Nëse e çon në fund anti-kumarin, kjo qeveri duhet përgëzuar

redaktor

 

Duhet të kishte ndodhur shumë më herët. Dhe në fakt u provua të fillohej me betejën e parë kundër lojrave të fatit që në fillim të mandatit të parë qeverisës të kësaj mazhorance. Por atij operacioni nuk i eci fati. Ndoshta pikërisht sepse nisi menjëherë, pa dhënë afate të arsyeshme, me shumë bujë e poza mediatike dhe pak efekt në terren. Dhe, ose më saktë pikërisht sepse “lojtarët” përballë nuk ishin qiraxhinj kafenesh që nuk ngrenë dot zërin po ua prishe një strehëz pa leje që del pak më tej, por faktorë financiarë (e jorrallëherë dhe kriminalë) që reagojnë. Në të gjitha mënyrat.

Ajo që është e rëndësishme këtej e tutje, është që për çuarjen deri në fund të zbatimit të ligjit të rregulluar për Lojrat e Fatit të mos ketë në hezitim. Të mos ketë shtyrje të tjera nga ndonjë “kërkesë e përbashkët prej disa deputetësh”. Dhe kjo situatë që kjo qeveri padyshim e trashëgoi nga mjeshtri i të ligës në këtë vend, por edhe që iu desh jo pak kohë për ta njohur në terren dhe shpesh, edhe për ta toleruar, të marrë më në fund, një fund final.

Nëse kjo pra, arrin të realizohet, kjo qeveri duhet përgëzuar. Gangrena e kumarit është komentuar dhe analizuar gjatë, pasojat e tij sidomos për shoqëri e vende si Shqipëria, i ka parë sekush prej nesh në vetë të parë. Nëse dukuria e kafeneve si etalon i dembelisë, apo i mungesës së vizionit në biznes, ishte tipari kryesor shqiptar që binte në sy për një huaj, e vetmja hordhi që nisi vitet e fundit të “kafshojë” kafenetë ishin lokalet e kumarit, skedinave, basteve. I vetmi “lëshim” që bënte kumari, ishte të bashkëjetonte me kafenë. Pra që fatkeqëve që linin rrogën e muajit për pesë minuta, t’u ofronin falas kafenë e hidhërimit.

Lloto çdo dhjetë metra, lloto ngjitur me shkollat, në rrugë kryesore e rrugica qorre, në qendër dhe periferi, në qytete, qyteza e fshatra. Fëmijë shkolle që diskutojnë sesi humbën skedinën për një ndeshje. Kryefamiljarë që gdhihen e ngrysen në pika bastesh. Një epidemi e ndyrë që aspak për çudi, u fuqizua dhe u shndërrua në faktor financiar, e deri elektoral e politik, nën udhëheqjen e dytë të fatkeqësisë më të madhe kombëtare të 3 dekadave të fundit, Sali Berishës. I cili atë që ua bëri vetë shqiptarëve në qeverisjen e parë, me masakra dhe xhahilllëk, ua ofroi pasardhësve të tij ta bënin në qeverisjen e tij, me marifete, mashtrime dhe hajdutëri disi më të elaboruara. Më “paqësore”, shumë më “kapitaliste”, por njësoj vrastare. Sepse varësinë ndaj kumarit dhe ushqimin e psikologjisë njerëzore me shpresën e rreme të fitimit të shpejtë në pesë minuta, e toleron dhe mbështet, ose e lufton dhe asfikson qeveria, shteti. Pastaj secili bën zgjedhjen e vet, por ama jo duke i dalë përpara tabela e bastit dhe zllot mashinës që sa del nga dera e shtëpisë në mëngjes.

Nga far west-i i firmave piramidale dhe kioskave, te kaosi i organizuar i shitjes së aseteve të ushtrisë, pronave shtetërore, lulëzimi i shkollave private; epokat vërtet ndryshuan, edhe mjetet dhe natyrave e skemave, por jo qëllimi: Grabit, shtrydh, përvetëso. Kjo “miracle of freedom” berishiane të paktën për lojrat e fatit duhet të marrë fund këtë herë.

Liçensim sipas ligjit, taksim i rregullt për të gjithë, fizikisht larg qendrave të banuara dhe kush të dojë, apo ka para tepër, le t’i hypë makinës e të shkojë të provojë fatin. Ajo që ka rëndësi për qytetarin e thjeshtë, është që këtë herë qeveria mos t’ja lërë fatit këtë çështje.

DITA

Share This Article
17 Comments
  • Nuk i mbyll ore jo!do ndertoje pika te perqendruara bastesh larg ,lark,lart.Do ti ndertoje me PPP dhe do ti jape me CONCESSION.

      • fukara,
        ka shumë mundësi që të dalë ky parashikim i demës!!
        dhe unë jam i të njëjtit mendim!!
        sot kërkon ta kapë edhe kumarin,pas drejtësisë sjell fitimin më të madh!!
        palloshi nuk është aq idiot sa duket!!

    • Vaji ne lakra eshte perseri
      Por qeveria me kete rast heq edhe nje taks tjeter nga fukarenjte,heq Taksen e Budallaitqe e kane paguar familjet qe kane pasur nga nje apo dy budallenj. Natyrisht pasaniket do te luajne kumar..politiqenet do te luajne kumar..madje ata kane vene ne bixhos tere Skiperine…,por ata kane pare me thas…

      • € maloku
        nuk ka për tu hequr kumari!
        ka për tu përqëndruar në pika të caktuara!
        po ndiqet varianti i viteve ’30, ’50 në amerikë!!spostimi i kumarit në las vegas!atje e bëri mafia,këtu po e bën e njëjta,por në politikë!!
        pas drejtësisë,është pika e dytë që do të kapë palloshi!!ka fitime të jashtëzkonshme dhe të pa kontrollueshme!!
        bëj një llogari të vogël!!
        në amerikë shteti kontrollon kumarin e mafjes në lasvegas,ka fitime të jashtëzakonshme pa korrupsion,më tepër me korruptimin e punonjësve të kontrollit shtetror!!
        në shqipëri është shteti që po i “ndërton”,las vegasin shqiptar,dhe vetë shteti do ta kontrollojë!!
        e bën dotë llogarinë e fitimit për politikën??
        sot pa kumar dhe nuk ja dinë anës!!

  • Kumari eshte vesi që Po shkaterron familjet dhe shoqerine e varfer shqiptare. Mbeshtes cilindo na sheron nga kjo semundje. Edhe pse Maloket e bërishës do shajne. I shari të shan. Bravo qeveria.

  • From: Alban Dega
    Date: September 15, 2018 at 11:48:31 AM EDT

    STOP SHQIPERISE DEMOKAZINO !

    – Stop lojerave vrastare te fatit . !

    – Profecia e Shefqet Verlacit

    – Hallall gjiri i nenes !

    – Nga Alban Dega, Nju Jork

    Nje vendim plotesisht i drejte dhe nje argumentim i shkelqyer ligjor nga Qeveria Rama !
    Rritje taksash dhe kontroll strike per keto hiena te ndyra!
    Mbyllini sa me pare pa vrare per se gjalli me mijera familje, gra e femije dhe vete viktimat e kesaj Mafia qe sponsorizohet nga djalli a nga kushdo qofte !
    Stop !
    Sipas te dhenave jo te plota te shtypit rreth 11 veta kane kryer vetvrasje ne keto 7 muajt e fundit, qe pervec parate dhe fatit ua kane rrembyer edhe trurin dhe jeten viktimave te tyre !
    Mbi 35 per qind e divorceve ne Shqiperi kane si aresye kryesore lojerat e fatkeqesise, kazinot !
    Edhe televizionet po jrhehem perdite e me shume ne kazino !
    Te mos e kthejme edhe Shqiperine ne nje Demokazino !
    Lojrat e fatit jane lojerat e Djallit vet!
    Stop !
    Demokazino eshte nje fjale qe po e perdori per here te pare publikisht ashtu sic kam perdorur fjalen demokrature dhe Salikraci qysh ketu e 24- 25 vjet me pare!
    Por ka vite qe e perdor me shoke e miq !
    Lojerat e fatit jane vetvrasje jo vetem per viktimat, por edhe per familjet e pafajshme, per prinderit, per grate dhe per femijet, per vellazerinee tyre !
    Pse ?
    Po ju sjell profecine shqiptarit me te pasur ne vitet 20-40 te shekullit te kaluar Shefqet Verlacit !
    Djali i tij shkon per studime te larta ne Itali, natyrisht i shoqeruar nga truproja dhe kujdestari i tij…
    Vitin e pare shkelqen ne mesime e gjithcka …. I jati krenohet me birin e tij …
    Ne fund te vitit te dyte kujdestari i tij informon Shefqetin se ishte shume mire po jo si ne vitin e pare !
    Kur e pyet per aresyen e renies, kujdestari i thote se ka filluar te merret me femra dhe i ka lene pasdore mesimet!
    – Hajt se i ri eshte dhe i riu si veriu, thote Beu i Elbasanit .
    Vitin e trete i biri bie ne pikiate!
    Pervec femrave kishte filluar te pinte !
    I jati shqetesohet por e justifikon perseri me moshen !
    Ne prag te fundvitit te fundit, kujdestari njofton Verlacin se i biri rrezikonte te mbetej ne provime… !
    Shefqeti e pyet ate se cila ishte aresyeja e kesaj dekadence, renie te rende !
    – Vallahi Bej, djali ka filluar kumarin dhe ka harruar mesimet !
    – Ah i mjeri une … Paskam mbetur pa kete djale… thote Verlaci.
    Therret keshilltarin e tij dhe i thote pergatit nje lajmerim vdekjeje se Shefqet Verlacit i ka vdekur ky djale … Ka marre rrugen e dreqit dhe nuk ka kush cfare ti beje!
    Ky eshte kumari, lojerat vrastare te fatit , lojerat e djallit !
    Kjo eshte demokazinoja qe eshte kthyer ne nje epidemi boterore!
    Nese per mbare Boten eshte nje fatkeqesi, per nje vend te Vogel e te varfer si Shqiperia eshte nje tragjedi!
    92 per qind e viktimave te tyre jane te shtreses se varfer ose te mesme te ulet .
    Demokazinoja eshte piramida me e ndyre, me djallezore, me rrenuese me grabitqare per miliarda njerez ne mbare Boten!
    Eshte nje ves qe ua kalon edhe kokaines heroines dhe duhanit te marra se bashku.
    Eshte djalli vet …
    Larg nesh !
    Stop Shqiperise demokazino !
    Uroj qe brenda 2 vjetesh Shqiperia te ndaloje me ligj te gjitha kazinote dhe lojerat e vrasjes se fatit !
    Nje Shqiperi pa kazino do te jete e denje per Shqiperine qe duam.
    Sidoqofte edhe ky hap i pare i qeverise Rama per qytete pa kazino eshte per tu pergezuar!
    Hallall gjiri i nenes !

    • ti ke marrë fund or debil!!
      të duket vetja si ndonjë nga ata “profetët”amerikanë që bredhin rrugëve me kartona të varur në qafë dhe të mbushur me idiotësi profetike??

    • o debil dega
      lexoje njëherë
      këtë shkrim se nuk të pashë të haje ndonjë gjë atje:”Zbardhet amendimi, parashikohet kompani shtetërore për bastet”
      pra ky ndyrësira nuk është se ka merak për njerzit që lënë lesht e bythës në kumar!
      jo,jo!!
      kjo ndyrësirë do ti marrë për vete ato lekë!!
      ti mund të thuash “për shtetin”!?
      po moj bythë po!
      por duke pikuar si drini në xhepat e tij!!
      hy copa muti se mishi me dy sy është olimp për tiu quajtur!

  • Sistemi demokratik qe pretendojme nuk ndalon dot lojrat e fatit. Kete mund ta beje vetem nje kryeminister ne diktature. Por as diktaturat nuk mund ta ndalin kumarin qe eshte ne natyren njerezore (eshte luajtur kumar e lloto sport dhe ne kohe te Enverit fshehurazi vertet por eshte luajtur).
    Ketu ne Shqiperi ne se behet reale mbyllja e ketij biznesi si pretendon Rama, ushtrise se pa puneve i shtohen mijra e mijra te punesuar nga ky sektor qe mbajne me rrogat e tyre modeste familjet. Keto familje do mbesin pa te ardhura, varferia do shtohet me teper. Rama ka deklaruar se do ti punesoje ato qe dalin pa pune nga keto biznese. Ky eshte mashtrimi i rradhes i Rames qe nuk ka asnje mundesi punesimi per kete kontigjen te stermadh te dale pa pune. Rama nuk njeh realitetin e varferise ne Shqiperi, ky eshte vertet nje problem per kete vend, problemi me i madh.

  • Pat premtuar kryetari juaj para 6vjetesh per kazinot,bile i quajti fundi i marrezis.Po ne fakt mbylli disa e jua koloj shokve te vete si dhe i dyfishoj.Ky idiot ka bere gjithmon te kunderten e asaj qe ka thene.

  • Po të kishte halla koqe do t’i thonim dajë !

    Anti-Kumari – ashtu si parashikohej – do shnderrohet ne Anti-Gomar.

    Zhvendosja e lojrave te fatkeqesise nga terreni ne internet,
    do e nxjerri CULLAK zullumin e vet.

  • Nisma e kryeministrit do bej qe ky kryeminister do katerfishoj votat. Kjo nisme sheron plaget e familjeve qe u varferuan dhe mbushen dyert e gjykatave me divorce.
    do marri bekimin e shum nenave grave femijeve te cilet jane viktimat e varferise te tejskajshme .BEKUAR QOFSH EDI RAMA. ZOTI TE DHENTE SHENDET!

    • TINA
      mos u nxito!
      pavarsisht se kanë kaluar disa ditë,prapë është aktuale gënjeshtra e tij!palloshit të tironës me “katërfish vota”!hidhi një sy këtij lajmi:”Zbardhet amendimi, parashikohet kompani shtetërore për bastet”!
      ” Kjo nisme sheron plaget e familjeve qe u varferuan dhe mbushen dyert e gjykatave me divorce.”thua ti,por në fakt e ke gabim!!
      ky pallosh mashtrues dhe gënjeshtar 2 leksh e tha se nuk do të ketë të papunë pas “mbylljes së basteve”!
      ky amemdament tregon se ky nuk ka ndërmënd ti mbyllë!
      thjeshtë do të vazhdojë të plagosë familjet shqiptare,do ti varfërojë ato,do të mbushë dyert e gjykatave,pra komplet ndryshe nga ajo që ke shpresuar ti!!
      ky do ti marrë në dorën e tij!ti mjelë më tepër dhe më mirë!!

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *