Këtë javë përjetuam dy festa, 7 dhe 8 Marsin. Ditën e gruas, rrjetet sociale u mbushën me foto dhe urime për nënat dhe gratë. Ndërsa aktori Albano Bogdo ka menduar se ky reagim i madh për këtë festë në Facebook ka qenë i ekzagjeruar dhe ka sugjeruar diçka tjetër.
Në profilin e tij, shkruan: N.q.s e doni kaq shumë mamin (se u mbush fb me mama shqiptare që u adhurokan si perëndesha) pse nuk mësoni pak më shumë, siç ju lutet mamaja? Pse nuk gjeni një punë… siç ju lutet përditë mamaja? Pse (femrat) i thoni do fle nga shoqja dhe s’merret vesh ku shkoni, duke e lënë gjithë natën pa gjumë? Pse (meshkujt) i vidhni lekë nga çanta për të hedhur skedina?
Pse nuk çoheni ta mbroni kur vjen babi i dehur dhe i bërtet? Pse nuk bëni ju dy punë që të rrijë në shtëpi e shkreta, të shplodhet se ka gjithë jetën që punon? Apo vetëm një foto dhe një urim në fb dhe e mblodhët mendjen për gjithë vitin…”- përfundon Bogdo.

Fantastike!
Te lumte penda mor djale! Paq jua ke thene! 🙂
Bravo bravo edhe nji BRAVO