Që të themi të vërtetën,
që të gjithë kanë rënë në leqe,
sepse e jetojnë jetën,
dhe kur është shumë e keqe!
Që prej ditës së fillimit,
jetën kaq të shtrenjtë e kanë,
dhe në kamp të përqendrimit,
qenë të paktë që veten vranë!
Jetën e do fort i riu,
dhe më fort kur je gërdallë,
çfarë s’ka bërë në jetë njeriu,
që të mbetej një i gjallë!
Shumë s’e dinë të vërtetën,
ç’është burgu dhe shtrëngimi,
po nuk i provuat vetë,
s’jipni dot kurrfarë gjykimi!
Nëpër dhimbje të mëdha,
kur duket se s’ka më shpresë,
njeriu ka bërë gjithçka,
vetëm për pak mbijetesë!
Për pak ditë edhe ca,
s’di në ç’gjynahe u futët,
a s’qenë çifutë dhe ata,
që në furrë fusnin çifutët?!
Kur je në tehun e thikës,
dhe kur vdekja rrotull rri,
ca prej dhunës-ca prej frikës,
do ta bënte çdo njeri!
Shumë të paktë kanë duruar,
dhimbjet që s’mund t’i durojmë,
kur vetë s’i kemi provuar,
s’kemi të drejtë të gjykojmë!
Dhe në qoftë e sfilitshme,
dhe kur mizori jeton,
jeta është e rëndësishme,
ngaqë vdekja ekziston!
Durojmë gjithë vetëtimat,
vetëtimat dhe rrufetë,
dhe vetëm ata më trimat,
ikin vetë nga kjo jetë!
Me miliarda të tjerë,
u shkrua dhe fati im,
e duroj këtë kolerë,
se ende nuk jam një trim!
Të durosh këtë kolerë,
një torturë çdo ditë të nisësh,
kur s’e bën dot më të mirë,
Botën duhet ta braktisësh!
Jetës sonë nuk i janë ndarë,
injorantë e arrogantë,
po nuk jemi magjistarë,
qymyret t’i bëjmë diamantë!
Do ta shkruaj të vërtetën,
në një shkëmb e jo në rërë:
“Ose të ndryshojmë jetën,
o të zhdukemi të tërë!”
8 Korrik, 2017
Gjigant, plot dritë dhe qartësi mendimi!
Arben Duka mberet një talent i rrallë…
Mendim gjenial Gjigandi MENDIMIT..na Iku shpejt prej Hidherimit…Miresi i kerkonte NJEREZIMIT!
Gjiganti mendimit Arben Duka. I perjetshem kujtimi Tij.