Letër e nënshkruar
Eljaz Salja, Shkodër
Kohët e fundit po bëhet shumë zhurmë, shumë zhurmë për asgjë. Zhurma më e madhe për nëpunësin civil bëhet në Kuvend (Parlament), ku me demek janë të zgjedhurit nga populli, pra ajka e nëpunësit civil. Por kryekreu i kësaj ajke, ish-kryenëpunësi në tempullin e “lirisë” baltos me fjalorin e tij më të ulët, për të mos thënë më të ndyrë, kolegët e tij nëpunës; këtu ka përfunduar roli i tij dhe për rrjedhojë i gjithë nëpunësi, deri tek më i ulëti.
Nëpunësi është një njeri si gjithë të tjerët, i cili për të realizuar funksionin e tij, duhet të plotësojë disa kritere: 1. Duhet të jetë i arsimuar dhe i kualifikuar për funksionin e tij sipas profilit ku ushtron detyrën prej nëpunësi. 2. Të mbart mbi vete moralin e trashëguar dhe të zërë vend aty ku cenon lirinë e tjetrit për interesa vetjake. 3. Të zotërojë aftësi drejtuese, organizuese dhe metodë komunikimi me njerëzit e të gjitha shtresave.
Natyrshëm lind pyetja: gjatë 23 viteve, në këtë lloj demokracie, a kanë gjetur zbatim këto kritere dhe shumë si këto? Asgjë. Pra këtu duhet parë demokracia funksionale, nëse dikush dëshiron ta shohë.
Nëpunësi civil, si pasuria më e madhe e një kombi, nuk formohet as për një vit, as për pesë vjet. Nuk është ndërtesë që ngrihet për pesë muaj, shembet dhe mbi këto themele, po për pesë muaj të tjerë ndërtohet tjetra si kjo, apo më e mirë. Nëpunësi civil lind nga një institucion që quhet shkollë.

PoEljaz po jo shkolla e partis,je mbrapa refik me kto gjana.