Nëse nuk paguani taksat e automjeteve, probleme edhe me tatimorët

Dita

Të gjithë ata persona që nuk kanë paguar taksat e automjeteve, përveç përballjes më policinë rrugore, tashmë do hasin pengese edhe nga tatimorët.

Drejtoria e Tatimeve i ka njoftuar të gjithë tatimpaguesit se nëse nuk paraqesin më parë vërtetim nga Drejtoritë Rajonale të Shërbimeve të Transportit rrugor se kanë shlyer taksën vjetore të mjeteve të përdorura që kanë në pronësi, atëhere nuk do të mund të marrin vërtetim që ata nuk kanë detyrime të papaguara. Më parë bizneseve, për ta marrë këtë format, u mjaftonte të mos kishin detyrime të pashlyera tatimore.

Drejtoria e Shërbimit të Tatimpaguesve për lëshimin e vërtëtimit “ Format Nr.4”, për Tatimpaguesit, me qëllim çertifikimin e faktit që nuk kane detyrime tatimore të papaguara në Drejtorinë Rajonale Tatimore, përveç procedurës së ndjekur sipas rregullores “Për ofrimin e Asistences dhe Shërbimeve për Tatimpaguesit e Regjistruar dhe Individët nga funksioni i shërbimit ndaj Tatimpaguesve në Drejtoritë Rajonale Tatimore”, çdo Tatimpagues duhet të kërkojë më parë vërtetim nga Drejtoritë Rajonale të Shërbimeve të Transportit rrugor për shlyerjen e “ Taksës vjetore të mjeteve të përdorura”, të mjeteve në pronësi të tatimpagues.

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *