Zoti Adrian Thano,
Jam nje pedagog i jashtem (ne pension ) i Fakultetit te Gjeologjise dhe te Minierave. Ju lutem, botoni kete leter te hapur, drejtuar Ministrit te Shendetesise nen emrin tim, ku ngre dy probleme jetike per shendetin e qytetareve dhe veçanerisht te pensionisteve. Per mua, jeni gazeta me e preferuar, se bashku me gazeten Tema. Ju faleminderit.
Prof. Asoc. Dr. Jorgji Hanxhari
******
Drejtuar Ministrit te Shendetesise, z.Ilir Beqja / Per dijeni: Kryeministrit te Shqiperise, z.Edi Rama
Une, qe po ju shkruaj, jam nje pensionist. Jam matur te shkruaj shume kohe me pare, por, kur degjova programin e Rilindjes, qe do t’a kthente shendetesine falas, vendosa te pres ndryshimet, sigurisht ne favorin e popullit dhe per rrjedhoje, edhe ne favor te pensionisteve, qe eshte shtresa me e diskriminuar e popullsise se Shqiperise! Por, nuk qenka e thene, qe te na qeshe buza!
Shkon te mjeku i familjes, merr rekomandim per vizite tek mjeku specialist, meqenese vuan nga nje semundje kronike. Dhe mjeku specialist shkruan ato barna, qe i vlereson si te domosdoshme per pacientin dhe diagnozen perkatese. Me kete recete kthehesh tek mjeku i familjes, i cili ka te drejte qe te leshoje receten, per te marre barnat tek farmacia.
Deri ketu jemi ne rregull, edhe pse mund te thjeshtohej procesi, per te semuret kronike, me perjashtim te rasteve kur pacienti kronik e shikon te nevojshme qe te beje nje vizite tek specialisti. Mjeku i familjes hap nje liber, te derguar per zbatim nga Ministria e Shendetesise dhe te informon se këtë ilaç qe te ka shkruajtur mjeku specialist, nuk mund t’a shkruaje per ty, mbasi ky ilaç mund t’u jepet vetem veteraneve te Luftes nacional-çlirimtare!
Ky eshte absurdi i pare qe te del perpara! Qe t’a marrin veteranet e luftes jemi plotesisht dakord, mbasi ata e kane merituar plotesisht me vepren e tyre! Por, edhe neve, qe jemi veterane te punes, me moshe mbi 70 vjeç, qe kemi punuar mbi 40 vjet – (shume prej nesh ne sektoret me te veshtire te ekonomise, si nafta, minierat, industria kimike, industria metalurgjike, apo ne sektore te tjere, po kaq te rendesishem e te veshtire te vendit) – a nuk kemi te drejte qe te trajtohemi me po ate vleresim si edhe veteranet e luftes?
Dy brezat qe kane lindur ne vitet ’30 dhe ’40 te shekullit te 20-te, tashme jane te gjithe pensioniste, burra e gra, madje po dalin ne pension edhe ata qe kane lindur ne vitet ’50. Pra, jemi te gjithe 65 vjeç e lart, deri ne mbi 90 vjeç, kush ka patur fatin te arrije ne kete moshe! Ata te brezit tim jane te gjithe mbi 73 vjeç! E cfare privilegji mund te jete, qe te marresh ilaçin, me të cilin mjeku gjykon se ti mund te jetosh edhe disa vjet te tjera?!
Perse kete te drejte ta kene vetem veteranet e luftes dhe jo ata te punes? Lufta zgjati 3 apo 4 vjet ne rastin me te mire, kur veterani iu bashkua luftes qysh ne vitin 1941, kur ende nuk luftohej. Edhe neve, veteranet e punes, e kemi filluar luften me veshtiresite e jetes, qe kur kemi lindur, mbasi lindem ne kohe lufte, provuam sistemin e trisketimit kur nuk merrje sa te nevojitej, as buke, as ushqime e as veshmbathje, por çdo gje e kishim te racionuar! Me vone, qe te mos bejme shume histori, se tashme i dimë te gjithe fazat e veshtiresive, provuam privimin e te gjitha sendeve te dores se pare, me sistemin e tollonave te viteve ’80!
Kemi provuar jeten neper konvikte dhe neper kantiere ndertimi dhe pune me veshtiresi te panumerta dhe me rreziqe natyrore dhe shoqerore qe shkonin deri tek rreziku per te perfunduar me denime ne burg, apo edhe me keq, siç ndodhi me jo pak prej nesh dhe prej shokeve dhe bashkemoshatareve tane! Besoj se te gjitheve na kujtohen valet e denimeve per sabotime te paqena, duke filluar nga veprat e para bonifikuese te mbasluftes e duke vazhduar pa nderprerje me gjoja sabotimet ne nafte e ne miniera, ne vepra industriale dhe ne bujqesi, ne ushtri e ne art e kulture…
Në tehun e asaj ‘’shpate’’ qe na rrinte mbi koke, mund te gjendej gjithseicili prej nesh. Dhe, nje pjese prej nesh, provuan edhe buken e hidhur te kurbetit ne moshe jo te pershtateshme. Pra, edhe pas vitit 1990, e deri me sot, kemi kaluar mbi 25 vjet vuajtje, luftë dhe shpresë! Sot e shohim veten te braktisur nga te gjitha qeverite e te ashtuquajturit tranzicion, te diskriminuar materialisht, me pensione mjerane qe diku dalin e diku nuk dalin per te shtyre jeten vetem me buke!
Takohemi me ish koleget e mij, te gjithe inxhiniera te respektuar te industrise se naftes, te minierave e gjeologjise qe mbajten mbi supet e tyre dikur te njoma peshen teper te rende te ekonomise. Punuan me ndergjegje dhe me vetmohim te rralle e te pakonceptueshem per brezat e sotem, sic thashe e dhe me lart, me rrezikun e denimit pa faj mbi koke, ne çdo çast! Dhe sot, i vetmi defrim, qe na ka mbetur eshte te takohemi grupe-grupe ne zona sa me afer shtepive qe te kursejme edhe parate e urbanit e te pijme nga nje kafe sa me te lire ne oret e mengjezit, kur disa lokale ‘’humane’’ e kane cmimin 50 leke, duke grumbulluar qindarkat qe kane mbetur neper xhepa!
Dhe, kjo jo çdo dite, sepse ne 30 ditet e muajit, duhet te harxhosh mbi 1500 leke te reja, qe do t’i heqesh nga buka! Ata, me te ‘’kamurit’’, pas kafese, here pas here, kane privilegjin qe te shkojne edhe ne ndonje… sall bilardoje! Ky, i nderuar Minister eshte i vetmi argetim i brezit tim te pensionisteve, qe nuk patem fatin te lindim me shpejt e te mund te ishim sot veterane te luftes, qe te na jepej mundesia te merrnim ate ilaç qe e gjykon si me te mirin per diagnozen, mjeku specialist!
Pra, siç thame, ilaçin e pare, ate qe konsiderohet si me i mire per te te mbajtur gjalle edhe ca kohe, nuk ke te drejte ta marresh! Por, nëse ka te rrjeshtuara disa ilaçe me poshte, qe, sic mund te kuptohet lehte, cilesia vjen duke u ulur, ti nuk ke te drejte te marresh as te dytin e as te tretin apo te katertin, nëse lista eshte e gjate, por të jepet e drejta te marresh ilacin e fundit! I cili i takon cilesise me te keqe, qe ne gjuhen e rendomte, edhe mjeket nen zë e quajne pleh!
Sipas rregullit te Ministrise se Shendetesise, i nderuar Minister, te sanksionuar tek libri me listat e ilaçeve, sipas kategorive te semundjeve, nëse mbas gjashte apo dymbedhjete muajsh nuk te jep rezultate ilaçi qe more sipas rregullit, te jepet e drejta qe mjeku i familjes te ngjitet nje shkalle me lart, tek ilaci i parafundit, i cili eshte nje pleh pak me i fisme se i mëparshmi! Dhe kjo do te ndodhe nëse do te kesh fatin t’i rezistosh semundjes se pakuruar gjate gjithe periudhes qe kaloi dhe nuk ke ikur me te shumtit ne Sharre apo ne Tufine!
Keshtu vazhdohet perseri per nje periudhe nga 6 deri ne 12 muaj, deri sa te te jepet e drejta per t’u ngjitur nje shkalle me lart ne listen tuaj, i nderuar Minister, gjithmone nëse do te kesh patur fatin te mbijetosh pa ilaçin e duhur! Dhe, siç mund te kuptohet lehtesisht, duhet te kalojne disa 6 mujore dhe vjet, derisa te kesh arritur tek ilaçi i dyte, sipas rradhes nga kreu i listes, nëse do te kesh mbetur gjalle!
Por, ama atë ilaçin e veteranit te luftes, jo, nuk e arrin dot!
I nderuar Minister! A mund te me thoni se ne cilin vend te botes e keni marre kete eksperience, per te bere selektivitet nga zyrat, per te mbajtur gjalle edhe ca vjet nje brez, qe sakrifikoi jeten, duke punuar ‘’ku kishte nevoje atdheu’’?! Kjo eshte nje tallje cinike me tere kete brez, qe pati fatin e keq te pensionohet ne kete fare tranzicioni te pafund e te pashpirt, ku nje pjese te mire te pensionit mjeran e harxhon per ilaçet, qe shteti gjoja ia jep falas!
Meqe libri juaj burokratik nuk ia jep ilaçin qe i shkruan doktori, detyrohet ta bleje, duke harxhuar pensionin qe nuk del as per buke, ose duke u hyre ne pjese femijëve, kush ka fatin t’i kete ne pune!
Ky eshte nje turp per çdo qeveri qe ka kaluar në keta 25 vjet, mbasi ju vertetë qe e keni gjetur kete situate, por keni premtuar qe do ta ndreqnit! Dhe ndreqja nuk behet duke vazhduar me ilaçe te prodhuara ne vendet me te prapambetura se neve, apo duke blere ilaçet me te lira e disa here edhe me afat skadence te tejkaluar e te korrigjuar, ne menyre qe te ulen gjoja çmimet e ilaçeve, te cilat nuk japin asnje efekt!
Dhe, sigurisht, qe pothuajse te gjithe ne, pensionistet, vuajme nga me shume se nje diagnozë. Konkretisht, une vuaj nga hipertensioni, aritmia e zemres, diabeti, tiroidja, tensioni i syrit dhe shqetesimet e prostates nga mosha! Shume nga ish-koleget e mi kane edhe me shume diagnoza se une!
Zoti Minister! Ne rast se nuk e njihni kete situate, ju lutem, hetoni dhe zhbejeni ate liber te hartuar nga zyrat, nga ata qe nuk kane haber se çfare ndodh me njerezit qe e pesojne ne kurrizin e tyre padijen apo cinizmin qe mbart ky lloj libri i ligjeruar nga Ministria juaj!
Lejojini mjeket qe t’i japin pacientit ate ilaç qe e gjykon ai te arsyeshme se i ben efekt! Dhe, per te shmangur korrupsionin, qe mund te behet, ne çdo rast, ju, si qeveri, i keni te gjitha mjetet dhe hallkat e nevojshme, vetem se duhet qe gjithseicili te beje detyren e vet, perfshi edhe juve, drejtuesit e Ministrise!
Nje problem tjeter, me te cilin hasemi, jo vetem ne pensionistet, por te gjithe pacientet e Shqiperise, eshte ai i analizave te ndryshme, qe jane te nevojeshme qe te kryhen, here pas here. Neper entet shteterore, nuk mund te besh te gjitha analizat e gjakut, te urines apo analiza specifike, qe i duhen mjekut per te ndjekur gjendjen e pacientit, duke u detyruar qe te drejtohesh tek laboratoret private, qe jane te paperballueshme per ne, pensionistet!
Sa per ilustrim, te ben kolesterolin e pergjithshem, pa te bere LDL dhe HDL, nuk ben dot analizen e PSA ne gjak qe eshte e domosdoshme per moshat mbi 60 vjec per kontrollin e prostates, çdo 6 muaj deri ne nje vit, apo analizen per treguesit e tiroides (TSH,T3,T4) e shume e shume analiza te tjera te domosdoshme. A e dini se sa leke duhen qe te besh vetem nje analize te tille? Perse te mos na i garantoje shteti, te pakten pensionisteve dhe femijëve?
E di qe ju keni programe dhe do te me thoni – nëse do te denjoni te me jepni nje pergjigje – se te gjitha nuk behen menjehere, mbasi ju jeni votuar per t’i bere ndryshimet ne 4 vjet! Duke rene dakord, ne pergjithesi me kete, nuk mund te mos kembengul qe problem i asaj liste famekeqe e atij libri çnjerezor, duhet zgjidhur urgjentisht nje ore e me pare dhe kjo eshte plotesisht e mundshme, per te hequr nje njolle, qe edhe pse ju e keni trasheguar nga paraardhesit, vazhdimi i punes me ate ju ben po kaq fajtorë edhe juve qe e mbani ende.
I nderuar Minister! Nëse do te jetonte ende babai juaj, i respektuari Prof.Hamit Beqja dhe do t’i jepnit te lexonte kete leter, me siguri qe do te te fliste ashper, si dikur kur ishe femije dhe beje ndonje gabim te rende! E them kete, mbasi ai mbase nuk e ka perjetuar kete situate si ne, sepse ka patur fatin (e mire apo te keq, kete nuk e them dot!) qe te linde para brezit tim dhe mund te kete marre pjese ne lufte, e per rrjedhoje ka patur fatin per te gezuar te drejten e ilaçit te pare ne liste!
Dhe, per te qene serioze deri ne fund, ju lutem edhe nje here, ne emer te te gjithe fakir-fukarenjve pensioniste, hiqeni ate rregull poshterues te listave te ilaçeve prioritare, që nuk besoj se ekziston ne asnje vend te botes, perfshi edhe ate qe e quanim dikur ‘’bote e trete’’ dhe u vini detyre laboratoreve te Qendrave Shendetesore qe te marrin masa per te bere gradualisht (por jo ne kalendat greke) te gjitha analizat e domosdoshme, te cilat mjeket i dine me se miri!
Kam besim se do t’i merrni seriozisht keto qe ju shkruajta, mbasi kane te bejne me jeten e brezave qe kane dhene nje kontribut te madh per kete vend, por, qe ne perputhje me ligjin e jetes, tashme jane ne fazen permbyllese te saj! Ju keni ne dore qe te ndihmoni, per t’ua lehtesuar kete jete te varfer, ne menyre qe te mund te shtyjne edhe ca vjet te tjera!
Me respekt per postin qe keni dhe me shprese se do jepni zgjidhje te shpejte,
Prof.Asoc.Dr.Jorgji Hanxhari
ish inxhinier ne kantieret e naftes dhe ish pedagog ne Fakultetin e Gjeologjise e te Minierave.
Tirane, më 27.02.2016

Ke shkruar o njeri i nderuar.
Po kujt ti shkruash djalit te mikut te Mugoshes.
Persa lexova, praktika me ngushlloi qe te hiqet fare mjeku i famijes.Asht komplet e kot qe ky mjek te na degdisin tek specialisti.Mbasi pacienti nuk mund te mjekohet me ilaqet qe porosit mjeku specialist.
Ketu jasht shqiperise ne emigracion mjeku i familjes kontrollon cdo 6 muaj gjendjen shendetesore te pacienteve.Perjashto rastet kur pergjigjet urgjentishte pacientit ne raste ankimi.Mjeku asht i detyruem te zbatoj cdo porosi qe jep specialisti.Ne te kundert cfare rendesie do kete shkuarja tek specialisti.
Ose mjeku i familijes duhet te porsisin cdo specialist qe te mos japin ilaqet e veteranve te luftes pacienteve veteran pune.Ato te luftes jane me njerez se njerzit jo veteran.Asht njisoj sikur te ishte po qe nuk ka ndodhur qe femija i kulakut te mos mjekohet me ilaqet si gjithe te tjeret.
Ose ose te ndahet shendetesia e veteranve te luftes vec me veteranet e jetes vec.
Ne se ka nje liste te tille qe u jep ilace me te mira veteraneve te LANC-it,ndersa te tjereve u jepen “GELQERE” pa vlere,KY ESHTE NJE KRIM SI I NAZISTEVE HITLERIANE NE KAMPET E SHFAROSJES SI AUSHVIC etj”!!!
Shkrim me vend dhe me nerv. Por fatkeqesisht Ilir Hamit Beqja se can trapin as per programin e rilindjes as per shendetesine.Ai e di mire qe nuk mund te jete ne ate detyre me shume se 4 vjet, ndaj ka shfrytezuar te mirat e kolltukut qe ngroh,per vitet qe do vijne.Ai e di mire perse e kam fjalen.Ai me njeh mire ashtu sic une e njoh me rrenje e dhemballe deri ne skutat me te erreta te ligesise se shpirtit te tij. Medioker deri ne neveri.
PRIT GOMAR TE MBIJE BAR!
Prit o gomar te mbije bar nga cuni i Hamit Beqjes me ilacet badiava dhe shendetesine e tij falas alla Enveriste qe do te furnizohej me leka nga taksa famoze progresive, e cila e frymezoi Edi Ramen te shikonte ne gjumin e nates Rilindjen Enveriste te Kohes se Qepes duke dekoruar Nexhmijen me viton dhe kriminelin Aranit Cela me dekorata trimerie dhe duke u leshuar pensione shtese si veterane te Enverit.
prandaj edhe te themi o profesori fatkeq i Kohes se Qepes te Enver Hoxhes:
PRIT GOMAR TE MBIJE BAR!
sepse:
PREMTIMET E CUNIT TE HAMIT BEQES JANE NJESOJ SI PREMTIMET E EDI RAMES PER NDESHKIMIN E SALIUT DHE BANDES SE TIJ PLOT ME FULLANE KUSARE NGA PAS.
Shume drejt por te ishte nje shkrim me i shkurter pasi ministri nuk ka kohe kaq gjate.
Ilir Hamdi Byqja
pergjigjet
VDIS ! PO PO ,TE KISHE VDEKUR !
Veteranet kane vdekur ,prandaj e kemi lene ate liste per ata ,sepse nuk e merr dot askush
dhe per Byqen e madh ,me duket se nuk ka ngordhur
ka qene profesor i nderuar e quanin “miku i grave ”
se di qe na paska lene ,deri para pak muajsh rezultonte akoma ne bordero te shtetit ,antar i bordit …90 vjec
gjithe jeten ne biro ngeli qelbesira
prandaj ti shok ,prof dok ,as, socialist , specialist ,naftetar , e di une me cfare ,
mos e humb kohen kot me keto flleterrufete ,kemi ardhur ne krye te bejme nje dor lek dhe jo te merremi me prostatat tuaja .Ju voten keni ne dore ,mesou ta perdoresh , se nga keto shkresa prej reaksionari ,nuk tutet hic partia
Pa respekt per traktin tuaj
Ilir Hamut Byqja !
Nga kjo leter qe kullon gjak, del qarte drama e madhe e shoqerise shqiptare dhe e ardhmja e zymte e saj.
Me arithmetike te thjeshte del se, nje person qe eshte sot 86 vjec, ne vitin 1943 ka qene 13 vjec.
I del qe ky 13 vjecari ka bere ne vitet e luftes, fundi i vitit 1943-Tetor- Nentor 1944 “beteja heroike” kunder “armiqve te jashtem dhe te brendshem”?!
Shume nga keto “heroizma” pranohen apriori, vetem nga fjalet e tyre apo “komisareve” te tyre dhe jane marre te mirqena, si shume “beteja” te tjera kunder “armiqve te jashtem dhe te brendshem”.
Kjo kategori e ketyre 13 vjecareve kane qene mbi 99% analfabete dhe 100% kane punuar ne organet e diktatures se proletaratiati: ministrine e brendeshme (kampet e shfarosjes ne mase, sigurimin e shtetit) apo ministrine e mbrojtjes, komitetet e partive, organizatat pa fund te grave, sindikateve e paraziteve te tjere, me nivel intelektual afer 1-2%.
Kete pune e kane bere me sukses1944-1992, rralle ndonje mund dhe ti jet futur librave.
Pra, per keta punonin te dhjetra mijra te denuarit politike te ketyre kampeve per nxjerrjen e mineraleve dhe fermave bujqesore e kooperativistat barkthare, qe mbijetesen e nxirrnin vetem permes vjedhjeve naten te ndonje kokerr ulliri apo misri a domatetje.
Njerzit si Profesor Hanxhari, sakrifikuan shume te arsimoheshin, sakrifikuan shume te kalonin klaset ne fakultete te veshtira, nene friken e survejimeve dhe eleminimit te tyre dhe familjes se tyre nga rregjimi komunist gjat punes. Dhe shembujt e asgjesimit qe na Maliqi deri tek Nafta jane me qindra e qindra.
Tashti, kesaj kategorie intelektuale, shume te paket, i mohohen dhe ilacet jetike dhe shtyhen dejt vdekjes me shpejtesi.
Del pyetja,kush do mbetet ne kete bote kaq komplekse e te veshtire, qe ta shpjere ate vend perpara?
Mendoj se “veteranet” nuk mund ta bejne dot kete pune dhe ka nevoje edhe per profesore si Hanxhari e intelektuale me kontribute qe ti shpetoje asgjesimit te plote.
Shteti dhet ta kete te qarte se asnje inxhinjer qe ka punuar ne nafte apo gjeologji e minjera ne bote ka marre ne muaj nga 4 mije ne 10 mije dollare ne muaj.
Pra ketyre mjeraneve ju eshte vjedhur haku dhe djersa e gjaku i tyre ne favor te 2/3 parazite.
I nderuar qofsh perhere inxhenier Jorgji. Te gjitha qe shkruan Jane mese te verterà, duhet urgjent nderhyrjene keto problemi qe trajtoni.
I nderuar prof.asoc.dr Jorgji,problemi qe shtron eshte me te vertete problem akut per te semurin por njekohesisht edhe per pacientet e tjere qe nuk kane mundesine e blerjes se Barnave!Ndoshta ty z.Jorgji perendia te ka dhene nje shanc mbiemrin qe mund ta perforesh e perse jo edhe ndoshta keta lepuj te dale po nga stani i uqerve qe lame pas me 23 Qershor 13 mund te treben e per rrjedhoje te te japin mundesi ne lehtesimin e blerjes se ketyre ilaçeve.Dikur ne prishjen e sistemit qe lame pas e qe ti paskerke shpetuar pa bere burg(a thua se te gjithe benin burg ne ate kohe,nejse ta fal naivitet profesori)ne byrone poitike ishin disa drejtues qe u ishte bere qafa si qafe deri sa edhe qarullonin barcoleta per ta nga me te ndryshmet ,kuptohet te merituara!Tani qafe derret jane shtuar fale horrmoneve te rritjes se tyre nga qe fabrika qe i prodhoi e ua solli ne fakt per kafshet,por pangopesia i beri ata t’i perdorin per vehte e tyre!Tashme keta qe drejtojne ne pas 90 jane kthyer ne derra qe hane e mendojne vetem per vehten e tyre e familjet e tyre.derri kur nuk mund te kete humanizem siç edhe pretendoni Ju!Ndrshimi i tyre nga ato kafshe eshte sepse keta jane derra qe qendrojne ne kembe e mbajne kollare per tu dukur si njerez ,e kur u afrohesh afer frymemarrjen e kane njelloj si derrat e te menduarin gjithashtu!
Po ti verifikosh veteranet e luftes me certifikate lindje shumica e tyre gjate luftes kane qene tre deri ne pese vjec.Po ne shqiperi nuk gjykohen fallsifikatoret.
Me keto shifra nqs ushtria ncl kish 70.000 vete dhe tani rrojne 10%e tyre del. se jetgjatesia rritet kur lufton.
Kam mendimin se me shume se gjysma e ketyre veteraneve mashtrojne me pjesmarjen ne lufte por ama gezojne benefitet
Po te kishte njohur te atin, sherbyesin e zellshem te regjimit Hamit Beqja, nuk duhej te ishe cuditur se perse i biri ka dale i kesisoj kallep hajduti dhe te babezituri per tu pasuruar.
BLACK SWAN…..pak me respekt zoteri. Nuk ke pse ndyn nje emer te madh qe nuk te pergjigjet me ….. Pastaj fjalori…si nje , me falni , rrugace !
ashtu jam ,
nje rrugace , nje goje e piste ,vetem ajo me ka ngelur
vetem goja dhe syte per te qare me kane ngelur
ilacet mi vjedh Byqja , punesimin Liza e LSI , dinjitetin Joleza e kokaines qe nuk di ku fle e ku zgjuhet po ministre do behet ,sidoqofte dr ne tatime e ka te sigurt
rrugace jam ,kurve po deshe ti ,sepse kurvat e kohes time kane qene te ndershme , nje laker ne koperative merrnin , nje domate qe te hanin nje cope buk thate
jo per te shperdoruar ,nuk na edukuan te vidhnim nje Shqiperi te gjithe , as me lista te pista nuk na edukuan
kulak kam qene gjithe jeten ,tani ilacet gjyshja ime nuk i merr dot ,veterane ka qene ,qe i rafte plasja me gjithe luften ,pastaj u be armik …Hamuti se vizitonte ,ishte armik ,ka qene miku i grave po jo i grave armike
as sot i biri nuk me jep ilacet ,hem ,cfare ilacesh
FARMAK SERB ,MOLDAV ,INDIAN
as ate nuk ma jep ….eshte me liste !!!!!!!!!
Rrugace jam ,dhe rrugace do vdes
nuk dua dekorata te ndyra me gjak njerzish , nuk dua djale minister ,felliqesire ,hajdut ,vrases veteranesh e puntoresh qe 72 vjet jetuan me buk e nje domate te vjedhur ,me nje pale pantallona doku dhe as FARMAK nuk kane .
po ti po kujton se po me plas …mendja mua se nuk eshte me ai ?? po pse cfare lane pas ata qe mos ti shaj nje “rrugace” si une ?? mos me dhane mundesine te kurohesha ,te studioja , te pija ilacet pa liste ???
mos me dhane ndonje mundesi te jetoja si Njeri ne vendin tim ,mos te rriteshin vetem Byqe , Topallet ,Bushatet , Blushet e sa rrospi jane ???
ku studiojne femijet e asaj buqes tjeter te arsimit ??
ku i ka rrampollet Byqja i Byqes se madh ???
Binjaku ,
mos me caj me kaptinen me moralin e ju rrospive qe keni ngelur si kufoma te pakalllura ne sherbim te Byqeve te radhes ,se do te ze dhe te jatin e Hamutit e gjithe sojin medioker prej spiunash servile qe kane qene dhe vazhdojne te jene turpi i nje vendi te gjithe !
O sorre e qelbur!
Dukesh se ke marre fund nga trute e kokes!
Llogjika jote eshte shkaterruar dhe ky eshte puna me e sakte qe ka bere SOCIALIZMI per rracen tende te poshter qe ju denoi me plumbin pas koke,varje ne litar,internime,burgosje,pa shkolle te larte,pa poste te mira,te perndjekur e spiunuar tere jeten etj dhe tani per 25 vjet flisni me veten,po vrisni njeri tjetrein,por beni incest me pjestaret e famoljeve tuaja,se keshtu jeni mesuar ne internime!
Shkurt:Ti dhe rraca jote nuk jeni me njerez,por kafshe!
Me kete ju paguat te gjithe krimet qe te paret tuaj bene ndaj popullit shqiptar si spiune dhe sherbetore ne sherbim te pushtuesve turq,qe pewr kete pune i shperbleu me toka,ofiqe,florinj etj,sa qe sot thoni se jemi pronare,se e keni blere token,bregdetin me florinj etj!
Ku i gjetet florinjte ju,kelyshet e bashkepuntoreve me tre gjithe pushtuesit???
Pse 95% e popullit ishte FUKARA e pa prona,por vetem ju???
Ja pra,qe e keni patur pak denimin e SOCIALIZMIT dhe mos na u hiqni sot si te persekutuar!
Ju nuk jeni te persekutuar,por KRIMINELE,HAJDUTE dhe spiune te te huajve!
merr dhe veglat e rrojes ti me gjithe socializmin dhe he
beni ndonje pune te hajrit
qe mburresh me faktin e plumbit pas koke ben sh mire se i nxjerr meritat klases tende ,ne u beme me shkolle ,me prone ,jashte shtetit 89%
duke qare me shume jeni ju ish kllasa puntore e dalluar dhe ish zboristet ,kapteret qe ngriten bunkere ,kane 25 vjet qe as pension su japin dhe mire jua bejne
jo jo ,nuk jemi te persekutuar aspak ,e kemi thjesht hoby tu tregojme sa te squt jeni ,per cfare punuat gjithe jeten dhe cfare po ju gjen nga bijte qe keni rrit
hajt te fala Byqes dhe Hamutit ,Kristaqit dhe Sules ….
lum si ju per keta kopile !!!
Ka ardhur koha te QANI o kafshe prehistorike te Partise se Punes dhe jo te QESHNI me viktimat tuaja,
sepse:
O Dinosaure te Enverit do t’ju presim KOQET po te vazhdoni te QESHNI nga gjirizet e haleve ku jeni fshehur duke i u lutur Perendimit per ndonje AZIL emigranti.
O inxhinier nuk mund te nehet gjithcka falas or mik.Ne tere boten keshtu eshte.
Eh more Hanxhar… DELETED
Profesor i nderuar,
Me deshire te madhe them se edhe juve ju takojne ilacet falas, si veteraneve te luftes.
Pr duke lexuar letren tuaj, vrej nje xhelozi te madhe, pse veteranet e luftes marrin ilace falas dhe juv e jo, ne vend qe te kerkonit me ngulm qe edhe ju te trajtoheshit ne kete menyre, aq me keq qe aludoni, se mbas luftes, keta veterane paskan dredhur zinxhiret, ndersa ju mbaruat shkolla dhe sherbyet me “koke ne torbe” prej sistemit. Kjo eshte e papranueshme per nje njeri me titull profesor, qe ne ndonje rast tregohet edhe cinik ne qenien e tij. Edhe i nderuari Hamit Beqja, po te mos ishte ne nje profesion me karakter shoqeror, dhe te ishte inxhinier gjeollog apo metalurg ose ndertimi, po ashtu si edhe ne te tjeret do te sherbente atje ku ishte nevoja e profesionit te tij. Keni shkaketuar nje alergji te panevojeshme per njerzit e nderuar, qe kane sherbyer po ashtu si ti, dukesh qe je i mbarsur me mllefe si duket nga e kaluara, e cila ka qene e njejte per te gjithe, dhe shfryn kunder nje njeriu te nderuar qe i ka dhene aq shume sistemit pedagogjik shqiptar.
Por mendoj qe ate liber nuk e ka shkruar e firmosur Ilir Beqja, por paraardhesit e tij dhe ketij t’i kerkoni te ndreqe gabimin e te tjereve dhe jo t’i kujktoni babain e tij, qe besoj edhe ai si ju do trajtohej.
Mund te ishit me i moderuar ne adresimet familjare dhe ndaj veteraneve, per te cilet duhet te keni respekt, nese nuk jeni ndonje pasardhes i bashkepunetoreve te ballit apo pushtuesve te v endit.
Naftalin nuk e di ke quan bote ti, ne vendet skandinave besoj se ato hyne ne kete bote, dhe inxhinjeri nuk po kerkon te gjitha falas, po meqenese pasardhesi i spiunut e servilit ne keto caste ka futur turinjte e vjedh nga mundi i inxhinjerit ne rini dhe nuk i jep pensjonin qe i takon te pakten ti siguroje ilacet se gje tjeter nuk kane lene pa futur neper xhepa pasardhesit e nomenklatures se diktatures, shihe pak gjithe kabinetin dhe drejtorat si dhe trupin dipllomatik dhe do shohesh te gjithe jane pasardhes te NOMEKLATURES. Uroj ky popull te kete mbajtur arme te fshehura nga 97 se do ti duhen, vetem me to mund te marre ate qe i takon.
Jorgji Hanxharit.
Ore Jorgji – po me Hanxhar ne dore Ti, tere jeten tende? Te pyes keshtu sepse Ti ne fakt e ngre drejt problemin, po pergjigjen ose me sakte argumentin e gjen gabim. Dhe besoj, padashje, se kete gjetje te gabuar nuk e ke bere paqellim. Pra, e ke bere me ligesi. Pse e ke bere me ligesi? Sepse meresh me veteranet e Luftes Dyte Boterore. Pra meresh me ate grupim social, politik, ekonomik te cilit Demokracia i ka punuar Qindin. Dhe Ti tani i punon 101-ishin. Nuk po zgjetem me. Megjithate nuk mund te rri pa shtuar se: Ti me kete Leter tregon indikrekt se je njeri me ndergjegje te qelbur. Te qelbur sepse, ne vend qe te gjesh thelbin njohes te problemit, qe eshte KORUPSINI, dhe ta demaskosh ate – KORUPSIONIN e sistemit ose sistemin e Korupsionit – meresh me veteranet. Pra merresh me viktimat e viktimizuara prej 25 vitesh nga sistemi i degjeneruar politik qeverises shqiptar, jo nga Kapitalizmi Perendimor ku veteranet nderohen shume, dhe ku politikat sociale mbarepopullore jane ne rend te pare te politikave ekonomike, etj.
Ti JORGJI perfaqeson ajken e intelektualeve te qelbur shqiptare, te atij grupimi – i cili prej 74 vitesh po e shkaterron sistematkisht kete vend, shtet, popull, komb. Ne cfare menyre po e shkaterron? Duke gjetur si zgjidhje te problemeve “kapjen e veshi te majte me doren e djathte”, ose anasjelltas. Boll o zoterinj Zagarre hipokrite qe prej 74 vitesh e keni perdorur Shqiperine si lopa; pra qe vetem ia keni mare dhe shijuar qumeshtin, lekuren, mishin dhe si shperblim i keni dhene pakenaqesine tuaj malinje, pakufi. Turp. Behuni burra vetem nje here, dhe e thoni drejt e cope ate qe e mendoni. Sakrifikoni per te justifikuar te pakten, per sy e faqe, titullin Prof.Dr. Mos ki frike se nuk te vret njeri po te thuash te verteten. Jo se i dhimbsesh. Po sepse te thuash sot ne Shqiperi te verteten, perben nje prove, jep nje prove se ne Shqiperi ka demokraci, dhe kjo prove iu sherben shtetareve qe te maskojne poshtersite, tradhetite, korupsionin e tyre para Botes.
E ke bere si Lopa – Profesor – e ngrite drejt problemin, po e argumentove me shkelma.
No “…slow down”. Welcome dear reader, only.
O censura,
Mos e “vononi” shperfaqjen e komenteve.
Shtoni organiken, 300mije leke rroge = nje /nate/ ode Hoteli,dhe me kete rast i beni nder nje pabukesi.
nuk dua te ofendoj komentuesin dhe sidomos zotin Jorgji Hanxhari.
Kush e ka jetuar kohen e xhaxhi te dashur “diktator” ndjen dobicllekun e ketij sistemi monster qe eshte instaluar ne shqiperi.
Brezi i Jorgjit qe ka pare mjeksine e sistemit popullor (rregjimi komunist si thone enverofaget) kane nje nostalgji te madhe se ai xhaxhi sidomos per femijet dhe pensionistet i kepuste bolet mjekeve.
Ajo qe bie ne sy pwer keq eshte se zoteria i jep rendesi detajeve teknike dhe me kete mundohet tja fuse Beqos dhe Rames.
Sa sundoi monarko-fashsiti berishe qe dhe pse ishte doktorr i kiu nonen shendetsise ..keto profesorat si jorgji nuk i ndegjuam nje here..sa erdhi Rama filluan sulmin..
Me ngadale professor ass..se edhe ne Amerike ka 6 vjet presidenti Obama qe po mundohet te rregulloje ca anomali (obamacare) dhe e bojkotojne republikanet..prandaj mos kerko shume nga Beqot e Rames se nuk kane fuqine e Obames.dhe te shtetit te tij powerfull.
Ju doni socjalizem nga mesi rripit e poshte dhe kapitalizem nga mesi e lart…ose sic tha nje njeri i mencur..ishim mire kur ishim keq..pensionst ishe si puna juaj…por e thonte i shkreti deri sa vdiq..kemi vrare veten me duart tona pas 1992
KY JORGJI I KUJT ORGANIZATE BAZE ESHTE,
DI NJERI GJE?/?!!!
@Arben
Nuk di te te them se ne c’organizate ka bere pjese Jorgji por te them me siguri se “hanxharin” e ka perdorur fort. Gojet e qoftelargut ne Fakultetin e Gjeologjise thoshin se hanxharit te Jorgjit nuj i shpetoi dot as pastruesja e Fakultetit. Tani qe topet ja bloi prostati kerkon ilacet falas.
Ky “romeo” qenka shpifes nga ata te keshillit qemoti.
Po mire, nese ia ka mbeshtjelle pastruses, cfare te bloi ty o trap? E car na duhet neve?
O te shpelafte muti shalet ty ere!
Ik shiko nga nanje vrime celesi edhe jepi dores
Arben, te paska prek ne tela ty letra e Jorgjit. Ai qan hallin, ndersa ti tall bythen dhe deshiron qe njerezit mos ta lexojne te verteten qe shkruan ai.
Ti me siguri je nga servilat qe i ben qejfin Beqes “o sa mire po punon zotni Minister”.
Edhe ne qafe po te te hypi Beqja, prape do merresh me thashetheme e jo me kurrizin tend.
O qorr, merru me hallin e njeriut e jo me njeriun.
Skllav e bir skllavi!
Shqetesim me vend. Do te theksoj se jane te gjitha mundesite per berjen e analizave te cilat plotesojne kontrollet mjeksore dhe ndihmojne mjeket specialiste per te konkluduar drejt mbi semundjet qe prekin moshat mbi 60 vjec.
Le te shpresojme se fjalet e shkruara do te lexohen dhe vleresohen nga Edi Rama dhe Ilir Beqja.
Ne vend te hyrjes:
I nderuar professor nuk e kuptoj pse ngaterrohesh me babane e ministrit dhe thua sikur te ishte gjalle..Qe te kerkosh llogari ne menyre te tille jeni ju njerzit e naftes,kromit bakrit dhe hidrocentraleve te jepni llogari:
PSE I NDERUAR PROFESOR SHITET THESARET E KOMBIT ?!
KU ISHTE TI PROFESOR KUR NAFTA,KROMI BAKRI I JANE SHITUR MAFJES NDERKOMBETARE ME KOLLARE QE NUK DIHET KUSH ESHTE BOSSI PASI JANE REGJISTRUAR NE KOMPANITE OFF SHORE NE ISHUJT CAYMAN
Ishujt Cayman janë një zonë “offshore”. Nëse regjistron kompaninë tënde atje, ke shumë privilegje, sidomos nëse kërkon dhe privilegjin për të pasur një biznes por pa të dalë emri gjëkundi.
Zonat “offshore”, të njohura si parajsa fiskale, të japin mundësi që atje të regjistrosh kompani.
Kompanitë regjistrohen nëpërmjet disa zyrave juridike të specializuara, këtyre zyrave ligji vendas u jep atributin për të përfaqësuar në çdo rast dhe rrethanë klientin duke mos qenë asnjëherë të detyruara që klientit (pronarit të vërtetë të firmës) t’i ekspozojnë emrin.
Nga momenti kur zyra hyn në lojë dhe kryen regjistrimin, pronari i vërtetë futet pas kuintave dhe nuk figuron më askund. Anonimat i garantuar.
Por nëse në Ishujt Kajman, gjithkush është i lirë të shkojë dhe të regjistrojë kompaninë e tij, pyetja që vlen në rastin konkret është se si qeveritë shqiptare janë ndjerë komode duke negociuar marrëveshje të rëndësishme dhe më pas duke u dhënë koncesione dhe pasuri të rëndësishme disa anonimëve?
Si mundet që palë të interesuara, korporata, vijnë këtu tek ne, kërkojnë të negociojnë marrjen me koncesion të pasurive strategjike, arrijnë ti marrin por fytyrën s’duan ta tregojnë?
Pse nuk duan? Ç’farë problemi mund të kenë, nëse shfaqen? Si arrijnë t’i sigurojnë këto pasuri dhe koncesione strategjike duke mbetur anonimë?
Ku e gjejnë gjithë këtë forcë për të negociuar dhe për të fituar kontrata në pozita anonimati me shtetin shqiptar?
Kompania Bankers Petroleum deklaron çdo vit që ende nuk po rikuperon Kostot Hidrokarbure në Shqipëri, ndaj (sipas kontratës) nuk duhet të paguajë taksa.
Por në mënyrë paradoksale, ndërsa Bankers mbetet përvit “e varfër” nënkontraktorët e saj shtojnë çdo vit fitimet në shifra marramendëse.deri qindra miljonë dollarë në vit
6 nga kontraktorët e Bankers Petroleum janë në listën e 25 kompanive me fitimet më të mëdha në Shqipëri, ndërsa vetë Bankers është kompania me xhiron më të madhe.
Nënkontraktorët e Bankers kanë norma fitimi bruto në vlerat 61% apo 43%, një normë fitimi kjo tepër e lartë për tregun ku operojnë.
Edhe deklarata e Bankers Petroleum se i kanë paguar shtetit shqiptar 550 milionë USD taksa është e pasaktë dhe e fryrë qëllimisht.
“Taksa” e vetme që ka paguar Bankers Petroleum në Shqipëri është Renta Minerare dhe Sigurimet Shoqërore dhe Shëndetësore të punonjësve.
Renta Minerare është paguar në masën 10%. TVSH që ka paguar kompania i është rimbursuar nga shteti shqiptar.
Ndërkohë që Bankers llogarit si taksa edhe Tatimin mbi të Ardhurat Personale (TAP) ose sigurimet, të cilat i paguajnë punonjësit nga paga e tyre.
PER BAKRIN
Ashtu siç ka ngjarë me industrinë e kromit, edhe në bakër, kompanitë e huaja i janë avitur “pjesës së luanit” të fitimit, pa pyetur për investimet e detyrueshme së paku sipas kontratave të nënshkruara që me marrjen e koncesionit. Le të marrim vetëm rastin e kompanisë që shfrytëzon trupin minerar të Munellës nga pjesa e Pukës. Dihet se në thelb, marrëveshja koncesionare parashikonte dhënien e dhjetë objekteve me koncesion për një periudhë 30-vjeçare. Por me përjashtim të fabrikës së Pasurimit të Bakrit në Fushë Arrëz dhe natyrisht të vetë minierës Munellë, askund nuk është vënë dorë. Gjithçka në këto objekte është shkatërruar. Si rregull, pas 30 vjetësh, në bazë të koncesionit të firmës përkatëse, shteti shqiptar do të trashëgonte të gjitha investimet e kryera dhe të gjithë linjën e ringritur prodhuese në objektet e menaxhuara nga kjo firmë. Por ja që realiteti flet ndryshe!
Kështu ka gjasa të ndodhë dhe me vendburimet e tjera, ku bakri shqiptar, ashtu si dhe kromi që menaxhohet më së shumti, të artikuluara në media dhe nga sindikatat si “grupe mafioze”, shkon tej detit pa u përpunuar në vend dhe me ndikim minimal në dobi të shqiptarëve.
Bakri shqiptar, ashtu si dhe kromi që menaxhohet më së shumti, të artikuluara në media dhe nga sindikatat si “grupe mafioze”, shkon tej detit pa u përpunuar në vend dhe me ndikim minimal në dobi të shqiptarëve
Shkatërrimi i konvejerit përpunues që la pa punë 12 mijë persona
Është diçka interesante të shohësh se kompanitë e huaja të bakrit, asnjëherë nuk e kanë zbatuar marrëveshjen kontraktore koncesionare, edhe pse ka qenë gjithnjë e gjymtuar sa i përket interesave të shqiptarëve në përgjithësi. Ato kanë investuar kryesisht në vendin e shfrytëzimit, për t’i rrjepur trupat minerale sa më shpejt dhe me sa më pak shpenzime, por pa menduar për konvejerin përpunues, siç e ka pasur dikur kjo industri në vendin tonë. Kësisoj janë zhdukur fabrikat pasuruese, metalurgjia, uzinat përpunuese e deri tek uzina e prodhimit të telave të bakrit apo produkteve të tjera.
“Rubiku, krenaria e industrisë shqiptare, aty ku prodhohej bakri i pasur shqiptar e që merrte udhë për të prodhuar telin e Shkodrës, por dhe ku çdo vit afro 1.5 kuintal ar në lingota dërgohej për në bankën e shtetit, tashmë nuk dihet adresa
NE VEND TE MBYLLJES:
ZOTI PROFESOR..JU DHE BREZI JUAJ DUHET TE JAPE LLOGARI…PSE NUK FOLET KUR U SHITEN THESARET E ATIJ VENDI QE JU KENI PUNAUR NJE JETE TE TERE..LERE TE QETE NE VARR HAMIT BEQAJN..TANI QE AI VEND KA VDEKUR…
Cdo shqiptar, mund te shkruaje, sipas menyres se tij, per shume anomali dhe padrejtesi, qe i ndodhin atij personalisht, familjes apo edhe te fqinjeve e tj.
Dhe ka te drejte, se mungesat dhe padrejtesite, jane ne stij jete, mbas viteve 90.
Por ai qe merr mundimin te shkruaje dicka, qofte ky edhe profesor a doktor shkencash, duhet ta dije, qe kur dicka, nje objekt shkaterrohet, duhet kohe te ribehet perseri, ashtu sic duam.
Te bertasesh eshte e thjeshte, sdo kurfare intelekti, por te marresh pergjegjesine, eshte e veshtire dhe kete se ben kushdo.
Dje i nderuar profesor, bashke me ty edhe une edhe gjithe shoqeria, qe sot jemi te indinjuar, beme sehirxhiun, nuk folem, nuk bertitem, cfare po beni keshtu, por pame punen tone e shifje edhe ti i nderuar profesor e shifja edhe une e shifnim te gjithe, se ky, ai, ajo po na vidhte, po shkaterronte ate pasuri, qe ishte e te gjitheve, por nuk folem, nuk folem, se pame interesin tone vetjak, nuk folem, se falangat e krimit, na frikesonin me batare kallashnikovi e shume te tjera.
Tani kemi vetem nje rruge, te bejme durim, te kritikojme, por edhe ti mbeshtesim ata qe mundohen, te risjellin drejtesine dhe jo te bejme te “mencurin”, kur nuk kishim kurajon te bertisnim per shkaterrimin e disa antishqiptareve prosllave.