“Nëse do mbaroja luftën duke ikur, do të kishte qenë momenti më magjik i jetës time”

redaktor

Për kryeministrin Edi Rama ndihmën kryesore në luftën kundër Covid-19 e ka dhënë vetëdija e njerëzve që e kuptojnë rrezikun dhe jo masat ndëshkuese apo prezenca e ushtrisë në rrugë. Në një intervistë për gazetarin Lutfi Dervishi në emisionin Përballë në RTSH1 kreu i qeverisë shton se lufta ndaj virusit Korona nuk ka parti, e as vota.

Lutfi Dervishi: Ekspertët llogarisin efektet ndërsa politikanët llogarisin votat dhe kalojnë në populizëm”

Edi Rama: Sinqerisht as nuk më kujtohet dhe as e kujtoj që jam këtu si rezultat i votave apo që do me duhen vota nesër. E vetmja gjë që më kujtohet është që sot do kishim pasur qindra të vdekur dhe do ishim brenda një tuneli nga ku s’do dilnim dot pa mijëra të vdekur nëse s’do kishim bërë gjërat që po bëjmë. E vetmja gjë që kujtoj dhe që përpiqem tu kujtoj njerëzve është që kjo luftë është mbi të gjitha dhe në këtë luftë s’ka parti s’ka vota s’ka as dreq e as shejtan të një natyrë që i takon kohëve përpara se të fillonte lufta.”

Më tej, Rama theksoi: “Nëse dikush do më thoshte ti e ke në dorë ta mbarosh luftën sot, mjafton ik ti dhe Covid do ikë bashkë me ty, unë do isha mëse i lumtur dhe do të kishte qenë vërtet momenti më magjik i jetës time…por mesa duket…

Lutfi Dervishi: Këtë do ta bënte dhe Papa besoj, nëse bëhej fjalë për fatin e një njeriu përballë fatit të globit.

Edi Rama: Po mirë, aq më mirë akoma. Kjo konfirmon atë që thashë.

 

e.k. / dita

Share This Article
14 Comments
  • Kur mburret dhe ky me 17 aspiratore qe ka !!
    O gjigand po thuaj shyqyr qe nuk ka shume perhapje ne
    Ballkan se do kishe me mijra te vdekur !!
    Ti e fillove fushaten me: va fankulo koronavirus !!
    Kokrra e debilit !!

  • Një shoku tim ishte i të njëjtit nivel me Liderin Global, ai gjithnjë e për çdo gjë ishte i gatshëm të ndihmonte njerzit. Pa më të voglin hezitim, si me pare dhe me ndihmë morale. Me çdo gjë që i duhej në atë moment. Shoku tim kishte huqin e Liderit, pavarsisht se unë ja thosha shpesh që të mos e thoshte, thoshte gjunjë një POR, për të mohuar gjithë ndihmën që kishte ofruar më parë.
    Kështu dhe Lideri Global, premton një gjë që është e pamundur.
    Më jep përshtypje e Majk Korleones me “një propozim që nuk mund të refuzohet “.
    Shko moj kërmë e trashë, vetëm idiotët e njëjtë si ti mund të besojnë këtë reklamë dy lekshe.
    Helbete, në një vënd ku lulëzon tallavaja?!

  • I kam dhene voten tere jeten PS-se dhe ketij sharlatani,por sot jam thellesisht in zhgenjyer!
    Shporrem nje kriminel antishqiptar si Berisha dhe besuam tej ky djall i zi,qe doli me i ZI se djalli vet!
    Berisha i bente krimet trashe,hapur dhe futi popullin ne luften percarese,ndersa ky harbuti doli me i RRAFINUAR sikur ta kishte nxjerre per hundesh vete GEBELSI hitlerian!
    Kemi te paskten 7 vjet qe po na terrorizon me propagande,me gjoja suksese te papara,me arritje qe nuk i ka bere asnje shtet ne bote,se ka maredhenie te shkelqyera me lideret e fuqishem te botes etj,por une si shtetas i ketij vendi nuk i kam provuar,perfituar dhe ndjere asnje prej ketyre efekteve ndricuese te ketyre maredhenieve fallco!
    Qe te kesh maredhenie te shkelqyera me nje vend mbi te gjitha kjo duhet te faktohet jo me borxhet financiare qe te jep,as me koncesionet qe merr ketu ne kembim te fitimit prej tyre te milionave euro apo dollare!
    Jane dhene koncesionet e naftes,kromit,bakrit etj por une shqiptari kurre nuk me eshte rritur pensioni qe prej 15 vjetesh!
    Po kujt i kane interesuar keto koncesione,pervec vete pushtetareve?
    Askujt!
    Shqiptaret kurre nuk kane vuajtur per buken e gojes,bile as ne mesjete,derdellit sharlatani!
    Kjo thenie e tij eshte sa cinike aq edhe perbuzese per shumicen e shqiptareve!
    Me rrogat e sotme,pa llogaritur ketu pensionistet,invalidet etj ky shtet mezi arrin t’u siguroje kesaj pakice njerezish te punesuar ne ministrira,bashkira etj vetem ushqimin e dites dhe asgje tjeter!
    Ne nje institucion qendror me punonte djali para ca viteve dhe merrte nje rroge,qe sot akoma quhet e mire,por qe atij pervec ushqimit nuk i dilte te siguronte as bebelinot e femijes,as cerdhen apo kopshtin privat,se ato shteterore jane me pikatoire ketu!
    Pra kur nuk i dilte nje te punesuarit ne administraten shteterore,ne ministri,si mund te pretendohet se u del 700 mije pensionisteve,mijra te ngujuarve nga gjakmarrja,invalideve,te pa puneve etj,pa bere ndonje pune ne te zeze?
    Si mund te deklaroje keshtu ky kryeminister,kur sipas raportit te BB ketu 50% e bizneseve jane informale dhe 37% e te punesuarve punojne ne te zeze?
    Nje shgtet qe lejon 50% te bizneseve te mos paguajne taksa e tastime,te mos derdhin kontribute per sigurimet shoqerore e shendetesore,me siguri ky shtet eshte i MBARUAR nga hajdutet dhe te korruptuarit e tij ne pushtet!
    Dhe ne heshtim,opozita hesht dhe nuk i permend fare keto shifra katastrofike qe do rrezonin cdo qeveri ne bote pervec diktaturave!
    Opozita e sotme perdor sloganin “Rama ik”,bazuar vetem ne mashtrimin e saj se Rama ka vjedhur votat ne Durres dhe Diber,por harron se votat i ka vjedhur vete ne te gjithe Shqiperine dhe se kurre nuk ka ardhur ne pushtet me votat e popullit por me vjedhje!
    Ne se do ishte opozite e pastert nuk kishte nevoje te perdorte “babalet” si fakte per rrezimin e Rames,por shifrat e BB per informalitetin dhe punen ne te zeze tre 50% te te punesuarve qe i kane shkaktuar shtetit deme kolosale financiare!
    Bile me keto shifra te vinte me shpatulla per muri edhe KLSH,Prokurorine,Avokatin e Popullit duke siguruar mbeshtetjen e shumices se popullit shqiptar!

    • Harram qumshti i nënlokes cilitdo që krenohet se i ka dhëne votën një partie, e cila të paktën 30 vitet e fundit ka dëshmuar katërcipisht se nuk e lidh asgjë prej gjëje me parimet sociale dhe ekonomike, thelbin e se cilës gjithkush mund ta lexojë online ke një artikull me titullin: “Të drejtat sociale dhe raporti i tyre me objektivat e parashtruara në kushtetutë”: [ http://avokatia.al/revista/14-avokatia-28/36-kushtetutshmeri-28 ]

      Sa për dijeni, personalisht kam votuar vetëm një herë PPSH-në disa vite para shembjes së diktaturës. Ashtu si shumica e qytetarëve, aso kohe kam votuar “me detyrim” (ec e mos votoje po deshe) dhe pa kurrfarë dëshire.

      Me c’kemi pare e po shohim, sot duhet të jesh krenar që s’ke votuar dhe jo se ke votuar !!!

  • Nuk behet gazetari me mimike prej langaraqi or taj. Ik me mire futi noi pace plonci ke mhalla e dervishajve. Me pyetje as mish as peshk me leter ne dore dhe pergjigje qe fillojne me “sinqerisht” (hahaha) ty as si pastrus bodrumesh s’te qas gazetaria investigative e perendimit dhe jo me te marresh post ne radiotelevizion.

  • Gjitheshka eshte reale, pjese e jetes sot ne Planet. Rreziku i coronavirusit-19 eshte me se real, ne cdo prag apartamenti, ne cdo rruge te qytetit e sidomos te Tiranes. Ato qe po ndodhin ne Itali, Spanje, Angli, France, Belgjike e Hollande, si edhe ne shtetin qe konsiderohet me i fuqishmi ne Bote sot, ne USA, jane nje realtet disi larg, por qe ndihet shume afer…
    Mjekeaia jone, personeli mjeke-infermier, pjeserisht i edukuar qysh ne sistemin socialist, por edhe te rinjte, vertetuan keto dite e muaj, se jane profesionist te shkelqyer, pikerisht me menazhimin e situates se perballjes me coronavirusin-19. Me diturite e tyre per semundjet infektive dhe sakrificat e tyre si edhe me mbeshtetjen e plote te masave te Qeverise dhe personalisht te Edi Rames, per distancim e mbyllje brenda, per te evituar cdo infeksion kontakti, po e perballojme me mire se cdo vend tjeter, kete Pandemi te rrezikshme, te pabese dhe me nje armik te pa dukshem. Edin gjate 24 oreve e shikon kudo: ne rruge, nga njera studio ne tjetren, ne mbledhje, ne video paralajmeruese…Dhe mendon: Sa energjik! Shendet atij dhe gjithe shqiptareve kudo qe jane per te perballuar kete rrezik, i cili po nuk u luftua, munda ta lere Planetin pa njerez1

    • Bravo. Me keto na e forcove edhe me shume bindjen se llumi i renacakeve ordinere sa vjen e po trashet

    • Me degjo edhe mua,ti militanti rrogtar i Edi Rames!
      Ne si qytetare te ketij vendi nuk e duam nje kryeminister,qe bredh kudo dhe ASKUND!
      Nje kryeminister i tille eshte minimalisht i PA AFTE per te kryer detyren e tij!
      Se shteti ka qeveri dhe qeveria ka ministra,ka administrate etj!
      Pra duam nje kryeminister qe te drejtoje qeverine,te kerkoje llogariu ministrave te vet te bejne detyrat e tyre,qe edhe ata t’u kerkojne llogari vartesve te tyre e keshtu me radhe!
      Kryeministri Rama vertet do te na mbushe mendjen se jetojm,e ne kohe lufte,por jam i bindur se ai vete nuk ia ka haberin as LUFTES vete pa le me rregullave te kesaj lufte dhe menyres se si drejtohet e komandohet ushtria ne lufte!
      Ku e ka pare ky kryeminister,qe ne Luften e Dyte Boterore LIDERET e fuqive te medha te Koalicionit Boteror qe nga Stalini,Curcilli apo Rusvelti shkuan e takuan ushtaret ne frontet e luftes per t’i bindur ata qe te luftojne heroikisht?
      Kurre nuk ka ndodhur kjo gje,se ne lufte ushtaret kane lidhje dhe marrin urdhera vetem nga komandantet e tyre me te afert,si ai i skuadres apo e shumta e toges,por jo i shkalleve me lart!
      Kjo ndodh se ushtrite pergatiten qe me pare per te zhvilluar luftime nepermjet stervitjeve te ndryshme ne kushte te peraferta me luften!
      Ndersa si me tyermetin ashtu akoma me keq me coronavirusin ne shohim nje kryeminister qe bredh tere diten e tere naten kudo,por qe nuk ka bere asgje!
      Kjo per vete faktin se ky kryeminister keto bredhje duhet t’i kishte bere kohe me pare,qe nga emerimi ne detyura te njerezve te afte profesionalisht,organizatore dhe menaxhere te zote per te drejtuar dhe konbtrolluar cdo detuyre te vene nepermjet varrtesve te tyre ne terte piramiden e shtetit!
      Por kjo gje nuk ka ndodhur,se i pari vete ky kryeminister krtkon te personalizoje cdo gje,te mburret se ka bere gjera qe te tjeret as i kane patur nderment,se bota e mbeshtet,por ne fund te fundit kur erdhi PROVA E ZJARRIT,pra LUFTA,sic ia fut ai nga frika e pa aftesise se shtetit te tij privat,ai e pa krijesen e vet pa “breke”,te dorezuar para “ARMIKUT”!
      Dhe tere kete menxyre Rama tenton ta mbuloje me terror propagandistik pa vlere si askush tjeter ne bote!

  • Ne luften e metejshme kunder koronavirusit, tashme ka ardhur koha e ndertimit te HARTAVE TE perhapjes se deritanishme ne Tirane, Shkoder, Durres, Korce e Fier. Ne harten e qyteti duhet te hidhen lagjet, rruget, pallatet dhe shtepite ku eshte perhapur virusi deri tani. Kjo eshte e domosdoshme ne se duam ta kufizojme sa me shume coronavirusin dhe te shpetojme sa me shpejt. Qytetaret duhet te shikojne ku ka hyre deri tani virusi dhe te ruhen, te kujdesen per vehte dhe familjet e tyre!,

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *