Nëse dëshiron të jesh i lumtur, jeto në Finlandë

DITA Online

Finlanda është klasifikuar si vendi më i lumtur në botë për të dytin vit radhas, në një raport të ri të Kombeve të Bashkuara. Edhe vendet e tjera nordike, si edhe Hollanda, Zvicra, Kanadaja, Zelanda e Re dhe Austria hynë në 10 vendet më të lumtura në anketën ku u përfshinë 156 vende. Sudani i Jugut, u radhit i fundit. Edhe vende të tjera të goditura nga lufta ishin në fund të listës. Ballkani sjell një panoramë të përzier, por më tepër e anuar nga niveli i ulët i lumturisë. Por në këtë panoramë, Kosova është radhitur në vendin e 46-të mjaft lart në krahasim me shumë nga vendet e rajonit. Ndërsa Shqipëria është në ekstremin tjetër. E radhitur në vendin e 107-ë, ajo është vetëm një vend më lart se Venezuela.

Finlanda njihet për dimrin e ftohtë, pyjet e bukura dhe sistemin e gjerë të ndihmave sociale. Ekonomia e saj është e krahasueshme me atë të vendeve të tjera evropiane. Atëherë çfarë i bën finlandezët aq të lumtur? As ata vetë nuk janë shumë të sigurt.

Ekonomia jonë është në gjendje të mirë dhe nuk e di, ndoshta jemi vërtet pranë natyrës”, thotë Emilia, një avokate nga Helsinki.

Është e sigurt që nuk është moti, thotë një çift pensionishtësh.

Nuk mund të jetë klima. Kemi pasur një dimër shumë të gjatë dhe të errët. Por ndoshta është shkalla e sigurisë”, thotë Leena Vaisanen.

Këtu ke siguri. Nuk ke arsye të jesh i frikësuar gjithë kohën dhe mund t’u besosh njerëzve”, thotë Olli Vaisanen.

Lumturia në Finlandë, konsolidohet nga qasja në natyrë, siguria, kujdesi i përballueshëm për fëmijët, arsimi falas dhe kujdesi shëndetësor që subvencionohet. Edhe pjesa tjetër e 10 vendeve u renditën në krye të listës për arsye të ngjashme.

Është e kuptueshme se pse vende të prekura nga konflikti si Sudani i Jugut, Republika Qendrore Afrikane dhe Afganistani, radhiten në fund. Por Shtetet e Bashkuara të Amerikës, vendi më i fuqishëm dhe ekonomia numër 1 e botës, vazhdoi rënien duke zënë vendin e 19-të këtë vit. Raporti ia atribuon rënien në Shtetet e Bashkuara, depresionit shkaktuar kryesisht nga varësia tek droga, alkooli, kumari dhe media elekronike.

Vendet që kanë pasur rritjen më të madhe dekadën e fundit janë në Evropën Qendrore dhe Lindore, Afrikën Nënsahariane dhe disa në Amerikën Latine.

Jemeni, India, Siria, Botsvana dhe Venezuela kanë pësuar rënien më të thellë.

Raporti analizon faktorët që mund të ndikojnë tek lumturia e një vendi, si prodhimi ekonomik, mbështetja sociale, qeverisja, jetëgjatësia e shëndetshme, mungesa e korrupsionit dhe bujaria. Ai arrin në përfundimin se njerëzit ndjehen më të lumtur kur ndihmojnë të tjerët, por nëse e bëjnë këtë me dëshirën e vet.

Koha në rritje kushtuar mediave sociale, është e lidhur me rënien në nivelin e lumturisë, sidomos mes adoleshentëve.

Njerëzit e lumtur janë më të prirur të votojnë për udhëheqësit aktualë. Rritja e mbështetjes për politikanët populistë mund të jetë rezultat i aftësisë së tyre për të tërhequr votuesit e pakënaqur. Raporti thekson se ka shumë faktorë që përcaktojnë nivelin e lumturisë së një vendi, dhe nuk ka një shpjegim të thjeshtë për të gjitha ato.

Duhet t’iu kujtosh vetes kur do që të ankohesh për kohën, se jemi vërtet të lumtur këtu. Jemi duke shkuar të pijmë çajin e pasdites!”, thotë Leena Vaisanen.

Një gjë duket se është e qartë: Koha me diell nuk është garanci për lumturinë.

burimi: voa

v.l/ Dita

Share This Article
6 Comments
  • Ne se doni te provoni se si kane jetuar njerezit para 500 vjetesh,hajdeni banoni ne Yzberisht (Astir-Tirane) ku sundon kryebashkiaku Veliaj,qe te kuptoni se si jetonin ata njerez vetem me shtepi por pa asnje cerdhe,asnje kopesht,asnje shkolle,asnje kend lojrash,asnje lulishte,asnje peme te mbjelle,asnje kend sportiv,asnje biblioteke,asnje ambient per pensionistet dhe rruge te pa shtruara me balte e pluhur etj!
    Hajdeni te shijoni mrekulline e Veliajt ketij kryebashkiakut me te sukseseshem ne bote per mijevjecarin e ri!
    Doni te ankoheni per padrejtesite qe ju bejne zyrtaret e bashkise,bile edhe kur ju vjedhin gjoja ligjerisht?
    Hajdeni provojeni ketu se as kryeministri nuk do ju mbroje,por do ju hakerrehet sa ju te mos guxoni t’i ankoheni me vetem kur t’u mbushet mendja te ngriheni ne protesta!

  • Hemo militant te pjerdh menderisht te Rilindjes dhe te menderit EDI RAMA se ku jemi nga gjendja ekonomike, e mireqenies kudo ne fund te gjithshkaje me keto resurse te medha qe ka na falur natyra, perseri nga fundi ne Ballkan dhe ne Evrope.
    Mbani fort EDI RAMEN juve ju krypsha mend se edhe pak do te behemi si vendet Afrikane.
    Por difekti eshte se nuk kemi 29-te vjet qe te behet politike zhvilluese duke ngritur ekonomine e vendit dhe mireqenien e popullit.
    Kjo ndodhe se kemi politikane me tepsija neper duar te kallupit SALI BERISHA, LUL BASHA, ILIR META, MONIKA KRYEMADHI, FATOS NANO dhe EDI RAMA.
    Me skandalozi eshte EDI RAMA psikopat dhe drogaxhi kalibri. Tung.

  • “A” , po gabon.
    Pengesa eshte ,qe ne mbivleresojme veten, na pelqen mendja ,vetem kundershtojme,nuk na pelqen puna.
    Kryesorja eshte qe popull yne i dermuar,nuk fitoi demokracine ,por shkerdhatokracine. Demokratet tane ,shkaterruan,rrembyen pronat e popullit me tapi.Ata nga zero kaluan ne milionere pa djersur.
    Asnje politikan ne qender ,dhe rrethe nuk eshte i ndershem,dhe i sinqerte.
    Ligjet kurre nuk kane vepruar.Keto 30 vjet ne vend qe te benim perpjete shkuam tatepjete.
    S’kishte si ndodhte ndryshe :Katundaret demokrate te ardhur nga shpellat ,pa prona s’mund t’ja jepnin popullit pronat e ligjshme,sepse deshin ti rrembenin per vete.Diten flisnin per pellumba ,sa vinte nata ndertonin pa leje ne pronat e te tjereve.
    NE VEND TE SILLNIM DEMOKRACINE SOLLEM VELLAVRASJEN ME 1997,me hapjen e depove dhe shitjen e armeve.NE VEND QE ATO TE ARDHURA TI MERRTE populli i kusariten demokratet.Ne vend qe drejt ta udhezonim ekonomine ,e vodhen popullin me firmat piramidale deri ne shitjen e shtepive duke e kthyer homeless .ASKUSH S’U PERGIGJ LIGJERISHT PER KETE.DHE SOT PA PIKE TURPI DEBILET DEMOKRATE DHE LESHI I DHISE ME CILEZIUN JU DALIN KRAH ATYRE QE OZORPUAN TIRONEN lejuar nga:
    saLESHbisturidocikaraxicserbo-rus
    Populli i di mire keto dhe as beson me,si Cajupi ne “Vajet”.Vetem te paligjshmit dhe rrugacet ju ndjekin.
    Flet sot Rudina dhe Monika per Demokraci, Barazi,por faktet ndryshojne nga fjalet.Si eshte kurba e pasurimit te familjeve te tyre nga zero?Krahasuar me familjet normale, qofte intelekuale qe kishin me shume per te trasheguar.
    Krahasoj Librazhdin eshte njelloj me krahinat malore te Zvicres,ku blegtoria eshte shkelqyer.Valle shqiptaret nuk mund te mbareshtrojne blegtorine ?Por u sulen te gjithe ne Tirane.
    Shikoni emisjonet e bujqesise Izraelite:
    Zarzavate-Fruta , punojne femra,me paisje-makineri jo te shtrenjta,me sera primitive me plastmas ,jo sic i kishim ne ,metalike dhe me xhama.Por zarzavatet,frutat importoheshin nga Maqedonia.Por fshati deshte organizim, asistence teknike dhe kredi.Por prona duhet te vinte ne i zoti ,dhe jo ti jepeshin vreshtat e popullit :leskoviqarit te arratisur te megdanosit per te fituar dy leka bakshish.Ky eshte krim i demokrateve ne kuriz te fshatit dhe te popullit.
    ATE QE DUHET TA BENTE DEMOKRACIA 30 VJET ME PARE ,LE TE SHPRESOJME TA BEJE SPK SOT.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *