“Nëse do jetosh këtu, do punosh prostitutë”. Tmerri i shqiptares që u mbajt peng 10 ditë në Itali

Elton Tafaruci

Një 27-vjeçare shqiptare ka përjetuar një situatë të dhimbshme në Itali, e cila shkoi në vendin fqinj për të punuar dhe jetuar më mirë. Historia nisi në Shqipëri, ku ajo u takua me një 37-vjeçar, i cili i premtoi asaj një punë dhe se do të jetonin bashkë.

Pasi mbërriti në Itali, e reja shkoi të takonte 37-vjeçarin, i cili jetonte në Poggibonsi, Siena. Sapo hyri në banesën e tij, ai i mori pasaportën dhe filloi ta kërcënonte e ta rrihte.

“Nëse do të jetosh, do të punosh si prostitutë”, i tha 37-vjeçari vajzës shqiptare. Që prej asaj dite, e kishte mbajtur të mbyllur në banesë për 10 ditë duke mos e lënë që të dilte. Ajo mundi të lirohej vetëm pasi 37-vjeçari një ditë kishte harruar celularin në shtëpi dhe vajza telefonoi motrën e saj duke i kërkuar ndihmë.

Policia italiane mori denoncimin e të motrës, por fillimisht nuk pati asnjë shenjë nga motra e saj. Kontrollet që u zhvilluan në zonë nuk qenë të suksesshme. Deri kur një burrë, kishte denoncuar britmat e një vajze që vinin nga një shtëpi aty pranë. Karabinierët arrestuan gjithashtu 37-vjeçarin që kishte mbajtur peng të renë nga Shqipëria.

Share This Article
2 Comments
  • Ah sa te poshter jane keto serbet, cfare i bejne nje femre shqiptare. Me falni, u ngaterrova, ky mashkulli ishte anglez dhe na kane shume inat, lere kur i bine ne dore femra shqiptare. Cfare bejne dhe si sillen me ta.
    E kuptoni se cfare vemjesh ne forme te shkathtish dhe te zgjuarsish nxjerr shoqeria shqiptare e pjeses perverse, kriminale dhe gangstere. Keto lloj njerezish qe e quajne vehten shqiptar duhet ti jepen ligjit dhe drejtesise qe ti sistemoje. Por gjersa s’kemi as shtet, as qeveri, as drejtesi keto gjera do te ndodhin. Jemi bere gazi, qesharak qe po na tall e gjithe evropa dhe nuk kane me as rrespekt sepse nga disa gangstera shqiptare i prishin pune edhe shqiptareve te ndershem dhe punetor qe me te vertete jane nderi i ketij populli te varfer dhe te mjeruar.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *