Nëse Agron Duka konkurron me siglën e vetë, unë votoj për Agron Dukën!

Ornela

Tani-kur Reformën Zgjedhore,
të gjithë e kanë nëpër duar,
lëvizja e aleatëve të SHQUPIT,
është lëvizja më e zgjuar.

Një fakt të gjithë e dimë mirë,
dhe pa pyetur përse dhe si,
janë të shumtë ata që votojnë,
për shoqëri dhe miqësi.

Nëse aleatët e vegjël të SHQUPIT,
në një nënkoalicion do grupohen,
duke pasur dhe listën e hapur,
votat e tyre do maksimalizoheshin!

Për ta qartësuar më mirë problemin,
po bie këtu një shembull konkret,
unë do të votoja normalisht për Agron Dukën,
nëse ai konkurron me siglën e vet.

Po nëse ai shkrihet tek PD-ja,
dhe votat e tij shkojnë në LSI,
edhe vëlla Agronin ta kisha,
nuk do ta votoja kurrsesi!

Realisht të gjitha partitë tona,
janë parti pa ideologji,
nuk është mëkat të votohet,
për shoqëri dhe miqësi!

Si unë ka dhe mijëra të tjerë,
që kurrë s’ja japin votën Monikës dhe Lulashit,
po pèr arsyet që thamë,
mund t’ja japin votën Ndokës-Mediut dhe Dashit!

Në kushtet e deri tanishme,
një vend në listën e Lulit do ta kenë,
por dhe në u bëfshin deputetë,
kryetarë pa parti do të jenë!

Si një lëvizja kundër LSI-së,
kjo duket dhe me një të parë,
por kuptohet se pas kësaj LSI-ja,
asnjë votë qyl nuk ka për të marrë!

Në zgjedhjet e radhës këto parti,
do kenë një votë të maksimalizuar,
ndaj në u realizoftë kjo lëvizje,
do jetë lëvizja më e zgjuar!

Dhe kjo ide e sapo hedhur,
mund të bëhet një realitet,
nëse kryetarët e partive,
vënë partinë para vetes së vet!

Kur me siglat e tyre përkatëse,
partitë do jenë të regjistruara,
dhe resurse e tyre njerëzore,
do të jenë shumë më të motivuara!

A.DUKA

Share This Article
2 Comments
  • De more Benko de, te Goni perfundove?
    pasi 7 vjet Ramen perdit na e lavderove?
    7 vite perdite ti vargje Rames i thure plot,
    pse paske hequr dore ti tani nga ai idiot?
    rri aty te Rama se njerezit te njohin mire,
    qe je poeti sherbetor i Edi Rames kellire,
    akoma do ti sherbesh atij Rames se dhjer?
    duke “qare hallin” e Gon Dukes ore i mjer?

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *