“Nëse doni të mësoni rreth një qyteti, shihni muret e tij”

redaktor

Athina, kryeqyteti helen gjithmonë është shquar për elementët historikë dhe tradicionalë.

Aty ku rrugët e rrugicat nuk mbajnë emrin e askujt, elementët e artit konteporan kanë lulëzuar mbi mure, beton dhe tulla.

Bëhet fjalë për “artin e rrugës”.

Athina sipas The New York Times, është cilësuar si “Meka e artit të rrugës në Evropë”.

Artistë të talentuar  me kombësi nga e gjithë bota kanë gjetur frymëzimin për të shfaqur në rruget e Athines ide nga më realistet deri tek më abstraktet.

Që nga depot e Kerameikos-it, Metarxourgeio, Psyrri e duke vazhduar deri në Volos e Prevezë bien lehtësisht në sy imazhe shumëngjyrësh të artistëvë mbi beton.

Imazhet me natyrë femërorë dhe frymë melankolike të artistit Sonke janë të dallueshme sapo i sheh.

Pallatet gjithashtu janë shndërruar në murale të pikturuara duke përfshirë: bojën, grafitin, fotot e dixhitalizuara dhe kolazhin.

Kjo e ka bërë Athinën të tërheqë vemendjen e prestigjiozes mediatike.

Ashtu si në çdo vend tjetër, arti i rrugës është një formë e veçantë komunikimi, nëpërmjet të cilit artistët shprehin opinionet e tyre politike, sociale dhe jo vetëm.

“Nëse doni të mësoni rreth një qyteti, shihni muret e tij”, është shprehur për New York Times njëri prej artistëve.

j.l./ dita

Share This Article
1 Comment
  • Ne se doni te shihni “mrekulline” e Erion Veliajt,vizitoni GETON e Yzberishtit,3 km larg zyres se tij,qe te shijoni se si kane qene kampet e perqendrimnit komunist para 90-tes!
    50 mije banore jetojne pa cerdhe,kopshte,shkolla,kende lojrash,lulishte etj per 5 mije femije,plehra dhe qen rrugace ngado,rruge pa shtruar,me balte e pluhur ,asnje peme e mbjelle etj
    Veliaj u zhvat banoreve taksa vendore me qindra milione ne muaj dhe nuk ka ndertuar per 4 vjet asnje cerdhe apo te mbjelle qofte edhe nje pemne etj!
    Doemos qe ne Yzberisht nuk vije as turistet,as ambasadoret e as gazetaret,prandaj Veliaj hedh miliarda vetem atje ku bie me shume ne sy!
    Mallkuar qofsh o mashtrues!
    Me siguri moderatori do ta censuroje komentin se do qe te ruaje imazhin mashtrues te Veliajt!
    Ndersa per Ramen lejojne te shahet edhe me liber shtepije!

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *