Nëse qëndroni miq me ish-in, jeni… psikopatë?

DITA Online

 

Një studim i ri i publikuar në revistën ‘Personality and Individual Differencës’ tregon se nuk është shenjë pjekurie nëse qëndroni “miq” me ish-partnerin.

Në studim thuhet se nëse bëni një gjë të tillë, keni tendenca psikopatike.

Kjo gjë u analizua nga 861 persona bazuar në historitë e tyre të dashurisë.

Ata u pyetën për lidhjet që kanë si dhe për momentet kur kanë pranuar të qëndrojnë miq me ish-in. Më pas iu dha një pyetësor për të përcaktuar cilësitë narciziste dhe psikopatike.

Sipas rezultateve, ata që pëlqenin të qëndronin në kontakt me ish-partnerët shfaqën tipare të errëta personaliteti.

Në fakt psikopatët njihen për aftësinë për të joshur në mënyrë të rremë. Ky studim vetëm sa shton se ata e kanë më të lehtë të vazhdojnë një marrëdhënie strategjike në një kohë të gjatë pasi marrëdhënia aktuale ka përfunduar.

Ata e konsiderojnë këtë si një fitore.

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *