Nga Slavoj Zizek
Aty nga fundi i prillit 2022, as dy muaj pasi Rusia sulmoi Ukrainën, bota përjetoi një ndryshim të thellë të kuptimit të luftës për të ardhmen. Iku ëndrra e një zgjidhjeje të shpejtë.
Lufta çuditërisht tashmë është “normalizuar”, pranuar si një proces që do të vazhdojë pambarimisht. Frika e një përshkallëzimi të papritur, dramatik, do të përndjekë jetët tona. Autoritetet në Suedi dhe gjetiu, po këshillojnë publikun të mbajnë rezerva për të përballur kushtet e kohës së luftës.
Kjo zhvendosje është reflektual në të dyja anët e konfliktit. Në Rusi, diskutimet për një konflikt global po bëhen përherë e më të forta. Si drejtues i RT, Margarita Simonyan e ka shprehur:
“Humbasim Ukrainën apo nis një Luftë e Tretë Botërore…. Personalisht, mendoj se skenari i një Lufte të Tretë është më realist”.
Një paranojë e tillë mbështetet nga teori të fandaksuara konspiracioni rreth një komploti të bashkuar liberal-totalitar, nazisto-hebre për të shkatërruar Rusinë.
Pyetjes se si Rusia mund të shpallë “denazifikimin” e Ukrainës kur presidenti ukraians, Volodymyr Zelenskiy është për vete hebre, ministri i Jashtëm rus, Sergei Lavrov u përgjigj:
Mund ta kem gabim, por Hitleri po ashtu kishte gjak hebre. Që Zelenskiy është hebre nuk do të thotë asgjë. Çifutët e mençur thonë se anti-semitët më të ashpër janë zakonisht hebrej
Nga ana tjetër, sidomos në Gjermani, po merr formë një version i ri i pacifizmit. Nëse shohim përtej retorikës së lartë dhe përqendrohemi tek ajo çfarë Gjermania po bën, mesazhi është i qartë:
Nisur nga interesat tona ekonomike dhe rrezikun e tërheqjes në një konflikt ushtarak, ne nuk duhet ta mbështesim shumë Ukrainën, edhe nëse kjo do të thotë ta lëmë atë të gëlltitet nga Rusia.
Gjermania druhet se kalon një vijë përtej së cilës Rusia do të acarohet realisht. Por vetëm Vladimir Putin vendos se ku qëndron kjo vijë në një ditë të caktuar. Loja me frikën e pacifistëve perëndimorë është një pjesë kryesore e strategjisë së tij.
Qartazi, çdokush do që ta parandalojë shpërthimin e një lufte të re botërore. Por kur tregohesh shumë i kujdesshëm vetëm sa e inkurajon agresorin. Bullizuesit për nga natyra vijojnë përpara duke shpresuar se viktima nuk do reagojë.
Për të parandaluar një luftë më të madhe, për të vendosur një lloj frenimi, ne, gjithashtu, duhet të vendosim vija të qarta. Deri më tani, Perëndimi ka bërë të kundërtën.
Kur Vladimir Putin po përgatitej për të nisur “operacionin e tij special” në Ukrainë, presidenti amerikan, Joe Biden u shpreh se administrata e tij do të duhet të priste për të parë nëse Kremlini do të ndërmerrte “një inkursion të vogël” apo një pushtim të plotë. Kuptimi i kësaj, sigurisht ishte që një akt “i vogël” agresioni do të tolerohej.
Zhvendosja e tanishme në optikë, zbulon një të vërtetë të thellë dhe të errët rreth pozicionit perëndimor: Ndërsa ne më parë kemi shprehur frikën se Ukraina do të shtypej shpejt, frika jonë e vërtetë ishte pikërisht e kundërta: se pushtimi do të çonte në një luftë pa fund të dukshëm.
Do të ishte shumë më përfituese nëse Ukraina do të binte menjëherë, duke na lejuar neve të shprehnim zemërim, vajtim dhe humbje dhe më pas “t’i ktheheshim biznesit” si zakonisht.
Ajo çfarë duhet të ishte një lajm i mirë – një vend i vogël që papritur i reziston heroikisht agresionit brutal të një fuqie më të madhe – është shndërruar tani në një burim turpi, një problem me të cilin ne nuk po dimë çfarë të bëjmë.
E majta pacifiste europiane është kundër çdo ripërqafimi të shpirtit heorik ushtarak të brezave të mëparshëm. Filozofi gjerman, Jurgen Habermas ka sugjeruar madje se Ukraina është fajtore për shantazh moral vis-à-vis ndaj Europës.
Ka diçka shumë melankolike në këtë pozicion. Siç Habermas e di mirë, Europa e pas-luftës ishte e aftë të qëndronte larg militarizmit vetëm për shkak se ndihej e sigurtë nën ombrellën bërthamore amerikane. Por rikthimi i luftës në kontinent sugjeron se kjo periudhë mund të ketë mbaruar dhe se pacifizmi i pakushtëzuar kërkon tani kompromise përherë e më të rënda morale.
Për fat të keq, aktet “heroike” do të duhen sërish dhe jo vetëm për t’i rezistuar dhe për të frenuar një agressor, por gjithashtu për të përballur probleme të tilla si katastrofat mjedisore dhe uria.
Après le Déluge
Në frëngjisht, hendeku mes asaj që ne kemi frikë zyrtarisht dhe asaj çfarë kemi realisht frikë, jepet bukur nga e ashtuquajtura ne expletif, një “jo” që nuk ka kuptim në vetvete për shkak se është përdorur vetëm për arsye të sintaksës apo prononcimit.
Jacques Lacan përdorte ne expletif për të shpjeguar dallimin mes një shpresimi dhe dëshire. Kur unë them: “Kam frikë se stuhia do të vijë”, ndërgjegja ime uron që ajo nuk do të vijë, por dëshira ime e vërtetë është gdhendur në “jo” e shtuar:
Diçka si ne expletif aplikohet po ashtu në frikën europiane lidhur me ndalimin e furnizimit me gaz nga Rusia.
“Ne kemi frikë se ndërprerja e furnizimit me gaz do të shkaktojë një katastrofë ekonomike”, përsërisim ne. Po sikur frika jonë e shpallur të jetë e rreme? Po sikur ne të kemi frikë realisht se një ndërprerje e furnizimit me gaz nuk do ta shkaktonte këtë katastrofë?
Siç ma shprehu së fundmi Eric Santner i Universitetit të Çikagos, çfarë kuptimi do të kishte nëse ne do të përshtateshim shpejt? Fundi i importeve të gazit rus, jo vetëm që do të inauguronte fundin e kapitalizmit, por “do të detyronte një ndryshim real në mënyrën europiane të jetesës”, një zhvendosje që do ishte e mirëpritur shumë, pavarësisht interesave të Rusisë.
Për ta lexuar literalisht ne expletif-in, veprimi sipas “jo-së” është ndoshta akti politik më gjenuin i lirisë sot. Konsideroni shpalljen e përhapur nga Kremlini se ndalimi i gazit rus do të ishte ekuivalente me vetëvrasjen ekonomike.
Nisur nga ajo që duhet bërë për vendosur shoqëritë tona në një rrugë më të qëndrueshme, a nuk do të ishte kjo çliruese? Për të cituar Kurt Vonnegut, ne do të kishim shmangur hyrjen në histori si e para shoqëri që nuk e shpëtoi veten për shkak se një gjë e tillë nuk ishte efektive.
Globalizimi i kujt?
Media perëndimore është e mbushur me raportime mbi miliarda dollarë që janë dërguar në Ukrainë; ndërkohë Rusia po merr dhjetëra miliardë dollarë për gazin me të cilin furnizon Europën.
Ajo çfarë Europa refuzon ta konsiderojë është se mund të ushtronte një fomë presioni të jashtëzakonshëm joushtarak mbi Rusinë, duke bërë njëkohësisht shumë dobi për planetin. Më tej akoma, dorëheqja nga gazi rus do të lejonte një lloj tjetër globalizimi – një alternativë absolutisht e domosdoshme si për variantin perëndimor liberal-kapitalist, ashtu edhe për markën autoritare kino-ruse.
Rusia nuk kërkon vetëm të shpërbëjë Europën. Ajo e prezanton veten po ashtu si një atlet të vendeve në zhvillim kundër neokolonializmit perëndimor. Propaganda ruse shfrytëzon me shumë aftësi kujtimet e hidhura të vendeve në zhvillim apo me të ardhura mesatare; kujtime të lidhura me abuzimet e Perëndimit: A ishte bombardimi i Irakut më keq se bombardimi i Kievit? A nuk u rrafshua Mosuli po aq pamëshirshëm sa Mariupoli?
Sigurisht, ndërsa Kremlini e prezanton Rusinë si një agjent të dekolonizimit, ai nuk e kursen mbështetjen ushtarake për diktatorë lokalë në Siri, Republikën e Afrikës Qendrore dhe gjetkë. Aktiviteti i organizatës mercenare të Kremlinit, “Grupi Wagner” që është investuar për llogari të regjimeve totalitare në botë, ofron një copëz të asaj sesi do të dukej globalizimi i stilit rus.
Vëreni se si i shprehet së fundmi Yevgeny Prigozhin, njeriu i Putinit pas këtij grupi, një gazetari perëndimor:
Ju jeni një shoqëri perëndimore në vdekje që konsideron rusët, malezët, afrikano qendrorët, kubanët, nikaraguanët dhe shumë popuj të tjerë dhe vende se janë mbeturina të Botës së Tretë. Ju jeni një tufë patetike perversësh në rrezik por ka shumë si ne, miliarda. Dhe fitorja do jetë e jona
Ukraina deklaron me krenari se po mbron Europën, Rusia përgjigjet se po mbron të gjitha viktimat e Europës në të shkuarën dhe të sotmen. Ne nuk duhet ta nënvlerësojmë ndikimin e kësaj propagande. Në Serbi, sondazhi i fundit tregon se për herë të parë, një shumicë votuesish tani i kundërvihen anëtarësimit në BE.
Nëse Europa dëshiron ta fitojë luftën e re ideologjike, ajo do duhet ta tjetërsojë modelin e vet të globalizimit liberal-kapitalist. Ndryshimi duhet të jetë radikal përndryshe do të dështojë dhe do ta kthejë BE-në në një territor të rrethuar nga armiq të vendosur për ta penetruar dhe shkatërruar atë.
Jam shumë i vetëdijshëm për pasojat e bojkotimit te gazit rus. Do të shkaktonte atë që e kam quajtur vazhdimisht “komunizëm lufte”. Të gjitha ekonomitë tona do duhet të organizoheshin si në një luftë të plotë, apo ngjashëm me një fatkeqësi në shkallë të gjerë.
Por kjo, edhe kështu, nuk është aq e largët sa mund të duket. Vaji i gatimit qysh tani është racionuar në mënyrë informale në dyqanet e Mbretërisë së Bashkuar, për shkak të luftës. Nëse Europa heq dorë nga gazi rus, mbijetesa do të kërkojë ndërhyrje të ngjashme.
Në fakt, Rusia shpreson pikërisht në paaftësinë e Europës për të bërë ndonjë gjë “heroike”.
Është e vërtetë, ndryshime të tilla do të rrisin rrezikun e korrupsionit dhe do japin mundësi përfitimesh ekstra për kompleksin ushtarako-industrial. Por këto rreziqe duhen balancuar kundrejt interesave më të mëdha që shkojnë shumë përtej luftës në Ukrainë.
Pesë kalorësit
Kjo botë po përballet me kriza të shumëfishta në të njëjtën kohë. Ato evokojnë katër kalorësit e apokalipsit: murtaja, lufta, uria dhe vdekja.
Këta kalorës nuk mund të refuzohen thjesht si figura të së keqes. Siç ka vënë në dukje Trevor Hancock, lider i Partisë së Gjelbër në Kanada, jemi “kaq afër asaj si katër kalorësit rregullojnë përmasën e popullsisë në natyrë”.
Në terma ekologjikë, “katër kalorësit” luajnë një rol pozitiv duke parandaluar mbipopullimin. Por kur vjen puna te njerëzit, ky rregullator nuk ka funksionuar: Popullsia njerëzore është më shumë se trefishuar në 70 vjetët e fundit, nga 2.5 miliardë në 1950 në 7.8 miliardë sot.
Çfarë ndodhi? Pse ne nuk jemi kontrolluar? A ka ndonjë kalores të pestë që do shkaktonte rënien e popullsisë siç bëjnë brejtësit? Deri tani vonë, vëren Hanckock, njerëzimi ka qenë në gjendje të mbante nën kontroll katër kalorësit me mjekësi, shkencë dhe teknologji. Por tani “ndryshimet e shpejta dhe masive që kemi vënë në lëvizje” po dalin jashtë kontrollit tonë.
Ndaj, ndonëse një goditje asteroidi apo shpërthim super vullkani do na shfaroste gjithsesi, kërcënimi më i madh për popullsinë njerëzore, kalorësi i pestë nëse doni, jemi Ne
Nëse do të shkatërrohemi apo shpëtojmë, varet nga ne. E teksa vetëdija globale për këto kërcënime po rritet, ajo nuk është përkthyer në veprime domethënëse, kështu që katër kalorësit po rendin përherë e më shpejt: Pas murtajës CoVid-19, krizat e urisë ndodhen para nesh. Të gjitha do të rezultojnë në vdekje masive, ndërsa do bëjnë pjesën e tyre edhe fatkeqësitë përherë e më të rënda natyrore të krijuara nga ndryshimi klimaterik dhe humbja e biodiversitetit.
Por ne duhet sigurisht, t’i rezistojmë edhe tundimit të glorifikimit të luftës si një përvojë autentike që na shkund nga kënaqësia jonë e konsumizmit hedonist. Alternativa nuk është thjesht të çajmë përmes. Më shumë është mobilizimi në veprime nga të cilat do të përfitonim për një kohë të gjatë, pasi lufta të ketë mbaruar.
Nisur nga rreziqet me të cilat përballemi, pasioni ushtarak është një arratisje frikacake nga realiteti. E tillë është edhe kënaqësia e rehatisë jo heroike.
Burimi: Project Syndicate
Përkthimi: ResPublica
Redaktimi: DITA
1-frika nga shtimi i popullsise, nuk eshte gje tjeter vetem nje demagogji e peshtire e pangopesis e politikaneve te ligj te ardhur nga hici, kur dihet se kjo bote me zhvillimet novatore shkencore mban dhe 100 fishin e saje nese duhet te punohet e jetohet si krijesa njerezore qe Zoti i dhuroje kesaj bote.
2-bashkimi europian eshte dhe mbetet domosdoshmeri per ti thene ndal hicerve te pangopur, qe shikojne vec enderra te frikeshme ku ishin ku jane dhe ku do te shkojne. Ne kete konteks frika ku do perfundojne te pa breket qe i la dita e milionere i ngrysi nata i detyrojne ata te perhapin panik e te marrin nisma cmendurie per destabilizuar Europen e boten, e kjo persa kohe bota e qyteteruar do ti lejoje hicet te sundojne, kud historikish eshte veretetuar hicet kane ngene dhe prene e tyre dhe ate qe i krijoi.
3- vetem pastrimi i politikave te kater pushteteve nga hicerit, pra nga keta te pa breke qe i la dita e miliardere i ngrysi nata, do te ishte arritja me e mire e mundeshme per nje bote te lire, demokratke e te paqeshme.
4-c’do justifikim s’eshte gje tjeter vetem produkt i degjenerimit, korrupsionit e krimit qe mbillet prej hicerve qe kur u bene pashe vrane dhe aten e pjellen e tyre. Kujdes hicerit e indiferentet jane e kane qen e do te mbesin e konflikteve ne Europe e bote, per sa kohe qe popujt heshtin para paudhesive te tyre. Kot s’thuhet heshtja vret me shume se plumbi….
Europa dhe bota e qyteteruar duhet te pastroje pushtetet nga te pa ngopurit, pra nga ata te pa breke qe i la dita e miliardare i beri nata. C’do demagogji eshte nje grusht ndaj vetes, families e nje bote te paqeshme. Koha e demagogjis komuniste-nazifashiste te c’do forme ngjyre apo besimi qofte, sherbe,perca e sundo dhe mashtro-mashtro i mbaroje vaji kandilit, para popullit e Zotit.
shko m or copë idioti e ha biblël a kuran e mos kërko të të japin para,se ato janë të pista!!
e të shohim sa do të rrosh duke ngrënë librat e zotit të birit dhe të kurvave të tij!!
per Anticensuren
Në një shikim te parë verejtja jote për sa i perket mbijetesës vetëm me ”moralizime” qëndron.
Në një mot apo natë të acartë, vetem ”komoditeti i shtepise” do siguronte mbijetesen e nje personi , kjo presupozon qe Dielli nuk ekziston sepse nuk duket apo nuk ngroh gjatë këtyre momenteve ???
toni
kam qënë gjithnjë i dobët për të zbuluar gjëagjëzat!!
ka mundësi ti bish i çikë më trashë këtij muhabeti që të të kuptoj??
me një fjalë ule pak nivelin dhe barazoje me mua për të më dhënë të kuptoj ato që thua!!
ps:nëse ekuacioni do të kishte vetëm këtë kusht”Në një mot apo natë të acartë”,ndoshta do të kishe të drejtë!!
më duket se jeta është një ekuacion me infinit të panjohura,që janë më shumë se të njohurat!!
o anticensure, o kapterr – truderr, paske mesuar te perdoresh fjale si “ekuacion”.!!
a je i sigurte qe e di cfare do me thene??
a e kupton (ti kupton lesh, po nejse) qe nqs pranon qe jeta eshte ekuacion me infinit (ou, ja edhe nje fjale tjeter prej kapterri) te panjohura, nuk mund te perjashtosh me asgje??
sigurisht, je i lire te mos pranosh gjerat qe nuk te pelqejne, apo te mbushin mendjen, apo te gervishtin bythen, po kjo nuk do te thote qe ato gjera jane si thua ti!!
me nje fjale me gjeagjeza, pa gjeagjeza kapterr ishe, kapterr mbete!!
Anticensure
ti e kupton shume mire cfare dua te them dhe idea është që në rast se Perëndia nuk shfaqet perdite para njerezve, ky nuk mund te jete argument qe Perendia nuk ekziston.
Cdo njeri ka pikepamjen e vet dhe nuk dua dhe nuk mund t’i bej moral askujt por edhe ndonje argument mund te hedhim; e di qe ti i perket jobesimtareve (e drejta jote) por le të permendim dicka; jobesimtaret kerkojnë prova të pakundershtueshme fizike te dukshme, të prekshm për Ekzistencën ose nuk binden !
E anashkalojme idene qe edhe vet ekzistenca e Universit (apo me gjere) eshte prove sepse jo pak nuk e pranojne, prandaj le të marrim një shembull të thjeshtë : një fllad të lehtë ne mund t’a ndjejmë ose edhe jo por e sigurt është që nuk e shohim : ky eshtë argument se flladi nuk ekziston sepse nuk e shohim?
Njera nga format që Perëndia shfaqet ne jeten tonë është pikerisht edhe kjo : prekje nga e padukshmja
Në disa raste, persona të ndryshem shprehen se kane ndjerë forca te padukshme por të qarta që kane korigjuar levizjet e tyre në momente kritike. Kjo gje edhe ne jeten time. Veprojne per mirë ose per keq
Pa pretenduar aspak se kane ndodhur edhe në jeten tende të tilla gjera, te lutem kalo per nje moment jeten tende para syve: ka patur ndonje moment te tille? Mundet edhe jo, por ne rast se ka patur mendo pak per kete gje.
Forme tjeter e shfaqjes se Perendise (gjithmone kam parasysh se veprojne edhe engjej apo forma qe nuk i kuptojme) eshte edhe instalimi ne mendjen e personave te ndryshem te mendimeve apo ideve, por pa u kuptuar kjo nderhyrje nga kta. Disa here u shfaqet e ardhmja ne menyra qe kurre nje mendje njerezore nuk do mund ta parashikonte
Dikur edhe une vet nuk kam besuar dhe cfare do qe te me flisnin apo lexoja nuk do nderroja mendje, dua te them i mirekuptoj personat qe nuk besojne, por duke rimenduar gjera per sa thashe më siper nuk kisha nga shkoja : është realitet i pakundershtueshëm për mua : Ekziston ! .
toni
“në rast se Perëndia nuk shfaqet perdite para njerezve”,nuk e di po r në mbi 60 vjet të jetës time,nuk është shfaqur asnjëherë!!ndoshta rastësi ndoshta nuk kam pasur nevojë për ndihmë si ke pasur ti!!
më duket e çuditëshme por ma merr mëndja që të kem bërë pak a shumë të njëjtat gabime si ti në jetë!!
ndoshta ty të mban me hatër!!
sa për shëmbujt që sjll!?
më vjen keq për ty!!mund të funksionojnë,diku tjetër,por jo tek unë!!nuk kam ndërmëd të sjell argumente për të ti hedhur poshtë,por po të them se nëse ti ndjehesh mirë që “të ndihmon dikush për të bërë një jetë më të mirë,për të qënë i ndershëm,e i drejtë”!?atëherë më bëhet qefi!!mjafton të jesh i tillë dhe për mua shkon!
mua personalisht nuk më ndihmon asgjë e “padukshme” e “gjithëgjëndur”!më ndihmon ndërgjegjia time dhe këshillat e drejta të njerëzve të mirë!!
këtu të jap të drejtë”është realitet i pakundershtueshëm për mua : Ekziston ! .”!
për ty egziston dhe të të rrojë!!
hej karicensure,
je inteligjent i rrahur me vaj dhe me uhtull!!
nqs ti nuk e shef ose nuk e beson, nuk egziston!!
kjo eshte tipike per njerezit mendjehapur!!
po shyqyr qe kete tonin nuk e ke share nga nona!!
c’te gjeti??
fallco,kopjac”anti25642654censurë”
e ke gabim shumë!!
jam ai që të mban me bukë ty e familjen tënde!!
po të mos isha unë mami tënd do rrinte pa punë!!
nuk pretendoj të më quash baba,por të paktën mos ha mut!!o bqir
i ke robt mirë??
e kaluan sifilizin??
ty të paska lënë me probleme në tru por nuk ka rëndësi,mjafton që je gjallë!!
shko e vazhdo punën tek semafori se po të presin dashnorët!!
ps:këlufat mos i vër në kokë por vërja në kokë të k atyre që të përdorin!
po, o kapterr!!
vazhdon te japesh prova debilizmi, paaftesie per te menduar drejt dhe perturbime logjiko-funksionale!!
vazhdo, se na zbavit!!
nuk e di por gjithnjë që lexoj një shkrim të shkruar nga një sllav(asnjëlloj racizmi,për këdo)gjithnjë kam ndjesinë se brënda tij egziston ajo që “perëndimi”,pavarsisht se sot sllavët janë pjesë e përëndimit si e quajmë ne,e quan “egzoterizëm lindor”!
po të shikojmë tërë historinë njerzore do të shikojmë një perëndim,europë,më pas dhe amerika e vëndet e kolonizuara prej europianëve,që me pak volum i vihet përballë gjithçkaje,dhe një lindje që për të ecur përpara përdor masën e madhe!!
po të shikojmë mënyrën e të luftuarit në histori do të shohim,në mënyrë shumë të thjeshtuar,shpikjen e shpatës së shkurtër të perëndimit,dhe shpikjen e harkut nga lindja!!
dhe përplasja bëhet “perëndimi gjoks më gjoks”,”lindja në largësi,dhe me shumicë”!!
deri më sot perëndimi ka qënë ai që ka ndikuar më shumë në mënyrën e zhvillimit të shoqërisë njerzore!!
ndoshta falë agresivitetit të tij a gjenialitetit të tij,o ndoshta kokfortësisë së tij për të qënë i lirë!!
shkrime të tilla janë të mira,nxisin debatin,tek ne,por në të njëjtën kohë nxisin dhe pasigurinë për veprimet tona!!dhe shpesh u japin shumë siguri veprimeve të gabuara të kundërshtarit tonë!!
është e vërtetë që shoqëria e sotme ka shumë gabime e faje,që ka shumë e shumë për të ndryshuar,që në fund të fundit nuk është aspak e përsosur,por nuk e kuptoj se si është e mundur që të jetosh në këtë shoqëri të tillë dhe për ta kritikuar atë të mbështetesh në një shoqëri,që jo vetëm nuk i afrohet shoqërisë tonë jo perfekte,por është një shoqëri nga e cila ne kemi dalë,kemi hequr dorë,e kemi luftuar??
të sjellësh shëmbuj me fjalime,jo vetëm propagandistike,por dhe të ndyra në kulm,të miliarderëve gjaksorë rus,Yevgeny Prigozhin që përgjërohet për fatin e afrikanëve a kubanëve!?
do të thotë o të jesh një copë idioti,o një pjestar i propagandës putiniane!!
të shkruash artikuj të tillë “fillozofik” kur luftohet për të mbijetuar!?
më duket sikur je i punësuar nga agresori për të shkatërruar bunkerin që të mbron nga predhat e tij!!
është e vërtetë që askush nuk e priti këtë rezistencë të ukrainasve,ashtu si nuk pritën që rusia të jetë në këtë gjëndje të mjerueshme në anën ushtarake,ashtu si askush nuk besoi se vetë qeveria ukrainase,pas gjithë atyre budallallëqeve që tha gjatë paralajmërimeve anglo amerikane do të qëndronte në ball të luftës,ashtu si askush nuk e kishte parashikuar që e njëjta qeveri e dipllomaci ukrainase do të ishte po aq e trashë në komunikimin e saj gjat luftës dhe gjat kohës që po ndihmohet si asnjëherë nga perëndimi!!
sot nuk mund të parashikojmë nëse do të ketë apo jo një L3B,ose më mirë,një katastrofë shfarrosëse botërore nëse do të përdoreshin armët bërthamore!!
ajo që di unë,të paktën,është se nuk jam gati ti nënshtrohem një cubi,xhuxh e plak të çmëndur,e të këthehem në një skllav të tij!!
e të njëjtën gjë mendoj se nuk po e pranon perëndimi,të njëjtën gjë më duket se po e mendon dhe pa folur me mëdyshje po e bën dhe kina!!
artikujshkrues si ky,pavarsish fakteve të drejta që sjell,nuk kuptojnë një fakt shumë të vogël,por tmerrësisht domethënës!!
nëse sot ne do të pranonim ti nënshtroheshim kërcënimit rus me L3B,pra kërcënimit të armëve bërthamore!?
e gjithë bota do të ishte një skllave e rusisë!!
nëse një gjë e tillë do të funksiononte me popujt europianë!?
të gjithë të tjerët do të ishin dhe më të skllavëruar!!
kinezët sot kanë “miqësi të patheshme”!?
një thënje prej idioti,klasik,idioti të lindur!!
nëse europa do ti nënshtrohej kërcënimit bërthamor rus!?
pas saj do të vinte një valë prodhimi bërthamor dhe i mjeteve për ti lëshuar ato,në rusi,sa nuk do ta kishim parë më parë!!më pas,ose në të njëjtën kohë, do të kërkohej reduktimi deri në heqje totale në të gjitha shtetet e tjera!!frika do të bënte që të pranohej një kërkesë e tillë;nën këtë kërcënim duke e ditur se perëndimi është qindra herë më i fuqishëm,rusia kërkoi daljen nga nato të të tërë shteteve që kanë qënë satelitë të saj;dhe rusia,diktatori i radhës në të,të ishte në tërë kuptimin e fjalës ZOTI I NJERZIMIT!
SKLLAVOPRONARI i parë që do të kishte nën thundër gjithë rracën njerzore!!
një pjesë e njerëzve kanë frikë për jetën e tyre!të njëjtët kanë qënë dhe ata që për të mos vuajtur pasojat e L2B,lejuan dhe pranuan tërë ndyrësitë e hitlerit!!
po të mos ishin ata që e kundërshtua dhe e çuan në vrimën e sëmës,ne do të ishim me kohë skllevër!!
nëse sot do të kemi një L3B,një luftë shfarrosëse!?
atëherë mirëse të vijë!!
më mirë një ditë luan se një jetë deleje duke pritur për të shkuar në thertore!!
ti, o rrote kari, me duket se je çuni kopil i babes se ketij Zizekut!!
fallco,
e ke gabim shumë!!
jam ai që të mban me bukë ty e familjen tënde!!
po të mos isha unë mami tënd do rrinte pa punë!!
nuk pretendoj të më quash baba,por të paktën mos ha mut!!
ec ere pirdhu, kapterr ishe, kapterr mbete. na paske edhe fantazira!!
mamin mirë e ke??
i vuri dhëmbët??
se më vjen keq sa herë e shoh ashtu me buzë të rrudhura si vrimë bythe!!yzmetin ta bën si duhet po prapë pak bukuri i duhet!!thuaji ti vërë proteza normale dhe ti heqë vetëm kur punon!!
O gazeta e nerume DITA:
AMAN DHE DERMAN ME KETA FILLOZOFE LAFOQYLI MARKSISTE LENINISTE!
Se na e shpifet fare, sepse shikoni ne internet se kush jane preferencat e ketij fillozofi llafoqyls slloven: Marksi, Lenini dhe Cipras Dallkauku i Greqise qe per pak sa nuk falimentoi vendin e tij
E keqja botes i ka erdhur gjithmone nga llafolloget, mender ideologet, si puna e ketij Zizekut,
hahahahahahah
Respekte Gazetes Dita per publikimin e artikujve te tille me vlere!
Zizek eshte intelektual klasi. Eshte kenaqesi te lexosh mendimet e tij. Ke cfare meson nga te tille njerez.
Tamam, nxenes i denje i Marx dhe filozofive te tij. Meqe te asnjeri deri tani nuk i ka implementuar tamam koncepted e Marx, sepse skane qene komunist te vertete, une jam dakort qe te provohet edhe nje here, dhe te gjithe qe besojne ke kjo filozofi te mblidhen ne ate shtet/vend. 100 milion jete ne emer to utopise nuk mjaftojne, i shtojme edhe ca tjere.
E gjithe popullsia e Botes e cila sot eshte mbi 7.8 Miliarde, mundet qe hyje e gjitha vetem ne siperfaqen e shtetit te Teksas dhe ne nje distance 1 Km nga c’do individ.
E gjithe axhenda e ndryshimeve klimaterike gjoja per faj te rritjes se popullsise Globale, eshte thjesht nje mashtrim i cili ka synim shkaterrimin e drejtave dhe lirive njerezore drejt rendit te ri Teknokrat Komunist Global, si dhe shpopullimin per arsye kontrolli, nga kulti financiar Luciferian i cili ka penetruar c’do qelize te shoqerise e politikes njerezore. Ky kult, si nje kancer, ka per synim as me pak e as me shume, shkaterrimin e njerezimit dhe zvendesimin e tij me qenie sintetike teknologjike robotike te manaxhuara nga inteligjenca artificiale, qe ata ti kene te gjitha ne kete Planet.
Neqoftese njerezimi nuk zgjohet dhe shpejt, keq e ka punen.
Ata ju duan te vdekur, bile dhe ata qe ju sherbejne e jane shitur te ta, Eshte nje kult i vdekjes.
unë thash se do lexoja ndonjë gjë,pak a shumë mormale,por kur shkruan gomari,nuk mund të të lexosh tjetër veçpallën e tij të traskriptuar në shkronja!!
Gomarin e ke baba ti se mami yt prej gomari te madh e dontedge ngeli me barrme gomar
si ai i zgjimit (pas droges) dhe ti feniksi (i hirit), jeni lodh
kot me aftesine e planetit per te ushqyer miliarda goje
te tjera .
nje dite dhe vet planeti, do behet i pa banueshem .
por sot per sot eshte e thjeshte ;
s’ka nevoje per teorira .
me shpikjen e contra ceptiveve, lindjet kontrollohen .
tani numuri i popullsise edhe mund te ulet .
si perfundim toka mund te ushqeje lehtesisht banoret e saj
pa ..lufra demonesh perendimor (po dhe luftra “intelektualesh”
te tredhur nga ..enveri) .
Plani i ketyre Bio-krimineleve Luciferiane eshte qe te shpopullojne nepermjet te ashtequajtuarave Vaksina, Urise dhe nje lufte te trete Boterore. Dhe te ky kult jane shitur e blere te gjithe Politikanet, Institucionet, Bankat, Shoqatat dhe korporatat. Kjo nepermjet shoqerive sekrete te Freemasonerise etj.
Shikon ndonje gje normale e natyrale ne kete mes ti, per zhvillimin normal te shoqerise njerezore dhe Planetit?
Jam i bindur se ky autori Hebre kriptokomunist Zizek i artikullit me siper, eshte Mason. Kjo e kompromenton plotesisht filozofine e tij per te miren e njerezimit dhe vazhdimesine e Planetit. Thjesht, artikulli verteton se ky eshte i kapur, dhe shkruan ne sherbim e mbeshtetje te axhendes se kutit.
Ca mendo ti Phoenix ne lidhje me Greg Hallett?
Kam disa materiale interesante per ty. Me dergo e-mail tend te emal-i:
[email protected] qe ti nis.
Te kam shkruajtur nje e-mail.
Po per Greg Hallet ca mendon?
Analiza me me kembe ne toke qe kam lexuar keto kohe. Flm atyre qe e kane perkthyer!
Nje kendveshtrim qe i ben nderë fjales filozof, te cilen, ne kete situate kercenuese qe po perjeton Europa, e kane perdhose pikerisht ata qe njihen me kete titull(filozof), madje dhe “me mjeker”.
“Çdo lufte eshte eshte deshtim i njeriut si kafshe racionale”, thote shkrimtari amerikan John Steinberg, ndersa profesoret e filosofise “me mjeker” kerkojne “racionalen” ne luften e shpallur nga Putini.
Gomarin e ke baba ti se mami yt prej gomari te madh e dontedge ngeli me barrme gomar
Autori eshte sot nje nga figurat me ne ze te filozofise boterore . Duhet te perkthehet me shume nga ky autor. Analizat e tije jane shume me te thella se propagandat e gazetave qe nxjerrin buken e gojes me gjysem te verteta propagandistike.
Autori eshte nje krriç gomari qe nxjerr bar te ripertypur nga 30 breza filozofesh perpara tij. Nuk ka asgje origjinale, po eshte vetem kompilues plagjiarist.
duket pak a shumë si tos tarifa!!dhe ai të gjitha shkrimet e tij i ka me citime të filanit e fistëkut!!
mësues fillozofie hesapi!!
nuk kanë asgjë të tyren!!
1. Kjo nuk eshte lufte ideologjike, sepse ne Europe nuk ka me “shtete komuniste”.
2. Ne themel te kesaj lufte eshte “mos besimi reciprok”qe me shume pasqyron te kaluaren se te tanishmen.
3. Rusia dhe vendet e Natos, sidomos Polonia, vendet Baltike, etj kane patur nje histori te hidhur me njera tjatren ne shekuj, kur te gjithe keto shtete kane patur tendenca imperiale, ne 400 vitet ekaluara, duke inkluduar ketu edhe Suedine.
4. Te gjitha palet kane veshtiresi te konsiderushme ekonomoke, politike, konceptime popullore kontradiktore, etj.
5. Por ato kane shume interesa te perbashketa madhore me leverdi te madhe, po te arijne nje mirekuptim dhe besim reciprok.
6. Ne momentin konkret, “frikrat e gjeneruara si nga instiktet ashtu dhe eksperiencat historike” po mbizoterojne.
7. Besoj se roli i Amerikes, qe mbeshtetet kryesisht ne te ardheshmen, ne dallim nga te tjeret, qe ekspriencat e se te kaluares i mbajne pjeserisht peng, do gjeje formulen me te mire per zgjidhjen e ketij problemi, teper shqetesuse.
Diktatura Komuniste asnjehere nuk u c’montua nga Europa Lindore. Thjesht ndryshoi forme, duke dhene iluzionin e Pluralizmit dhe Demokracise bazuar ne Dialektiken Hegeliane.
Nuk eshte aspak rastesi, qe Politika dhe Institucionet gjithmone kane qene dhe jane te infiltruara nga ish pjestare te nomeklatures dhe pasaardhesve te tyre. Kjo, per arsye se ata jane kapur nepermjet antaresise se free Masoneve. Kjo ndodh dhe ne Perendim dhe ka mbi 2 Shekuj. I gjithe strumbullari dhe manaxhuesi i ketyre shoqerive sekrete, eshte kulti Luciferian, i cili ka nje axhende finale globale distopike diktatoriale per njerezimin dhe qe ka nen pronesi financat e Planetit.
Une nuk pres qe keto gjera ti kuptojne shumica e njerezve, sepse keto gjithmone kane pasur nje zhvillim sekret dhe te kamufluar nga syte e publikut. Betimi i pare ne inicializimin e nje Masoni, eshte sekreti i organizates. Kjo nen penalltine e vdekjes. Jo te gjithe Masonet e kuptojne qellimin final dhe kupolen. Kjo per arsye se shkallet e Masonerise jane te izoluara nga njera tjetra per sa i perket qellimeve dhe karakterin e vertete te kupoles. Ata te grades se ulet, nuk e kane fare haberin se perse behet fjale. Ata thjesht duan te shfrytezojne privilegjet qe ju jep antaresimi nepermjet sistemit te infiltruar nga Masone te tjere ne instancat me te larta te shoqerise njerezore. Eshte nje forme vellazerie e fshehte dhe ata jane kudo. Kjo eshte menyra, se si Kulti ka nen kontroll gjithe shoqerine njerezore.
Pse vellazeri eshte kjo qe kupola i mashtron te gjithe?