Le ta themi hapur: ne të gjithëve na pëlqen t’i biem shkurt. Nuk është e lehtë të hapësh një bisedë të thellë, as kur bëhet fjalë për njerëzit që duam më shumë.
Por “shkurtimet e shumta” në komunikimin e përditshëm mund të degradojnë në një marrëdhënie të pakuptimtë dhe që ekziston vetëm në të tashmen e nuk ka ndërmend të lulëzojë.
Jordan Gray në YourTango shpjegon se janë disa pyetje kuptimplota, të cilat një femër serioze dikur duhet t’ia bëj partnerit të vet.
Ndoshta do të ndiheni në siklet në fillim, por gjithçka do të shkojë mirë.
Këto janë 10 pyetjet që duhet t’i bëni të dashurit tuaj, në mënyrë që të dy të mund të hyni më thellë në një marrëdhënien intime.
1.A ka ndonjë gjë që mund ta bëj për ty që të të ndihmoj të ndihesh më mirë dhe më i dashuruar?
2.Si mund të të mbështes në jetën tëndë profesionale?
3.Kam bërë ndonjë gjë këto ditët e fundit nga e cila je lënduar?
4.Kur kthehesh nga puna, çfarë mund të bëj apo të them që të ndihesh i mirëpritur?
5.Cila prekje fizike të pëlqen më shumë?
6.Ke më shumë nevojë për afërsi apo për kohë që të mund ta kalosh vetëm në ditët në vijim?
7.Ke ndonjë diskutim që mendon se e kemi lënë përgjysmë?
8.Çfarë mendimi ke për marrëdhënien tonë?
9.Cilat janë gjërat që të stresojnë më shumë në përditshmëri?
10.Të duket e vështirë të komunikosh me mua?
n.s. / dita

Xhishu… dhe leri denglat
Po c’jan gjithe kto pytje moj aman,
sikur m’ke vu para toges se pushkatimit !
Dil moj ne dritare cullak em’thuj ,
se po ta don ai merak
e pergjigjet ti jep lali te gjitha njiheresh mrena
ne ate dhomen tone …
eshte Vera e neteve te gjata ,
e deshirave te cmendura ndezur flak
bem nji shenje mua Skifterit te uritur mi 😉