Dy poezi nga arkiva…
Nëse jeta ime
Nëse jeta ime ka një qiell,
ti-natyrisht-je dielli i saj,
çdo regëtimë e zëmrës sime,
të përket ty-mua pastaj.
Nëse jeta ime është një det,
ti je anija që lundron,
unë ndiej si çahet valë e jetës,
edhe kur ti nuk siluron.
Nëse jeta ime është një stinë,
krejt e bleruar-që nga fillimi,
nuk është sekreti -që s’e dimë,
ti je aroma dhe blerimi.
Nëse jeta ime është një pasqyrë,
që ndrit e ndrit me kaq shkëlqim,
ti je rrezja që e ndriçon,
që uné të shoh portretin tim.
Nëse jeta ime është një zjarr,
ndezur në mbrëmje e mëngjez,
ashtu si sot edhe më parë,
ti je shkëndija që e ndez.
Nëse jeta ime do ish një vdekje,
ti do të ishe arkivoli im i florinjtë,
arkivoli im i përsosur,
ku nuk do hynin kurrë gjarpërinjtë.
Ç’ta zgjasim më me metafora,
me metafora-krahasime,
të miat kam vetëm mushkritë,
se ti je frymë e jetës sime.
7 Shkurt 2009
****
Sepse unë e di sa vlej
S’më duhet kurrfarë kritiku,
për ndonjë nevojë nuk ndjej,
sepse unë-more lum miku,
e di mirë se sa vlej.
Jam një shkëmb në det të jetës,
fort tek unë përplasen valët,
dhe për hir të së vërtetës,
në këmbë më mbajnë fjalët.
Dikur shkrova pikëlluar,
ç’të bëja me fjalën-s’dija,
fjala duhej modeluar,
siç e donte poezia.
Fjala-rrahje e zëmrës sime,
asnjëherë s’mori për ters,
fjala ka më shumë ngjyrime,
se yje në univers.
Unë kam universin tim,
me të vetë jam i mahnitur,
fjalët-që nga shpirti im,
i kam korrur-i kam situr.
Si Zoti-në këtë jetë,
edhe fjala është e shënjtë,
unë e di sa vlej vërtetë,
po nuk di të shitem shtrënjtë.
Se fjala të lulêzojë,
duhet bluar paq në mokër,
dhe këtë-nuk ka nevojë,
që ta dijë çdo mediokër.
As tani e as përpara,
s’ja kam futur kot katundit,
që nga poezitë e para,
e gjer sot tek vargu fundit.
Nëse çdo ditë do të gjesh,
nga një fjalë të farfurinjtë,
kur të ikësh do të lësh,
një kështjellë të florinjtë!
Jam një shkëmb në mes të detit,
më godet orteku i valëve,
as nga zjarri i tërmetit,
nuk bie kështjellë e fjalëve.
Arben Duka

gëzuar vitin e ri o dukë!!
lëri pordhët se të doli boja dhe ty, më keq se të madhit brraç!!
të paktën brraçi i ka hyrë “punës” njëlloj si rama me lopatë!!
ti akoma falas!!nëse ai e ka për përfitim material,ti e ke për budallallëk!!
Duke gjitoni te kam thene nja 100 here,
bej poezi jo lajkat per Ramen pa vlere,
poezi kur ze shkruan ti vleresojne plot,
kur Ramen lavderon del komplet idiot,
vargjet e poezise mbare populli i lexon,
lavdet per Ramen vec ndoj trap i shijon.
Jeta jote ka qene nje pordhe fasulesh qe nuk del dot nga brekushet e Rames…ee bastardeve rilindas qe po e kthejne kete vend ne koloni te Serbise…
Prit gjiton mendje fishkur ,
qënka një fishek i ndryshkur ,
frikacak menje lepur,
shtpia jote paska marr fund !.
Prit gjiton paske marr fund !..
Goxha – gomar mendje-liliput .
Kur poetit i jep mënd’,
gjithë mëhalla ka me qesh !
Nr.2
Prit gjiton mendje fishkur ,
qënka një fishek i ndryshkur ,
frikacak mëndje lepur,
shtëpia jote paska marr fund !.
Goxha – gomar mendje-liliput .
Kur poetit i jep mënd’ !…….
gjithë mëhalla ka me qesh ,
gjithë miqët do përqeshin !…
Gezuar vitin e RI gjithe stafit te Dites dhe Ben Laboves.Qofte nje bit I mbare pa shejtanet blu e mavi
Mefistofele te kudogjendur, nuk ju lidh asgje me poetet, nuk ju qasin ne Parnas. Ikni dhe mos u merrni me dicka qe s’ju takon.
o bashiBuzuku
nuk e kemi me poetin,jo!!
e kemi me agjithpropin e dobiçit të burgajetit!!
ndoshta dhe ti si puna e dobiçit të burgajetit me gjyshe portesh veneciane,vlersimet i bëni njëlloj!!
vlerson poezinë e mit’hatit dhe harron tradhëtinë e tij!
unë nuk e bëj dot o bashi,unë i vë në kandar!!dhe kur tradhëtia e hedh si gur katapulte poezinë?!
asqë e pjerdh fare atë!!më vjen për të vjellë nga vargjet!!
bashi,nëse proza lexohet dhe pa dëshirë!?
poezia pa të nuk lexohet!është tjetër poezia bashi,tjetër!!është zemra,nuk është truri!!
e duka zëmrën e ka shitur tek dobiçi!!
dhe ne na shet gënjeshtra!!
Arben Duka, me verte me vjen keq ta them, po ti nuk vlen me shume sesa nje kerriç gomari. gjithe jeten pordhac ushtarak mbete. Po edhe me per te qeshur jane keta “ekspertet” e poezise qe shqyhen bythesh per pordhet e tua.
Hesht o Shahisti se do te inatosesh keqazi leshkon ‘fteri’ ithtarin me te zellshem te pordheve te Dukes dhe do te te shkruaj ndonje Flete-Rrufe ne vargje me me shume gabime ortografike se sa fjale.
Pervec fterit eshte edhe ai qe betohet per kry te nones se vet, ose per cfare do krye tjeter qe nga toçi i carit te vet deri ke kryt e motrave te veta.