Neranxi: Të ndryshojnë ligjet, s’mund të mbrohemi nga grabitësit

Bledar Lumani

Nikollaq Neranxi ka reaguar me anë të një shkrimi për grabitjen e ndodhur dy ditë më parë në zyrat e tij.

Ai ka thënë se ligjet në në këtë vend janë shumë të këqija, pasi nuk të lejojnë të vetëmbrohesh.

Neranxi shkruan se nëse do të kishte urdhëruar vrasjen e grabitësve, do kishte përfunduar në burg, pavarësisht se po vetëmbrohej.

Nëse unë do kisha ndjekur instinktin e drejtë të vetëmbrojtjes dhe do kisha qëlluar mbi agresorët, sot do kishim dy kriminelë më pak, ndërsa unë që isha i dëmtuari, me siguri do të isha në një qeli burgu.

E thënë me fjalë të tjera, lejova që të plaçkitesha nga agresorët me maska e armë, që të evitoja plaçkitjen nga sistemi ynë i Drejtësisë, që interpreton ligje në disfavor të viktimave”, shkruan jo pa ironi Neranxi në shkrimin e tij.

Kam ndjekur çdo sekondë të grabitjes dhe natyrshëm reagimi i parë ishte të urdhëroja të ndërhyhej për të ndaluar gjithçka, qoftë edhe me armë.

Ndërkohë, nga ana tjetër, avokati i kompanisë më këshillonte që nuk duhet ta bëja, sepse legjislacioni shqiptar është i tillë që nuk ta njeh vetëmbrojtjen edhe në kushtet e agresionit me armë në pronën tënde.

Dhe kështu, vendosa të mos ndërhyj, ndërkohë që ende nuk e di bëra mirë apo keq, sepse fatin e skenarit të dytë nuk e parashikoj dot” shkruan ai.

Share This Article
3 Comments

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *