Nëse jeta ime ka një qiell,
ti-natyrisht-je Dielli i saj,
çdo regëtimë e zemrës sime,
të përket ty-mua pastaj…
Nëse jeta ime është një det,
ti je anija-që lundron,
unë ndjej si çahet valë e jetës,
edhe kur ti nuk siluron.
Nëse jeta ime është një stinë,
krejt e bleruar-që nga fillimi,
nuk është sekreti-që s’e dimë,
ti je aroma dhe blerimi…
Nëse jeta ime është një pasqyrë,
që ndrin e ndrin me kaq shkëlqim,
ti je rrezja që ndrin mbi të,
që unë të shoh portretin tim.
Nëse jeta ime është një zjarr,
ndezur në mbrëmje e mëngjes,
ashtu si sot edhe më parë,
ti je shkëndija që e ndez.
Nëse jeta ime do të kishte një vdekje,
ti do ishe arkivoli im i florinjtë,
arkivoli im i përsosur,
ku nuk do të hynin kurrë gjarpërinjtë.
Ç’ta zgjasim më me metafora,
me metafora-krahasime,
të mijat kam vetëm mushkëritë,
se ti je frymë e jetës sime…
Arben Duka

Ka të drejtë Duka vjershëtor
Çdo jetë brenda jetës jeton
Ecin vitet, vijnë njerëz të rinj
Por dhe ikin plot të tjerë.
Duka në vjersha jetën tonë sjell
Herë të lumtur dhe herë zeher
Familja shqiptare e shpërbërë
Kudo të shkosh nga ne takon
Në gjithë globin shqipja gufon.
Oqeane, detra, male e fusha
Me këmbë, anije, ballona udhëton
Struganë, gjakovarë, tivariotë, malësorë,
Myzeqarët, devollinj, skraparllinj e dropullitë
Bredhin shtete plot për të ruajtur dhitë.
Thërret aga Reshati, qan xha Suloja: Ejani!
Por vjershat e Dukës, tregjonë tmerrin
Oligarkët, politika mafioze edhe ajrin vjedhin.
Fol o Dukë se në vjersha të vërtetat shkruan
E djathta dhe e majta popullin nuk e duan.
E majta ka diçka yndyrë sociale
Por uzurpimi i shtetit nga e djathta
Është një pengesë shumë e madhe.
Xha Spiroja
Ar ist okrat Duk ar ben shqiptar!!!
Nuk mund te shkruhet me bukur!…
Une ja lexova te fejumes time dhe ajo e pelqeu perkushtimin dhe vleresimin qe ben ti per gruan tende, ndaj i uron Pranveres tende G ë z u a r
8 Marsin!