Nëse nuk merr Lewandowskin, Reali do të tentojë rikthimin e Moratës

DITA Online

 

Reali i Madridit ka një plan B nëse nuk arrin të firmosë me Robert Lewandowksin e Bayernit Mynihut.

Polaku mbetet objektivi kryesor i madrilenëve, por që nuk do ta kenë të lehtë, pasi te klubi bavarez nk dëshirojnë të privohen nga shërbimet e tij.

Për këtë arsye, skuadra e Zidane ka kthyer sytë nga një ish-i i saj.

Bëhet fjalë për Alvaro Moratën e Chelsea-t.

Spanjolli nuk ia ka dalë mbanë të shkëlqejë këtë vit me fanellën e bluve të Londrës, me Realin që e shikon si emrin alternativë pas sulmuesit polak.

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *