Ka vuajtur dhjetëra shekuj,
dhe do vuajë njerëzia,
gjersa në të njëjtën rrugë,
ecën dhe makutëria!
Them se është makutëria,
porsi drogë e si farmak,
njeriu-krejt si padashur,
e fillon pak e nga pak!
E kërkon pak e nga pak,
po më pas nuk fle dot gjumë,
nuk njeh kufi edhe cak,
se kërkon shumë e më shumë!
Nuk ndalet makutëria,
kërkon tjetër edhe tjetër,
s’të shpëton as Perëndia,
po mbete në atë kthetër!
Çdo makut është i pështirë,
ndonjë mund ta njihni vetë,
por ai kthehet mynxyrë,
nëse ka dhe pak pushtet!
Nëse ka dhe pak pushtet,
s’është gjë mortja dhe tërbimi,
për të shtuar pasurinë,
s’ndalet para asnjë krimi!
Nëse njeh makutërinë,
sheh gremina të mëdha,
sa është pak që me vetë djallin,
të pish gjak-të bëhesh vëlla!
Makutëria nuk ngopet,
ta kthejë vendin në varrezë,
në greminat njerëzore,
është gremina më e zezë!
Makutëria nuk ngopet,
me para dhe me pushtet,
si Klitgordi i lashtësisë,
ajo ha dhe bijtë e vet!
Nëse mendjen vrisni pak,
mos thoni: “S’i kemi hasur!”,
se makutët tek ky prag,
vite shumë i kemi pasur!
Një vend që drejtojnë makutët,
është si truri me tumor,
pikërisht ndaj i përmbysëm,
në Njëzet e Tre Qershor!
T’i shpëtosh asaj murtaje,
duhet që të jesh një Burrë,
kur dalin makutë të rinj,
kokën nuk e ngremë më kurrë!
Po të zuri ajo flamë,
s’mban dot frerë dhe kapistër,
dhe gjer dje Kryemakuti,
ishte dhe Kryeministër!
Kemi folur e stërfolur,
ndaj më tutje kot ta zgjasim,
për këtë-që tani kemi,
dot me siguri nuk flasim!
Dot me siguri nuk flasim,
kemi një lloj parametri,
ky s’duket se ka të zezat,
që kishte ai i vjetri!
S’duket si makut i vjetër,
që i korrte gjithë të mbjellat,
dhe këtë hata e bën,
vetëm një që vjen nga shpellat!
Por do isha një idiot,
një idiot me të vërtet,
po të thoshja-se tani,
s’kemi makutë në pushtet!
“Të ngrehosur nëpër Frona,
parazitët janë gjithmonë,
me duart në xhepat tona,
me dhëmbët në mishin tonë!”
Me dhëmbët në mishin tonë,
bën dasmë makutëria,
nga virus i saj i ndyrë,
është kapur dhe drejtësia!
Tikëmbësh e gijotinë,
po bëhen gati tani,
po makutët rezistojnë,
të mos bëhet drejtësi!
Janë zëra që na shurdhojnë,
të kusarëve-të harbutëve,
dhe reformë e drejtësisë,
u është lënë në dorë makutëve!
Është lënë në dorë të makutëve,
ndaj do shkojë më për ibret,
sepse lakun e litarit,
s’e hedh kush në qafë të vet!
27 Mars, 2016

SHQIPËRI TË KAM DHJERË!
Shqipëria është parajsa,
ku ty të jepet mundësia,
të vjedhësh e mos të kapesh,
as nga SPAKU as nga policia.
Ku administrata mbushet,
me nepotizëm e militantë,
ku ekonomia është informale,
dhe korrupsioni galopant.
Në këtë vend qesharak fare,
ku qeverisja është mysybet,
kartat dhe rrogat bëhen publike,
vetëm tenderat janë sekret.
Erioni Veliaj i bashkisë,
ka me dhjetra këshilltarë,
miliona lekë për ata paguhen,
shpërdorim fondesh i paparë!
Monika Lubonja në bashki,
punonte si këshilltare,
nuk ngopet futet në Big Brother,
mendjen e ka veç për pare!
Top qenefi ka meritokraci,
po Big Brotherin kush do e fitojë?
Me siguri balerini Ilir Shaqiri,
që dikur Lori Hoxhën bëri të triumfojë!
Servili Ramës, Ben Blushi i Top-it,
merr shpërblim 240 milion,
ndërsa një intelektual i ndershëm,
me rrogë minimale për bukë punon!
Andi Bejtja e Tos Lubonja,
marrin rroga me miliona,
e ndërkohë Fançesko Beketi,
do dëmshpërblim nga taksat tona!
Baton Haxhiu bën propagandë,
dhe kur pjerdh Rama ai e mbron,
një mediokër që mezi lidh 2 llafe,
por rroga i vete rreth 18 milionë!
Për Çim Pekën të vjen gjynah,
700 mijë lek rroga si gazetar,
servilizmi paguhet shtrenjtë,
s’besoj se Peka është kaq gomar!
Në këtë vend të kapur peng,
ku Mamaq mediokri është milioner,
për intelektualët s’ka punë,
dhe e shtyjnë jetën si në Ferr!
Qershia mbi tortë është Robert Aliaj,
i veshur si shtrigë ky Dragot,
për të mbrojtur Kristin me nepotizëm,
i quan ato vajzat prostituta kot!
Në PD Lul Brava kryetari,
selinë për dreq nuk e lëshon,
punë e madhe po ngeli vetëm,
se Rama dhe Yuri Kim e mbron!
Saliu NonGrata do prapë partinë,
dhe tashmë e ka ”rithemeluar”,
me po të njejtat fytyra të vjetra,
hajdutë, mediokër e të përjashtuar!
Në 30 vite veç sorrollatje kot,
me gënjeshtra e mashtrime,
ky popull qënka vërtet dele,
që mbijeton veç me thërrime!
Sa shumë e dua këtë vend,
të jetoj me djersë e me nder,
por përpara bëjnë veç horrat,
O SHQIPËRI TË KAM DHJERË!
SHQIPËRI TË KAM DHJERË!
Qershia mbi tortë në fakt është avokat Spartak Ngjela.
Spartak Ngjela -te Partia për ligj dhe drejtësi, si koordinator zyre, në prill 2021 deklaron pagë 300000 lek vjetra.
Kurse te Law Firm &Finance, Ngjela =si avokat, deklaron 300000 lek vjetra rrogë.
Ndërkohë që asistentja e avokatit=Dorela Gjika, deklaron rrogën 1254320 lek vjetra
Suzana Saliu, puntore ndihmëse , merr 344330 lek vjetra rrogë, pra më shumë se avokati.
Pyetja që lind: E KU ËSHTË PROBLEMI KËTU? Shqipëria ka ekonomi informale, paga qesharake dhe mungesë meritokracie. Dhe avokati më shumë paguan asistenten dhe puntoren se veten. Sa humanist, zemërgjerë, largpamës! Eh sikur të ishte edhe Ben Blushi kështu!
” ……Është lënë në dorë të makutëve,
ndaj do shkojë më për ibret,
sepse lakun e litarit,
s’e hedh kush në qafë të vet! ”
Vargje qe fshikullojne sistemin e kalbur !
Molla e dijes, po me zhgenjen se po del tamam Molla e padijes
“…e nderkohe Francesco Becchetti,
do shperblim nga taksat tona…”
Ku te shpie mushke o Molla? Franco Beccheti ka hedhur ne gjygj e ka fituar per ti marre demshperblim jo taksave tona JOoooo…por nje njeriu te vetem me emrin Edi Kristaq Rama!
Se gjoben ndaj Becchettit ky Edi Kristaqit e paguan me tyaksat tona, ky nuk eshte faji i tij, por i ca si ty qe nuk kuptojne kaq gje te thjeshte.
Në fakt qershia mbi tortë është Benet Beci, ish kreu i KESH. Në listpagesa rezulton se ka paguar me paratë e shqiptarëve 2 ortakët e gruas së tij, Fitore Becit. Dy ortakët janë Bassam Abdulibdeh dhe Calvin Tiessen, të cilët kanë pasur pozicionin si këshilltarë në KESH (kur drejtonte Beci para se të bëhej deputet), dhe secili merrte 2.3 milion lekë rrogë në muaj. Ndërkohë që këta dy shtetas figurojnë si specialistë anglishteje dhe merren me çertifikimet e TOEFL. Pra, ç’lidhje kanë këta dy shtetas me KESHIN? Asgjë. Abuzim i Becit!
Ndaj Ben Duka është i madh,
Arben Duka nuk vdes kurrë,
E kam njohur vetë dikur,
Ishte me vërtet një Burrë..
Ecte si një mal i lartë,
Kishte zemrën porsi deti,
Para tij dukej si xhuxh,
Edhe çfarëdolloj mbreti..
Qe dhe trim edhe rebel,
I xhymertë sa më s’ka,
Ndante “kafshatën” me mikun,
Dhe kur nuk kishte para..
Arben Duka nuk ka vdekur,
Vdekja është një iluzion,
Vargjet e tij të pafundme,
Edhe “gurët” i trazon..
-“Janë të mira Belortaaa”
Më thoshte Beni dikur,
Kur i tregoja të miat vjersha,
Edhe qeshte gjithë nur..
-“Janë të mira Belortaaa”
Thoshte me zë burrnor epik,
Nuk ta them se të bëj qejfin,
Edhe pse të kam “armik”..
-“Janë të mira Belortaaa”
Thoshte Beni miku im,
Shtonte ndërsa thithte cigaren:
-“Duan vetëm ca redaktim”..