“Tek Voltana fillon dhe mbaron banaliteti i ndryshimeve të Kodit Penal”

Leda Hysa

A e dini, pse nuk më interesojnë as vitet e burgut dhe as gjobat e Kodit Penal? Sepse jam i sigurt që ky ligj nuk do zbatohet kurrë….” – thotë Kreshnik Spahiu, dikur drejtuesi i lëvizjes së bujshme Kuqezi, sot i tërhequr.

Më poshtë, postimi i tij shpërndarë në rrjetet sociale:

 

Dje ishte hera e parë në jetën time pas 25 vitesh jurist që nuk më ngjalli asnjë intetes apo kuriozitet ndryshimet në Kodin Penal.

Më vinte për të qeshur me budallallëkun e njerzve dhe frikën se po dolën në rrugë do ti fusi në burg policia. Një histeri komentesh njerzish budallenj, të çmendur, injorant dhe analfabet në njohuritë e tyre juridike.
Për të qarë apo për të qeshur?

S’di me saktësi por thjesht jemi një shoqëri shumë komike.

Rebelimi në rrjetet sociale i një grupi njerzish në depresion që ka 48 orë bëjnë debat për disa ndryshime juridike dhe sanksione penale në një situatë pandemie ku është në pikpytje jeta e tyre.

A e dini, pse nuk më interesojnë as vitet e burgut dhe as gjobat e Kodit Penal?

– Sepse jam i sigurt që ky ligj nuk do zbatohet kurrë….

– Sepse e di që në Shqipëri njerzit s’janë të barabartë përball Kodit Penal.

– Sepse Edi Rama nuk do guxojë ta arrestojë një të rrjedhur si Voltana që infektoi qindra hajvana dhe shkodrana.

Tek Voltana fillon dhe mbaron banaliteti i ndryshimeve të Kodit Penal.

– Të infektosh veten sipas këtij Kodi futesh 5 vjet në burg.

– Të infektosh gjithë qytetin mandatohesh 5 vjet kryetare dhe del në media si heroinë

Nëse nuk e arrestoni Voltanën, merr hidheni Kodin Penal në WC dhe përdoreni për letër higjenike.

Po them Voltanën dhe s’po përmend Sali Berishën sepse sipas atij Kodi Penal, të çmendurit shtrohen në spital psikiatrik sepse quhen të papërgjegjsh për veprimet e tyre.

Ah se harrova t’ju them: Kodi Penal nuk do firmoset nga Presidenti, dhe deri sa ai ta kthej apo të rivotohet sërish kanë kaluar disa muaj së bashku me virusin.

Për këtë arsye, mos harrxhoni kohe me “mizat por me kalin që ju ka ngordhur”.

 

l.h/ dita

Share This Article
7 Comments
  • Cfare thua o Kreshnik . Te arrestosh Voltanen eshte njesoj si te burgosesh Shkodren .Shkodra djepi i kultures dhe demokracise ne shekuj meriton me shume liri qe te rezatoje ne rrugen per nje shtet modern. Keshtu se si eshte katandisur sot, nga driteshkurtrit e Pd qe bojkotuan parlamentin, zeri dhe fryma demokratike e shkodranve ngeli jashte . Kreret e Pd me teorite anarshiste, si mosbindja civile , me Shkodren mos luani ,shkodranet dine se cfare bejne e kane kthyer Shkodren nje qytet te rendomte ne Shqiperi .
    Nuk eshte Voltana pergjegjse per kete gjendje ne Shkoder por lenja e saj jashte vemendjes .Degjenerimi i fushates ne zgjedhjet vendore i hodhi me shume benxine mos funksjonimit normal e me kulture te ceshtjeve ne Shkodres .
    Une kam shume besim se ky popull vital do te dije te dali nga kjo gjendje diskriminimi e do te veri ne vend nderin e rolin e tij qe meriton .Kreshniku mendon sikur nuk njeh psikologjine e shkodranit . Themi ne nga Jugu:Keshtu i do mushka drute .Kete e dinte shume mire Hoxha, se ndryshe me shkdranet nuk do te fitonte edhe po te perplasej . Cnuk beri Saliu me popullin e Shkodres qe ta nenshtronte por ja qe Shkodra nuk eshte si Vlora qe voton vetem nje krahe .Shkodra u tha politikanve te te gjitha ngjyrave se demokracine e duam te pastert jo lesh arapi sic eshte bere sot .Voltana lufton e vetme si kreshiket e maleve dhe do ta nxjerr Shkodren atje ku ajo e meriton .

  • Te degjosh Molotanen eshte si t’i hapesh varrin vetes, dhe ky “djepi i kultures” pikerisht kete po ben. Kulture shqupise quhet kjo se demokratike kurren e kurres nuk mund te jete.

  • Voltana po kerkon testime te familjeve qe kane kerkuar testime.
    Besoj nuk eshte krim.
    Edhe Kodi Penal i ndryshuar, nuk e denon.
    Ne Shkoder duhen bere mbi 200 teste ne dite.
    Ajo tha se qe nga 10 marsi deri ne 10 prill jane bere 174 teste gjithsej ne Shkoder. Shume pak.
    Voltana e Prefekti (bashke me struksturat e tij) duhen denuar per masat e vonuara , ne tregjet e Shkodres.
    Besoj se nuk eshte pergjegjesi e saj infektimi i grave ne punishtet e fasoneve.
    Do ja dalim

  • Edhe dicka Kreshnik. Si jurist, besoj se e dini qe kodi i ri hyn ne fuqi pas botimit ne fletore zyrtare.
    Ti si jurist, qe ke punuar edhe ne Keshillin e Larte te Drejtesise, si nuk e ke ditur se kemi nje vakum ligjor, per epidemite ? Edi Rama , fali gjobat , e liroi makinat sepse nuk kishte baze ligjore per ato.
    Nuk je jurist.

  • Nuk eshte mencuri te nenshtrohesh nje partie rrugacesh si Partia Demokratike.
    Nuk eshte mencuri te behesh mish per top per tekat e dy shpellareve si sali berisha dhe azem hajdari.
    Po kjo bande e urryer vazhdon te beje experimente ne Shkoder qe me kujtojne skecin e Skender Sallakut- Kape se nuk te ze! Voltana sfidoi kryeministrin,duke lejuar shetitjen e lire dhe la hapur tregjet e Shkodres,qe u bene si Tregu i Peshkut te Wuhanit.
    Kjo eshte kriminale.
    Edhe me te poshtra jane perpjekjet e Rames per te fshehur vdekjet ne Shkoder,Njerit i ra penallti ne tru,njerit ne zemer…Po a ishin positiv me virus?
    Po te mos ishte virusi nuk do ti binte penallti ne tru.
    Te gjithe qytetet ku eshte zbatuar rigoroz rregullorja e luftes kane nga 10-15 te prekur.Shkodra ka 84.
    Cfare krenarie,cfare djep i kultures thote ai gjytrymi lart? Kulture eshte te behesh viktime i nje bande rrugacesh,qofte edhe rrugace ?dje josepina Topalli,sot Voltana Ademi?

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *