Ndryshimet e shpeshta ligjore, sidomos ato në sistemin fiskal, kanë ndikuar negativisht në klimën e të bërit biznes në vend. Gjatë një interviste në studion e TV SCAN, kryetari i Shoqatës për Mbrojtjen e Tregut dhe Tregtarëve, Nikollaq Neranxi, u shpreh, se niveli i rritjes së taksave është disaherë më i lartë se rritja e aktivitetit ekonomik të vetë bizneseve.
Vetëm duke iu referuar taksës mbi ndërtesën, Neranxi tha, se gjatë viteve të fundit është rritur 6.2 herë. Një ndër kërkesa e biznesit për paketën e re fiskale të vitit të ardhshëm është edhe lehtësimi fiskal nga taksa vendore e pasurisë. Aktualisht kjo taksë është sipas sipërmarrjes shumë e lartë 400 lekë/m2.
Ndërkohë sipas të dhënave zyrtare të Ministrisë së Financave, të ardhurat nga taksa e pasurisë mblidhen nga pushteti vendor dhe nuk kanë qënë në masën e planifikuar. Kështu për 4 mujorin e parë të vitit janë mbedhur në buxhetin e shtetit nga kjo taksë vetëm 1.4 miliardë lekë ose 1.1 miliardë lekë më pak se planifikimi.
https://youtu.be/wWBNJQyEjWo

Kjo eshte sugjeruar qellimisht nga bb dhe fmn per te krijuar recesion.
Recesion artificial per te shkaterruar konkurencen e biNezit te vogel e tebmesem per ndihmuar pasurimin ose rritjen e biNezit te madh duke eleminuar konkurencen