“Nëse Saliun e rrëzuat me pushkë, këta qëllojini me top!”

Leda Hysa

 

Xhevdet Shehu

(Vijon nga numri i kaluar)

Pas vitit 1990 Dritëroi ka qenë një nga më të kritikuarit sidomos nga shtypi opozitar që sapo kishte lindur. E kritikonin Dritëroin si një shkrimtar komunist, si kryetar të Lidhjes që kishte marrë më qafë kushedi sa shkrimtarë, shkurt Dritëroi, sipas tyre, ishte përgjegjësi kryesor për diktaturën komuniste dhe, për shkrimtarët e persekutuar ishte më i urryer se Enveri.

Po si u përgjigjej kritizerëve të tij Dritëroi? Ndonjëherë edhe e merrte mundimin, (bënte ndonjë përjashtim për ndonjë shkrimtar dhe sidomos për ata që i kishte ndihmuar të ngjiteshin e të bënin karrierë në letërsi dhe politikë), por më së shumti i kalonte me shaka ato sulme…

Nuk i vinte fare në kandar kritikat dhe sulmet që i vinin nga njerëz anonimë. Dhe dukej sikur përsëriste atë që kishte thënë te “Zyloja: “Ti thua mendimin tënd, unë tund kokën time…” .

Një i tillë, nga më të egrit, ishte një gazetar i RD-së, i cili për fatin e tij të keq ishte qose, i cili shkruante vazhdimisht dhe me një gjuhë vulgare kundër Dritëroit. Një ditë prej ditësh, ky gazetari qose (të cilin nuk ia mbaj mend saktësisht emrin, ngaqë ishte krejtësisht i patalentuar, ndaj po e quaj me emrin Qatip, për shkak se merrej me shkrime) e takoi shkrimtarin në oborrin e Kuvendit dhe i thotë:

– I ke lexuar Dritëro shkrimet e mia?

– Po, iu përgjigj, Dritëroi. Jam zbavitur me to…

– Mirëpo, nuk ta mban të më përgjigjesh. Nuk bën dot replikë me mua! – ia kthen i ngrefosur gazetari qose.

– Unë replikë me ty? – i thotë Dritëroi. -Nuk më ka shkuar në mend. Po meqë ma kërkove, unë ta jap një përgjigje, por me kusht që ta botosh kështu si po ta them…

– Pa diskutim, ta premtoj këtë… Dhe shkruesi i RD-së nxori me vrap bllokun të mbante shënim.

Dritëroi, pa u menduar gjatë, i dikton këto vargje:

“O Qatip faqe pa qime,

Sa di ti, di bytha ime!”…

Faqe-qosja mbylli bllokun dhe iku i zemëruar.

Natyrisht që këto dy vargje nuk u botuan kurrë në gazetën e tij, por ato morën dhenë dhe kujtohen edhe sot e kësaj dite dhe mendoj se do të kujtohen edhe në të ardhmen.

***

Dritëroi ka qenë një inkurajues i madh i talenteve të reja në letërsi dhe arte. Këta krijues, një pjesë e të cilëve janë emra të njohur, mendoj që për rreth 20 vjet qenia e Dritëroit në krye të Lidhjes së Shkrimtarëve dhe Artistëve, ka qenë një fat për ta. Ai gëzohej kur ata ecnin përpara dhe e meritonin të quheshin poetë, shkrimtarë dhe artistë dhe nuk ka pritur asnjëherë të shpërblehej për ndihmën që u kishte dhënë…

***

Dritëroi nuk dinte të shtirej. Këtu qëndron dhe “sekreti” që ai vazhdon të jetë i pëlqyer. Si njeri dhe si poet. Naimin e donte shumë, por mendoj se duke ecur në gjurmët e tij, poezia që krijoi e bëri edhe më popullor edhe vetë Naimin. Dritëroi e kishte si një shenjt Naimin. Mendoj se shumica e shqiptarëve mendojnë kështu. Por unë shtoj se, në të njëjtën kohë, është një nga gjestet më fisnikë që një autor i famshëm bën për një autor pararendës.

Gjatë një bisede, nga mesi i viteve ’90-të të shekullit të kaluar, Dritëroi më ka thënë se kur shkruante poemën e tij madhore dhe të papërsëritshme në letrat shqipe “Nënë Shqipëri”, kishte në çdo moment parasysh Naimin,sidomos poemën e famshme “Bagëti e Bujqësia”. Atë dashuri të thellë për këtë vend dhe për këtë popull, për të cilën kemi pasur dhe do të kemi nevojë në jetë të jetëve.

Me që ra fjala, përkthyesi i madh kinez Prof. Çen En Bo, një nga albanologët më të shquar në Pekin, me një kontribut të jashtëzakonshëm në përkthimin e më shumë se 90 autorëve shqiptarëve dhe të katër historive të letërsive shqipe në gjuhën kineze që studiohen në më shumë se 1100 universitete të Kinës, ma ka shkruar me dorën e tij dhe unë e kam botuar në gazetë se, sipas tij, poema “Nënë Shqipëri” është një nga poemat më të mrekullueshme të botës moderne. Në Kinë kjo poemë e përkthyer prej Çenit, ka pasur një jehonë të madhe. Nëse nuk e kanë lexuar 1.5 miliardë kinezë, disa dhjetëra milionë kam bindjen se e kanë lexuar, më ka thënë Prof. Çeni. Por, nga Dritëroi, Prof. Çeni ka botuar edhe një sërë veprash të tjera, romane dhe vëllime poetike…

Këtë bindje e kam krijuar nga takimet me akademikun kinez Çen En Bo, në vitin 2005. Kemi ngrënë një darkë atë vit në një restorant kinez brenda Bar-Lulishte “1 Majit” në Tiranë pranë Urës së Tabakëve, ku ishin të ftuar dhjetë miqtë më të mirë shqiptarë të përkthyesit kinez. Ishte një mbrëmje e paharruar me Prof. Çenin dhe nga dhjetëra fotografi të asaj nate, kam një fotografi të rrallë me Dritëroin dhe Çenin…

Krijimtaria e Dritëroit në aspektin e atdhetarizmit është sa një vazhdimësi natyrale e rilindësit të madh, Naim Frashërit, aq edhe një lartësi e lakmueshme për të gjithë krijuesit e djeshëm, të sotëm dhe të ardhshëm.

***

Dritëroi ka qenë dhe mbetet një nga shkrimtarët më të angazhuar në politikë.

“Shkrimtari duhet të jetë i angazhuar, më ka thënë. Ku ka njerëz më të mençur dhe më idealistë se shkrimtarët. Mendon ti se ata kokëtulët që nuk lidhin dot dy llafe janë më të mençur dhe më idealistë se ne?…”

Angazhimin e tij Dritëroi e ka shpërfaqur haptas, si një nga figurat kryesore të Partisë Socialiste, ashtu dhe me krijimtarinë e tij. Pas vitit 1990 ai ka botuar shumë libra me poezi, romane dhe prozë, por unë mendoj se krijimtaria e tij publicistike është nga më të mirat e kësaj periudhe. Është një model i përballjes, argumentimit dhe debatit të qytetëruar. Përmbledhja voluminoze “Teshtimat e lirisë” është një manual për krijuesit dhe gazetarët, si dhe një model qëndrueshmërie. Dritëroi ishte konsekuent, i qëndrueshëm, por edhe paraprirës i situatave.

Një shembull për të vërtetuar këtë është sjellja e tij në kongresin e 10-të të PPSH-së.

Gati gjashtë muaj para afatit, u thirr Kongresi i 10-të i Partisë së Punës. Pikërisht atëherë, në ditët e para dhe të nxehta të qershorit 1991 u hodh një hap i rëndësishëm, por jo përfundimtar, për t’u shkëputur nga trashëgimia e së kaluarës komuniste. I paharrueshëm është diskutimi që mbajti në atë kongres shkrimtari Dritëro Agolli, i cili hodhi i pari idenë e reformimit të thellë të Partisë. Dritëro Agolli bëri të pabërën deri atëherë brenda asaj partie: Ai kritikoi Enver Hoxhën! Dhe kjo ishte një blasfemi e vërtetë. Shkrimtari vuri gishtin në plagë dhe salla u hodh përpjetë nga dhimbja, e tronditur tej mase. Diskutimi i Dritëro Agollit ra si bombë. Por, pas disa hezitimesh dhe diskutimesh të gjata, të gjithë erdhën në mendjen e shkrimtarit, i cili dukej se shihte shumë më larg se gjithë ata delegatë që mbushnin sallën e madhe të Pallatit të Kongreseve dhe që lehtësisht mund të ngjireshin duke brohoritur për Enver Hoxhën.

Dritëro Agolli u zgjodh anëtar i udhëheqjes më të lartë të Partisë së porsaformuar. Ishte një zgjedhje e mençur që u bë, ndoshta pa dashjen e shkrimtarit. Nuk ishte ai që kishte nevojë për emrin e Partisë Socialiste. Përkundrazi, PS kishte nevojë për emrin e madh të shkrimtarit, për popullaritetin e tij të pashoq.

***

Në vitin 1997 Dritëroi u vu pa asnjë hezitim në krah të popullit të grabitur pamëshirshëm dhe denoncoi dhunën e regjimit despotik të Sali Berishës. Ai u kthye në një tribun popullor ndërsa shkroi poezi, shkrime e dha intervista të shumta ku dënohej ajo dhunë e pashembullt. Dhe dihet se pas një rebelimi popullor, regjimi i Berishës ra me zgjedhjet e fundqershorit, por Berisha ende nuk ishte larguar si president. Pas nja dy javësh ai bashkime një grup deputetësh dhe drejtuesish të Partisë Socialiste shkoi në Mallakastër ku çdo vit përkujtohet Besëlidhja e Mallakastrës e vitit 1943. Ishte hera e parë që nga koha e luftës që banorët e zonës kishin shkuar të armatosur në festën e Besëlidhjes. Në një moment ia dhanë fjalën Dritëroit. Dhe ai me atë sinqeritetin dhe natyrshmërinë që e karakterizonte, në një moment, duke iu drejtuar popullit, tha këtë shprehje lapidare:

“Nëqoftëse  Saliun e rrëzuat me pushkë, këta (dhe tregoi ata që kishte në krah) i godisni me top në rast se ju tradhtojnë si Saliu!”

***

Por Dritëroi nuk ishte dogmatik. Besonte në idealet, por në të gjitha sjelljet dhe veprat e tij, mbeti Dritëro. Ishte dhe një tolerant i madh. Me atë tolerancë të skajshme edhe ndaj kundërshtarëve, edhe miqve që më pas i dilnin kundërshtarë, Dritëroi mbeti i papërsëritshëm. Sepse ka ndodhur që i kanë dalë edhe kundërshtarë dhe ai i ka falur. Dritëroi dinte të falte, madje edhe i justifikonte disa…

Për këtë cilësi të tij flet edhe ky fakt që ma ka treguar vetë Dritëroi gjatë një bisede në shtëpinë e tij.

Në Sankt-Petersburg ku kreu studimet e larta, Dritëroi kishte pasur një shok, me të cilin pinte ndonjë gotë pas leksioneve, në orët e lira. Miqëson me këtë shok të viteve të rinisë (të cilit po i përmend vetëm germat e fundit të emrit e mbiemrit I.E.) e ruajti edhe kur Dritëroi ishte Kryetar i Lidhjes, edhe kur u bë anëtar i Komitetit Qendror deri sa ai, pra shoku, u nda nga jeta. E thërriste e pinin ndonjë gotë sërish, si dikur. Gjatë pijes Dritëroi shprehte ndonjë pakënaqësi dhe shpesh kritikonte… Një ditë e thërrasin në Komitetin Qendror Dritëroin e i thonë: Ke thënë kështu e ashtu… Ishte një paralajmërim. Vret mendjen Dritëroi dhe e gjen: “Këto muhabete i kam bërë me filanin. Qenka spiun…” tha me vete. I mbajti mëri ca kohë, pastaj e thërret sërish për të pirë ndonjë gotë. Sapo u ulën i thotë: Shiko, ti bëj detyrën se për atë paguhesh, por mos i shkruaj të gjitha në një raportim. Bëji fjala vjen në dy apo tre raporte që të vazhdosh të marrësh rrogën…

Pastaj hëngrën një drekë së bashku. Dhe ai ish-shoku i tij vazhdonte të merrte rrogën duge bërë raporte të fshehta.

***

Komunikimi i im i fundit me Dritëroin ka qenë data 19 korrik 2016. Të nesërmen do të votohej në Kuvend reforma për drejtësinë. E ndiej veten me fat si gazetar, përveç shumë takimeve që kam pasur me të, shumë intervistave  që kam mundur t’i marr në kohë të ndryshme, arrita t’i marr dhe një deklarim të fundit (që nuk e mendova se do të ishte komunikimi i fundit) këtij shkrimtari të madh që njëkohësisht është tejet domethënës për karakterin dhe integritetin moral dhe njerëzor të shkrimtarit.

… Më kërkoi Sadija në telefon.

– Dritëroi do të flasë me ty, – më tha.

Dhe folëm gjatë atë ditë. Më jehon edhe sot e kësaj dite në vesh ai zë i ngrohtë dhe shumë i njohur për mua. Në esencë të fjalëve që më tha ishin ato që do të botoheshin të nesërmen në hapje të gazetës ‘DITA’ nën titullin “Apeli i Dritëroit”.

E bëj këtë apel, më tha shkrimtari i shquar, pasi  “O sot o kurrë, kjo reformë në drejtësi duhet votuar”.

“Kam dëgjuar se mbi 90 për qind e popullit e do këtë reformë dhe e mbështet atë. Unë e besoj këtë shifër që jepet. E kur ke popullin me vete beteja është e fituar. Është revolucion. Është i drejtë krahasimi i kësaj reforme me revolucionin” .

Dritëroi tha se kanë folur deri më tani vetëm partitë politike, por pak është dëgjuar zëri i intelektualëve. Ai kërkoi që apelin e tij drejtuar deputetëve ta mbështesnin edhe intelektualë të tjerë, akademikë, shkrimtarë e artistë, personalitete të shquara të fushave të ndryshme. Dhe kështu u bë. Në listën që mbështesnin apelin e Dritëroit ishin personalitet më të njohura të vendit, ish-presidentë e ish-kryetarë Kuvendi, shkrimtarë, poetë e intelektualë të shquar.

Nga ajo mbrëmje, ruaj edhe një kujtim tjetër të çmuar. Ndërsa ishin bërë rreth 25 personalitete që mbështesnin apelin e Dritëroit, drejtuesit e gazetës më thanë nëse mund t’i telefonoja shkrimtarit Ismail Kadare, i cili ishte me pushime te Mali i Robit në Golem.

Po, u thashë. Pasi ia thashë thelbin e çështjes dhe rëndësinë e apelit që bënte Dritëroi, Ismaili më pyeti se kush ishin ata që e mbështesnin. I thashë një shtatë a tetë emra. Nuk priti që të vazhdoja më tutje. Po, tha, shkruaje edhe emrin tim. Por… Këtu bëri një pauzë.” Si do t’i vendosësh emrat?,më tha. Se nesër do të dalin probleme… Unë mendoj që të parin vendos emrin e Dritëroit. Emrin tim mos e vendos pranë Dritëroit, se ne jemi bërë si rryka me pykën në të gjitha ngjarjet që ndodhin. Më mirë emrat pas Dritëroit vendosi sipas rendit alfabetik. Kështu që nuk ka pse të zemërohet askush…”

Unë nuk e dëgjova deri në fund këshillën e Ismailit. Në listën që u botua të nesërmen, pasi kisha bërë një “kompromis”, duke vendosur në fillim emrat e ish-Presidentëve dhe ish-Kryetarëve të Kuvendit, Kadareja renditej i gjashti a i shtati. Pastaj vinin të tjerët…

Si për të vërtetuar parandjenjën e Ismailit, një nga ata që mbështetën Dritëroin, u ankua të nesërmen për vendin që ishte vendosur në listë… “Duhej të isha vendosur më lart, në mos në krye…”, kishte thënë.

***

Dritëroi nuk mbajti kurrë një telefon celular, pavarësisht se e arriti këtë kohë. Sadija e ka mbajtur dhe ka një telefon të tillë, pa e ndryshuar asnjëherë numrin. Ata që donin ta merrnin në telefon e dinin se aty ku ishte Sadija, ishte dhe Dritëroi.

Kështu kemi komunikuar së paku njëzet vitet e fundit me shkrimtarin.

Në muajin gusht të 2014-s Dritëroi me Sadijen kishin shkuar në Pogradec, ku shkonin thuajse çdo vit për pushime.

Te kafeneja e famshme që mban emrin e tij, pyeta Artanin, të birin, se si është Dritëroi. Kam qysh dje që nuk kam folur, më tha. Merre e pyete vetë, të marr vesh edhe unë si janë.

E mora në telefon dhe e pyeta se si ishte me shëndet e si po ia kalonte me pushimet atje buzë liqenit të famshëm.

“Normal, më tha Dritëroi. Ja ashtu, si kallamat. Përkulem dhe ngrihem. Po të kisha qenë lis, do isha rrëzuar e nuk do isha ngritur më…”

Është një nga përgjigjet më befasuese që kam dëgjuar në jetën time, por edhe më artistike. Në natyrën e Dritëroit. Me rastin e ditëlindjes së Dritëroit atë vit gjeta rastin dhe e botova këtë dialog në “DITA”.

Në të vërtetë ai mbeti një lis i madh në letrat shqipe. Një lis që i pëlqenin edhe kallamat.

***

Dritëro Agolli në jetën frymore arriti moshën e Leon Tolstoit dhe të Viktor Hygoit. I përmend këta dy emra shkrimtarësh të mëdhenj botërorë, pasi për letërsinë tonë edhe Dritëroi ynë, si dhe shumë pak emra të tjerë në letërsinë shqipe, është i tillë. Fama e tij e justifikon një krahasim të tillë. Për vlerat që solli në letërsinë shqipe. Ai është një shkrimtar me një krijimtari të madhe dhe mjaft i dashur në masën e lexuesve që do të udhëtojë nëpër kohëra.

Tiranë, dhjetor 2018

Share This Article
19 Comments
  • Ne vend te nje ngushellimi

    FORT NDRICO … O DRITERO … !

    Mirupafshim jo Lamtumire!

    – Nga Alban Dega, Nju Jork
    Me mallengjeu Lamtumira e ish- studentes sime te shkelqyer te spanjishtes, Elones bijes se talentuar te shkrimtarit te shquar, Patriarkut te letrave shqipe, Rilindasit bashkekohor Dritero Agolli !

    …. Asnjehere lamtumire ish- studentja ime e shkelqyer !

    Gjigande si Dritero Agolli nuk vdesin kurre!

    Ata jetojne ne veprat, ne krijimtarine, ne shpikjet, ne mesazhet e pavdekesise…

    Sa emra politikanesh, qeveritaresh, kryeministrash, presidentesh, sundimtaresh apo perandoresh, te kamurish… apo edhe miliarderesh mbajme mend secili prej nesh!?

    Sa thenie apo vepra te tyre kujtojme apo permendim sot!?

    Pak… ndofta hic!

    Kush kujtohet e nderohet me shume sot edhe mbas mijera vjetesh!?

    Homeri, Sokrati, Arkimedi, Pitagora, Njutoni, Omar Khajami, Tesla, Galilei, Bruno,… Tolstoi, Albert Ajnshtajni, Stev Jobsi qe shkoi 57 vjec, Bill Gejtsi si babai i Microsoftit apo si miliarder!?..

    Perandoreshat e Kines se Lashte, te Egjiptit, te Athines apo Romes se Hershme, Mbretereshat e Anglise apo …. shqiptarja Gonxhe Bojaxhiu!?

    Kush i mori tre titujt dhe nderimet siperore boterore Nobelin e Paqes, Shenjtore e mbi te gjitha Nena e Perboteshme, pa qene kurre as e martuar e as nene biologjike, Nene Tereza shqiptare!?

    A e dini Elona bukuroshe e mendjes dhe e pamjes, e miliona shqiptare kudo ne Bote se ky eshte rekordi dhe titulli me i larte boteror sot e mendoj edhe shume shekuj qe vijne per nje qenie njerezore !?

    Eshte REKORDI BOTEROR I HUMANIZMIT, asaj qe na bashkon rreth 7. 5 miliarde njerez ne mbare Boten, ne kete kokerr rere mikroskopike ne Universin pa fund e pa ane ku ka me shume Yje ( deri edhe 1 miliarde here me te madh se ky Dielli yne) se sa ka kokrra rere ne te gjithe lumenjte, liqenet, detet dhe Oqeanet e Tokes!?

    Nje prej gjigandeve te letrave shqipe eshte edhe babai jot Dritero Agolli!

    Ai eshte e do te mbetet gjalle ne zemrat e shqiptareve!

    Nuk do te vdese kurre vepra e krijimtaria e tij: poezite, romanet, botimet, kujtimet e tij qe ka objekt ne popullin, me popullin e per popullin e vet qe i kushtoi jeten dhe vepren e tij

    Ndaj per Driteroin nuk ka lamtumire Elona! Me vjen keq por sot ke vetem 9 per Lamtumiren tende te nxjerr!

    E para qe prishi serine uniforme te dhjetave

    qe mi merrje me mendjen tende ala- Dritero e ala Sadije!

    E pikerisht per kete aresye mos prit ngushellime nga ana ime!

    Ngushellimet jane vetem per te vdekurit, sidomos per se gjalli !

    Asnjehere e aq me pak per Pelegrinet e gjalle edhe per se fjeturi!

    Per ta ka vetem mirupafshim!

    Vepra e tij do hedhe drite, do te driteroje gjithnje ne faqet me te ndritura te letrave shqipe !

    Dritero o Dritero!

    Mirupafshim ! Fort ndrico!

    Drite te paste shpirti dhe vepra e ndritur

    • Lidheni ket beqirin anadollak se mbeti duke zbardh dhomt e kalbura. Ky zagari qe bon roje non-stop ka dale komplet nga binaret. Kjo pjelle incesti e jenicereve turq s’duhet lejuar ta zbraze nga goja faren e hajdarit dhe t’na beje pis forumin. Faren le te shkoje dhe ta zbraze atje ne anadoll ku ju ka shkerdhyer ajo qe e harroi ke ferrat.

  • Shkrim i bukur Xhevdet. Driteroi eshte drite ne letersine shqipe, si nga talenti dhe mga karakteri. Lis qe nuk rrezohet nga ererat e kohes.
    Nene Shqiperi
    Mblidhen rreth teje burrat me thinja te lashta..
    Nuk vazhdoj dot me tej.
    Rreth Nenes Shqiperi jane mbledhur burat si birat e hapura te Rilindjes qe e shesin Nenen Shqiperi si rrecke.
    Ka ardhur koha e topit ashtu sic e thote Driteroi, ka vite qe e kerkojne gjylen e topit kjo rrace felliqesirash. Duhet bere realitet

  • Po Qatip qerosi duhet te jete Mero Bajga, se ai ishte korifeu i RDse..tani eshte qeni me ere i kockave greke i Edi Ramutit

  • Poema “Nene Shqiperi” eshte perkthyer jo vetem ne gjuhen kineze, por edhe ne anglisht nga nje perkthyes i njohur shqiptar i asaj kohe me titullin “Modher Albania”, botuar me 1 janar 1985. Ne Amazon kopjet e kesaj poeme jane mbaruar.

  • Eh or Dritero, edhe ca te kishe jetuar,
    me mir Ram-qeverine ta kishe provuar,
    pastaj jo me top goditeni do thoje ti,
    por me ate me te madhen artileri,
    se ti Dritero gjalle sikur te ishe sot,
    do mallkoje perdite kete Ram idiot,
    qe me kete varferi qe perdit shtohet,
    del mu si gjeli ne pleh e lavderohet.

  • Zoti Alban Dega
    Per ke è ke fjalen ty per misionaren Tereze qe mori parate e Republikes se Vatikanit dhe shkoi ne Indi duke mos respektuar Besimin,Kulturen dhe Identitetin vendas?
    Roma pusht-oi dhe shkaterroj dhjetra Polis Greke te Epirit,
    Cfare do Papà qe i ka duart me gjak te Galileos,te Xhordano Brunos dhe mijera te tjere ne vendin e Pirros se Epirit?
    Ju sikur jini te “Lashte” si Ilyre,cne me Papen dhe spiune te Tij,gjoja ka cmim per “Paqe”?
    Zoti eshte respekt dhe kush nuk respekton Besimin e tjetrit dhe shfrytezon parane e fituar nga luftrat dhe shkaterrimet ashtu si Tereza nuk eshte njeri I Zotit.

    • JAM KRENAR QE E KSM THIRRUR
      NENE EDHE FIZIKISHT …. !

      From: Alban Dega
      Date: April 17, 2017at 1:06:20 PM EDT

      I VETMI KRYEREKORD I PATHYESHEM BOTEROR … !

      – Nga Alban Dega, Nju Jork

      Ka shume e shume rekorde boterore ne fútboll, atletike, boks… ne cdo fushe te veprimtarise njerezore !
      Po a ka ndonje rekord te paarritshem, te pathyeshem e te perjetshem ne Bote sot !?
      Po eshte vetem nje rekord te tille ne kryefushen e te gjithe fushave, ne ate te humanizmit, njerezillekut !?
      Eshte vetem rekordi i nje nje nene te pamartuar kurre !
      Eshte vetem rekordi i nje motre virgjereshe !
      Eshte vetem rekordi i nje bije shqiptare denbabaden !
      E ka emrin Gonxhe Bojaxhiu qe shkrin kater rekorde boterore ne nje kryerekord Boteror Nene Tereza !
      Fituese e titullit me te larte per paqe ne Bote Nobelin e Paqes qe e kane marre edhe qindra vete e shoqata ne Bote !
      Fituese e titullit madhor Shen Tereza qe e kane qindra shenjtore e profete ne pese fete kryesore te Botes: budizmi, katolicizmi, myslimanizmi, judaizmi dhe kristianizmi me nendarjet e tyre .
      E kryesorja e mbi te gjitha krye titullin e vetem boteror“ NENA E PERBOTESHME TEREZA !”
      E vetmja grua ne Bote para se ciles u perkulen me nderim e respekt mbreterit e mbretereshat, Presidentet e superfuqive boterore, kryeministrat, qeverite, Kongresi Amerikan e deri edhe Papa Vojtila i Selise se Shenjte qe is lay kembet e saj vocrrake dhe piu ujin e
      tyre !
      Nje super- rekord tjeter boteror !
      Pse eshte e pamundur te thyhet ky kryrekord Boteror !?
      Sic ka nje Univers pa fund e pa ane ne kohe dhe ne hapesire ka edhe vetem nje planet te vetem me emrin Toke ne sistemin tone diellor e ne Univers !
      Ashtu sikur se cdo qenie e gjalle ka nje nene, edhe mbare njerezimi qe eshte nje dhe vetem nje nuk mund te kete me shume se nje nene !
      Prandaj ne shqiptaret si popull e si komb duhet te jemi krenar per kryerekordin e rekordeve boterore ate te bikes, motres dhe Nenes se Petboteshme Gonxhe Bojaxhiu alias Nene Tereza.
      Nje kryrekord boteror i paarritshem , i pathyeshem dhe i perjetshem…
      Krenaria Kombetare e ne shqiptareve!
      Krenaria e mbare njerezimit !
      Krenaria e Botes mbare !
      Bota ne kembet e saj !

  • Ky katundari Dritero eshte ai trimi qe i qiu t’emen, solli balten e Devollit mu ne mes te Lidhjes se Shkrimtareve e perzjeu edhe me bajga dhe tha: Ja keshtu duhet te jete letersia e realizmit socialist, balte e bajga bashke. Ishte edhe drogaxhi, me fal, pijanec se atehere droga ishte vetem per export. Kishte edhe nje te mire tjeter e conte vazhdimisht bythen ne shkolle dhe e per kete arsye e kishte shume te diçme. Qysh atehere doli shprehja e thekur shqiptare: “I di bytha shume”, prandaj edhe u mbur me ate Qatipin e gjore, me demek ia punoi Qatipit, i tregoi qe edhe pordhet e Driteroit ishin me te mencura se llafet e Qatipit. Kur vdiq, thame se shpetuam nga pordhet e Driteroit, po paska plot qe i paska marre malli dhe akoma lozin me pordhet e Driteroit.

  • eeh ku dine shqipe folesit te respektojne njerzit te artit dhe te kultures Por njerzit e mire gjithmon syte ja u vrete ?

  • XHEVDET SHEHU NGELESH I PAPARE

    Mendja jote nxjerr vec ar !
    Penda jote lapidar !
    Nder me te shquarit gazetar!
    As nuk shitesh
    as nuk blihesh !
    Mal i larte
    Mes shokesh ngrihesh !
    Te lexoj shume ma ka enda
    Sikur ke Driteroin tek penda!

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *