nga kali prej votës popullore, Berisha tash dy vjet duket se ende nuk pajtohet dot me statusin e ri politik. Përmes rrjeteve sociale dhe mediave të ndryshme ai sillet sikur të mos i ketë ndodhur asgjë. Herë si kryetar partie e here si president. Herë si kryeministër e herë si Eduart Snodeni shqiptar, Berisha imponon të na bindë se ai vërtetë nuk është një ish. Me zë e me figurë, çdo ditë e disa herë në ditë, ai ish-i shfaqet duke paralajmëruar stuhi, ndëshkime e bojkote, ashtu sikurse ka bërë shpesh në këto 25 vjet. Pas çdo ngjarje të kronikës së zezë, ish-i diku korrekton e diku plotëson informacionin e policisë kur na thotë se trafikanti i armëve është nga Kodër Tepelena. Më pas na informon me saktësi vendstërvitjen dhe vendbanimin e elementeve kriminale. Në jo pak raste ka “zbuluar” edhe ndonjë lugë çorbë që dikush ka ngrënë në mencat politike të kohës së diktaturës sikur ai vetë të mos ishte njëri prej tyre. Nuk e di se si klasifikohen në sociologji këta tipa. U duk i kënaqur pas dhunës së armatosur të atyre që vranë dëshmorin Ibrahim Basha. A nuk kishte bërë të njëjtën gjë edhe në vitin e mbrapshtë 1997, 2001 e 2011, pra pas çdo fitoreje të kundërshtarit politik? Të mos harrojmë se ashtu ka bërë edhe me të vetët, disa prej tyre i ka vendosur në regjim ngrirje të përkohshme. Kam pyetur shpesh veten, miqtë e mi por edhe ata të Berishës, pse vallë është gatuar i tillë ky njeri, ky doktor në shkencë, por që asnjëherë nuk u bë i tillë edhe në politikë? Vazhdon të thithë me etje patologjike avujt e informacioneve që i vijnë nga të gjitha linjat e mëparshme të centralit të tij politik. U takon organeve të shtetit t’i këpusin këto fije, sepse kështu do t’i bënte mirë edhe shëndetit mendor të doktorit.

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *