Presidenti serb Tomisllav Nikoliç befason sërish Bashkimin Evropian me deklaratat për Kosovën. Nikoliç paralajmëron se nëse njohja e pavarësisë së Kosovës do të jetë kushti që i vihet Serbisë nga Brukseli për t’u anëtarësuar në Bashkimin Evropian, atëherë vendi i tij nuk do e pranojë. Deklaratën e bëri në një intervistë për të përditshmen serbe Danas.
Nikoliç shprehet se Bashkimi Evropian ka garantuar Serbinë se Kosova nuk do të jetë një kusht për anëtarësimin. Por sipas tij, ka gjasa që Brukseli t’i kërkojë Beogradit të rishikojë 34 kapituj të udhërrëfyesit të anëtarësimit të Serbisë në Bashkimin Evropian dhe t’i përshtatë ato në mënyrë që të mos bien ndesh me Kushtetutën e Kosovës.
Këtë, presidenti serb e konsideron si një proces mjaft të vështirë, pasi sipas tij vetë Bashkimi Evropian e ka të vështirë të bindë palën kosovare për çështje që janë një zgjidhje e ndërmjetme. Shembull konkret sipas tij, është edhe kriza e refugjatëve, ku duken qartë se sa e brishtë është marrëdhënia mes Prishtinës dhe Beogradit.
Nikoliç shton gjithashtu se në kapitullin e 35-të, i rekomandohet Serbisë të heqë dorë nga Kosova, por kjo sipas tij nuk është një detyrim i mbyllur. Aktualisht, Serbia dhe Kosova po i nënshtrohen një procesi të normalizimit të marrëdhënieve mes tyre, kushti kryesor në rrugën e integrimit në Bashkimin Evropian.

Fuck you Motherfucker ,,,cfare te beje qe te lene akoma ty kriminel plere qe vendos per rinini serbe …turp per serbet qe i komandojne akoma keta psikopat