Ata që adhurojnë Leonard Kohen do të kenë mundësinë ta shohin në koncert në korrik. Mjafton të kapërcejnë Adriatikun… Mjeshtri i madh i vargjeve dhe muzikës vjen në Itali, ku do japë një koncert live.
Koncerti do të mbahet në 7 korrik në Foro Italico në Romë, ndërsa në 9 korrik, 78-vjeçari Kohen do të jetë në festivalin Lucca Summer Fest.
Kantautori legjendar kanadez, që njihet më së shumti për hitet “I’m your man” dhe “A thousand kisses deep” ka nxjerrë pak kohë më parë albumin e tij të ri “Old ideas”.
Kohen është autor i vargjeve dhe muzikës së këngëve të tij. Ai ka me miliona adhurues në mbarë botën.