Nervozohet Panuçi, nuk e lejon futbollistin të hajë patate të skuqura

Leda Hysa

“Me dorë të hekurt.”, kështu ka parashikuar Kristiano Panuçi të drejtojë Kombëtaren shqiptare, duke shkaktuar jo pak habi në ndryshimin e menjëhershëm të “kursit” të trajtimit të futbollistëve.

Mbrëmjen e 5 tetorit, në hotel “Hospes Amerigo” në Alicante, kur Kombëtarja shqiptare ishte duke konsumuar darkën, përpara se të pushonin futbollistët, një prej tyre, në menunë e darkës, duke folur edhe me doktorin e ekipit, ka kërkuar të hajë patate të skuqura.

Sipas porosisë së dhënë për stafin e kuzhinës, patatet kanë mbërritur në tavolinë.

Por kjo ka shkaktuar jo pak nervozizëm te trajneri o kombëtares. Sipas burimeve nga stafi, u fol edhe për një debat të ashpër mes trajnerit dhe doktorit të ekipit se pse në tavolinë ishte servirur për konsum një ushqim për të cilin nuk kishte dhënë aprovimin trajneri. Sigurisht, patatet e skuqura nuk u konsumuan.

Duket se patatet e skuqura, mund të jenë fillimi i një marrëdhënieje të një “patateje të nxehtë” brenda Kombëtares shqiptare.

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *