Nëse Kushtetuesja i jep të drejtë PD, a e liron Arta Marku zyrën?

Dita
Kryetari i Gjykates Kushtetuese Bashkim Dedja, anetaret Petrit Plloci, Vladimir Kristo, Altina Hoxhaj, Fatmir Hoxha, Admir Thanza, Xhezair Zaganjori dhe Vitore Tusha, gjate nje seance gjyqesore ne Gjykaten Kushtetuese, ku nuk eshte marre parasysh nje kerkese e PS, per pezullimin e prishjes se Piramides.

A qëndrojnë pretendimet e opozitës se është shkelur apo jo Kushtetuta me zgjedhjen e kryeprokurorit te ri te perkohshem? I ftuar në “5 Pyetjet nga Babaramo” deputeti i PS Ulsi Manja thotë se kjo i përket Gjykatës Kushtetuese për të vendosur, pasi secila nga palët kanë pretendime.

A qëndron pretendimi i opozitës se është shkelur kushtetuta?
Tani palët kanë pretendimet e tyre, opozita thotë se është shkelur, ne themi që nuk është shkelur. Por në fund të ditës nuk jemi ne ata që e vendosim. Ne jemi shprehur me votë, Shqipëria ka një prokuror të përgjithshëm tashmë. Këtë gjë e thotë Gjykata Kushtetuese.

Ne ishin para këtyre fakteve. Ish- Prokurorit të PËrgjithshëm i mbaronte mandati më 7 dhjetor dhe kushtetuta e re që ne miratuam së bashku kishte përcaktuar një tjetër mënyrë zgjedhjeje për Kryeprokurorin. Mandati i prokurorit të përgjithshëm mbaronte në 7 dhjetor, ndërkohë që Kuvendi ishte i detyruar të zbatonte ligjin i cili thotë se Kuvendin në momentin që nuk është krijuar KLP zgjedh një kryeprokuror me më shumë eksperiencë.

A ka tager Kuvendi të zgjedh Prokurorin e Përgjithshëm?
Kuvendi ka detyrimin ligjor të përcaktojë Prokurorin e Përgjithshëm, qoftë edhe të përkohshëm. Me ligjin e ri do të kemi edhe zv/Prokuror të Përgjithshëm, gjë do të bëjë të mos kemi më këtë debat.

Nëse Gjykata Kushtetuese i jep të drejtë PD a e liron zonja Marku zyrën?
Pse duhet të mendojmë këtë ne? Pse mos të mendojmë se si të ngrimë zyrat e SPAK-ut.

Pse zgjodhët prokurore që s’ka kaluar procesin e Vetingut?
Vetingu është censi i Reformës në drejtësi. Pas mbarimit të tij i hapet rrugë krijimit institucioneve të reja të drejtësisë. Prokurorët tani që janë ngritur insitiucionet e Vetingut është hedhur shorti. Në momentin që zgjidhesh si Kryeprokurore i nënshtrohesh me përparësi. Çka do të thotë se nëse zonja Marku do t’i nënshtrohej Vetingut pas tre muajsh, tashmë do t’i nënshtrohet me përparësi procesit të Vetingut.

A po nis keq kjo Reformë në Drejtësi?
Që mesnatën e 22 korrikut kur janë miratuar ndryshimet kushtetuese, duhet të jetë e qartë për të gjithë që nuk e ndalon dot më njeri. Sa më gjatë të shkojë ngritja e institucioneve thjesht vonohet procesi por nuk mund të kthehet mbrapsh. Këtë e din mirë opozita, ne dhe partnerët ndërkombëtarë. Zbatimi i Reformës në Drejtësi është thjeshtë vullnet politik. Nëse ligji i vetingit nuk do të ishte bllokuar në gjykatën Kushtetuese ku e çoj PD, sot do të kishim të gjitha institucionet. Shqiptarja.com

Share This Article
3 Comments
  • Ne se Gjykata Kushtetuese nuk e miraston zgjedhjen e Arta Markut,nuk do liroje kjo e fundit zyren,por te gjithe antaret e Gjykates Kushtetuese!
    Erdhi Vetingu dhe kjo eshte nje prove e forte per te gjithe antaret e kesaj gjykate!

  • Aludime tipike nga bota e sharlataneve .

    Mandatin Prekuroria e Re e mori nga Parlamenti
    jo Kushtetusja (bandaq e shkerdhatave te sali berish metes)
    Koha e fazlliqave mbaroj.

  • PSE NUK CITON NENET E KUSHTETUTES MBI BAZEN E TE CILAVE DUHET TE ZGJIDHET APO ZGJIDHET KRYE PROKURORI ?
    PYETJET JANE SHUME TE DREJTA, NDERSA PERGJIGJET MUND TE MEREN DHE SI MASHTRIM, NE SE NUK MBESHTETEN APO NE SE NUK SHPJEGOHEN ME NENET E KUSHTETUTES

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *