Revista “Monitor” publikoi një vëzhgim mbi situatën e sektorit të ndërtimit në Shqipëri dhe pasojat e mundshme të pandemisë mbi të. Sipas këtij vëzhgimi goditja është e pashmangshme dhe do të reflektohet në kërkesë, të patën 4-8 muaj pas pandemisë.
Efektet e krizës duan edhe pak kohë që të ndihen dhe publiku i gjerë kërkon më shumë kohë për të kuptuar se çfarë po ndodh dhe të përditësojë qëndrimin. Efektet e karantinës nuk do të ndihen menjëherë pas saj, por do të ndihen pas 4,6 apo 8 muajsh kur shtrëngohet nevoja e pronarit për të shitur.
Nuk mendoj se çmimet do të rriten në këtë psikologji të përgjithshme krize dhe frike. Këtë vit, çmimet do të korrektohen, pra do të ulen. Ekonomia u godit nga tërmeti, por nga ana tjetër edhe pandemia e koronavirusit po shkakton shumë pasiguri për të ardhmen dhe sipas logjikës ekonomike, kjo do të sjellë rënie të çmimeve.
“Në rast se pas kësaj situate, çmimet nuk do të bien, atëherë kjo tregon qartazi që ekonomia jonë nuk është një ekonomi e tregut të lirë. Për shkak të pandemisë mund të ndodhë edhe fenomeni tjetër që transaksionet të bien më shumë nga sa kanë rënë aktualisht apo do të ketë një stanjacion, ku as nuk do të shitet, as nuk do të blihet. Nëse këto nuk ndodhin, do të kemi të bëjmë me shtim të parasë informale”, citon revista Juliana Nelën, një person i angazhuar me transakaionet e pronës në treg.
Një tjetër arsye që e bën logjike rënien e çmimeve është ajo që cilësohet mbingipje e tregut me ndërtime, të cilat edhe sot që flasim nuk po ndalin, sidomos në zonat më të kërkuara të Tiranës ku çmimet shkojnë deri në 2500 euro/m2.
“Prej kohësh tregu është i mbingopur apo në mbiprodhim, por kësaj situate i është përgjigjur një kërkesë. Mendoj se janë elementet ekstra të tregut, si ata që kishin likuiditete që donin t’i ngurtësonin, jo tregu normal i konsumatorëve që e mbulon këtë kërkesë”, deklaron një tjetër aktor në treg, Ylli Sula.
Është e qartë se tregu i ndërtimit nuk po i bindet prej kohësh logjikës normale kërkesë/ofertë, por po ilustron investimin e parave informale. Ajo që të vjen ndërmend natyrshëm në këtë lloj sjelljeje atipike është ndikimi që mund të ketë në këtë sektor amnistia e re fiskale.
Pra nëse legalizohen paratë e padeklaruara të shumëkujt, është e qartë se një pjesë e tyre do të kalonin drejt blerjeve në ndërtim, duke mbajtur në këmbë një ofertë që nuk ka lidhje me ekonominë reale, por me pastrimin ligjor të parave të pista dhe legalizmin kriminal të evazionit të kryer në gjithë këto vite.
Ky do të jetë fundi i logjikës së shtetit pasi falja e këtyre krimeve penale po bëhet në funksion të një sektori ku ka investim të qartë politik dhe interesa që nuk janë zbuluar ende.
Këtu ecuria shkon kundër çdo arsyetimi normal edhe për një arsye tjetër. Revista shkruan se nëse bankat do të japin kredi për shtëpi në masën 100%, mendohet se do të çlirohen 700 milionë euro kapital për 22 mijë familje që janë me qira. Aktualisht bankat garantojnë vetëm 80% të vlerës, duke bllokuar kështu shumë familje të investojnë. Pyetja që lind është se përse qeveria nuk nxit kreditimin në këtë drejtim, apo të lobojë që kjo situatë të zgjidhet, por rend në dhënie lejesh dhe në amnisti?
ResPublica

Shkrim idiot…une punoj ne nje agjenci imobiliare ne perendim…cmimet e qerave po rriten por dhe cmimet e siperfaqeve te medha sidomos perzyra por dhe apartamentet me ballkon…nuk la asnje ulje cmimi….
Ti nuk di nga lidhet gomari, shkrimi eshte mese i drejte, pastaj flitet me hipoteza
Cmimet e banesave ne vend nuk e justifikojne nivelin e jeteses ne Shqiperi. Qeveria e Rames duhet te nderhyje per te disiplinuar keto cmime te paperballueshme nga shumica e shqiptareve. Banesat stok flasin per nje fuqi te dobet blerese. Nuk eshte se nuk ka nevojtare per shtepi. Ka shume, por nuk ka fuqi blerese.
Rasti i virusit duhet qe t’i ndryshoje gjerat. Familjet e reja nuk kane pse te rrine me prinderit, pasi nuk kane se ku te shkojne. Kultura e vendeve te avancuara si Gjermania, vendet skandinave etj, duhet te perqafohet edhe nga Shqiperia. Nuk duhet te jesh detyrimisht ne nje pune te mire qe te kesh mevetesine tende. Kjo mundesi duhet t’i ofrohet gjithkujt. Edhe virusi nuk qarkullon me shpejt, nese me pak persona jetojne ne nje banese
Fakti qe ky shkrim botohet ne revisten ” Monitor” parathote qe kemi te bejme me nje analiz te thelluar te fakteve , po cuditerisht ndodh e kunderta autori shprehet se :
“Në rast se pas kësaj situate, çmimet nuk do të bien, atëherë kjo tregon qartazi që ekonomia jonë nuk është një ekonomi e tregut të lirë’ .
Eshte njesoj sikut te thuash po nuk ra shi do kemi thatesire.
Nese bordi i revistes nuk e paska ditur deri me sot se ketu nuk ekziston tregu i lire dhe lejohet te botohet nje shkrim i tille , mos ta mbajne veten si eksperte ne fushen e ekonomise .
Prisja qe te lexoja nje analize te thelluar ne llidhje me faktin se perse nuk bien cmimet e banesave ne kohe krize dhe mbingopje te tregut , gjithashtu doja te dija si mendojne ekspertet ne lidhje me faktin se vazhdon te ndertohet me ritme .
Expertet shqiptare? Ha ha ha.
Shkrim pa lidhje….me vjen keq per monitorin….minimumi fatkeqet qe skane likuiditet do shesin…mbase she per nje cope buke si ne 2008….hienat do perfitojne…
Eh mor eh si monitori mendojne ata qe I njohin gjerat nga TV.
Ne SHBA-te ne momentin qe perfundon pallati fillon te paguhet taksa e baneses dhe ndertuesi nuk ka leverdi ta mbaj stok se ditet qe ikin ai paguan taksen.Ta bejne dhe kete ne shqiperi e te shikosh qe ndertuesi do mundohet ta shese me pak fitim e jo 2 fish qe e shet tani .Ne shqiperi ndertues jane ligjevenes dhe qeveritar te kamufluar dhe nuk u intereson kjo gje
në shqipëri tokën që e ke pronë nuk e punon dhe mbetet djerrë,nuk ka asnjë ligj që të detyron ta fusësh në përdorim!po kështu dhe banesat!!
të mos flasim për paranë e pisët!!para që nuk i dhimset kujt!!se ka aq shumë sa edhe po të “humbë” diçka nga koha,ja plotson klientela e drogës!!
Ne Tirane cmimet e shtepive jane sa ne evrope dhe me teper. Por ne Evrope nje punetor ndertimi paguhet minimumi 100 euro ne dite kurse ne Tirane 1000 leke ne dite. E llogarsini dot cfare fitimi kolosal ka ndertuesi dhe cfare skllaverie ka ne shqipri? Po pse ne zonnen e liqinet pallatet jane 1m larg nga njeri tjetri sepse shfrytezimi eshte maksimal dhe fitim marremendes
Expertet shqiptare? Ha ha ha.
vlora thote:
“Ne SHBA-te ne momentin qe perfundon pallati fillon te paguhet taksa e baneses dhe ndertuesi nuk ka leverdi ta mbaj stok se ditet
qe ikin ai paguan taksen”.Ekzakt.
Natyrshem lind pyetja,perse atehere nuk vrapojn ndertuesit tane ti shesin apartamentet e tyre,por presin me vite?Jo pak,por mijera
apartamente stok ne nje vend te vogel si Shqiperia.
Evazioni fiskal per parate e fituara me pune te zeze e komprometon Ramen,si pjese e mafias se ndertimit.Ne fakt do te hyjne parate
e droges dhe jo ata qe jan fituar me pune te zeze,sepse ata qe punojn nuk kan shuma te medha.10 mije Dollare lejohen te marresh
me vete.Disa udhetime per pushime ne Shqiperi,dhe ja u transportuan.
Çmimet ne tregun imobilare nuk i ka diktuar tregu (si duhet te ishte),por mafia e ndertimit,qe nuk lejon te kalohet çmimi tavan plus
minus,qe kan percaktuar më pare.Para dhjete vitesh hengri plumbin nje inxhinier ndertimi qe kishte Firmen e tij.Asnje gjurme,ashtu
si me Artan Santon.Kan filluar individe(sidomos emigrante) te ndryshem ti shesin hyrjet tek Mali Robit dhe ne Durres,poshte 20 000
Eurove,por edhe më poshte do te shkojne çmimet,ashtu si ne Rrumani dhe Bullgari.Kjo e frikeson Ramen dhe mafian e ndertimit.
Me….ne Tirane cdo gje funksionon ndryshe…..ne Europe nuk kerkojne keke zyrtaret x euro per lejen….tento te maresh lejepa leke…..kto kosto normal do I paguaje konsumatori…nderkohe ne Europe vetem 25% e qytetareve jane pronare