Ndonjëherë të ndahesh është shpëtim. Është si një fillim i ri, një fitore, një akt dashurie ndaj vetes. Mbase do të jetë kjo arsyeja që shpesh, pasi firmosen dokumentat e divorcit janë të shumtë njerëzit që vendosin t’i dhurojnë vetes një pamje të re.
Një studim i publikuar së fundmi tregon se ekziston një lidhje e fortë mes divorceve dhe ndërhyrjeve estetike. Sa më i lartë është numri i divorceve, aq më i lartë është dhe numri i operacioneve plastike.
Një hap i parë ky për të “rifituar” jetën. Nuk po flasim fare për 30 vjeçare, por për 50 dhe 60 vjeçare, të cilat përpiqen të ndalojnë, apo më mirë të ngadalësojnë plakjen.
Kjo është një praktikë jo vetëm e grave, por edhe e burrave. Ka shumë burra që pasi ndahen duan të minimizojnë shenjat e kohës dhe të kenë më shumë shanse për të zgjedhur një partner më të ri. b.m/ Dita
