Reporterët pa Kufij (RSF) tregojnë se, pa kontrollin dhe censurimin e imponuar nga autoritetet, mediat kineze do ta kishin informuar publikun shumë më herët për ashpërsinë e epidemisë së coronavirusit, duke kursyer mijëra jetë dhe ndoshta duke shmangur pandeminë globale.
Në një analizë të publikuar në 13 Mars, studiuesit e Universitetit të Southampton sugjerojnë se numri i rasteve të coronavirusit në Kinë mund të ishte zvogëluar me 86% nëse masat e para, të cilat u morën në 20 Janar, do të ishin zbatuar dy javë më parë.
18 tetor: Shtypi kinez mund të kishte raportuar rezultatet e frikshme për mundësinë e një pandemie
Qendra John Hopkins për Sigurinë Shëndetësore, në partneritet me Forumin Ekonomik Botëror dhe Fondacionin Bill dhe Melinda Gates, kryen një imitim pandemie të coronavirusit në 18 tetor 2019, dhe paralajmëruan komunitetin ndërkombëtar për rezultatet e frikshme: 65 milion vdekje në 18 muaj.
Nëse interneti kinez nuk do të izolohej nga një sistem i hollësishëm i censurës elektronike dhe media nuk do të detyroheshin të ndiqnin udhëzimet e Partisë Komuniste, publiku dhe autoritetet do të kishin qenë pa dyshim të interesuar për këtë informacion që mund të shoqërohej me masat paraprake.
20 dhjetor: autoritetet e qytetit Ëuhan mund të kishin njoftuar gazetarët
Një muaj pas rastit të parë të dokumentuar, qyteti i Ëuhan tashmë regjistron 60 pacientë me një pneumoni të panjohur në formë SARS, disa prej të cilëve kanë frekuentuar tregun e peshkut Huanan. Pavarësisht situatës, autoritetet nuk e shohin të përshtatshme për t’ia komunikuar këtë informacion mediave.
Nëse autoritetet nuk do të kishin fshehur nga media ekzistencën e një shpërthimi epidemie të lidhur me një treg shumë të popullarizuar, publiku do të kishte ndaluar të vizitonte këtë vend shumë kohë para mbylljes së tij zyrtare në 1 janar.
25 dhjetor: Doktor Lu Xiaohong mund të ketë shprehur frikë për shtypin
Doktor Lu Xiaohong, drejtuesi i gastroenterologjisë në Spitalin Nr. 5 të qytetit Ëuhan, mëson mbi rastet e infeksionit që preku stafin mjekësor në 25 dhjetor dhe dyshon që nga java e parë e janarit se infeksioni është i transmetueshëm midis njerëzve.
Nëse burimet e gazetarëve në Kinë nuk do të përballeshin me dënime të rënda, duke filluar nga qortimi profesional, deri në kushtet e rënda të burgut, Doktor Lu Xiaohong do të kishte marrë përgjegjësinë për paralajmërimin e mediave, duke detyruar autoritetet të ndërmarrin veprime, gjë që ndodhi vetëm tre javë më vonë.
30 dhjetor: arrestohen mjekët që paralajmëruan pandeminë
Drejtori i departamentit të urgjencës në Spitalin Qendror Ëuhan, Ai Fen, dhe një grup mjekësh fillojnë një alarm në lidhje me një “koronavirus të ngjashëm me SARS”. Tetë prej tyre, përfshirë doktor Li Ëenliang, i cili më vonë vdiq nga sëmundja, do të arrestohet nga policia Ëuhan në 3 janar për qarkullimin e “thashethemeve të rreme”.
Nëse shtypi dhe media sociale do të kishin qenë të afta të transmetonin lirshëm informacionin e transmetuar nga kallëzuesit në 30 Dhjetor, publiku do ta kishte kuptuar rrezikun dhe do të bënte presion tek autoritetet për të ndërmarrë masa që kufizojnë zgjerimin e virusit.
31 dhjetor: media sociale do të kishte transmetuar alarmin zyrtar në Kinë
Kina njofton zyrtarisht Organizatën Botërore të Shëndetit (ËHO) më 31 dhjetor, por në të njëjtën kohë detyron platformën ËeChat të censurojë një numër të madh fjalësh kyçe që i referohen epidemisë.
Pa censurë, rrjeti social WeChat, i cili ka një miliard përdorues aktivë në Kinë, mund t’iu mundësonte gazetarëve të transmetojnë raporte dhe këshilla paraprake duke kontribuar në respektimin më të mirë të rregullave të rekomanduara nga autoritetet shëndetësore.
11 janar, vdekja e parë
Ekipi i profesorit Zhang Yongzhen në Qendrën Klinike të Shëndetit Publik në Shanghai arrin të rendisë virusin në 5 janar, por autoritetet duket se nuk dëshirojnë ta bëjnë gjenomin publik. Më 11 Janar, ditën kur Kina konfirmon vdekjen e saj të parë nga virusi, studiuesit zbulojnë informacion në platformat me burim të hapur, të cilat do të rezultojnë në mbylljen ndëshkuese të laboratorit të tyre.
Nëse autoritetet kineze do të ishin transparente, ata do të kishin komunikuar menjëherë sekuencën e gjenomit të coronavirusit në median shkencore, duke kursyer kohën e çmuar të komunitetit ndërkombëtar në hulumtimet e tyre për zhvillimin e një vaksine.
13 janar: bashkësia ndërkombëtare do të parashikonte rrezikun e një pandemie
Rasti i parë i infeksionit koronavirus jashtë Kinës, një turist nga Wuhan, raportohet në Tajlandë.
Nëse mediat ndërkombëtare do të kishin qasje të plotë në informacionet e mbajtura nga autoritetet kineze në shkallën e epidemisë para 13 janarit, ka të ngjarë që bashkësia ndërkombëtare do të kishte vlerësuar krizën dhe do ta parashikonte më mirë atë, duke zvogëluar rrezikun e epidemisë duke u përhapur jashtë Kinës dhe ndoshta shmangur shndërrimin e saj në një pandemi.
j.l./ dita

Kjo metode e vjeter komuniste si heshtja per Cernobilin ne vitin 1986 duket njesoj si:
LIGJI ENVERIST PER ANTISHPIFJE “AGJITACION DHE PROPAGANDE” I EDI RAMES
Na ruaj o Zot nga komunistet, sepse nga virusi i rrezikshem mbrohemi vete!
Kina nuk eshte komuniste o debil! Perdorin vetem emrin qe te te genjejne ty dhe te dhitesh në breke nga gezimi. Perderisa ka miliardere kineze me prona private dhe te varfer qe hane gjera qe nuk hahen, nuk eshte vend komunist. Por eshte shtet nje partiak qe drejton miliardat e kinezeve. Kjo eshte zgjedhja e tyre, qe ata e kane pare te arsyeshme. Mos beni politike me virusin, sepse ai nuk don tja dije në se je komunist apo kapitalist, I pasur apo i varfer, je I zgjuar apo debil si puna e jote.
Na rrofsh bythen ti ” intelektual ” dhe ai qe ka bere artikullin. Po te ishte e vertete kjo qe thuhet, atehere bota e mori vesh problemin e koronavirusit qysh ne janar 2020 e, megjithate shikoje ku ndodhet sot. Virusi nuk qendron ne trup 3 muaj pa vepruar por per 10-14 dite jep simptomat. Pra, shkaku u gjendjes aktuale nuk eshte ” liria e shtypit ” ne Kine por liria e budallallekut ne bote. Cmira ndaj rezultateve efektive te shtetit kinez i ka bere perendimoret te largojne fajin nga vetja dhe ” t’ia rrasin ” Kines. Perralla.
eh po te kishte halla koqe.
Ndersa aty ku shtypi eshte i lire, po vdesin si kokrra misri njerzit. Kishte kohe mjaftushem per te marre masa, nderkohe akoma dhe sot qe po flasim nukjane marre masa me seriozitetin qe meriton situata. kjo vjen pikerisht nga fakti qe informacionin ne populli e marrim nga shtypi ï lire”dhe ngaqe e dime se sa i besueshem este, akoma nuk e besojme ate qe po ndodh. Kina e kryu hallin me 2 vdekje ne 1m banore, nderkohe shqiperia sot qe flasim e ka 3 (me te larte se kina). Mbyllni gojen e vreni hallin. beni nanje studim si do eci ekonomia e mos u merrni me traplliqe e populizma. eshte koha te flasin teknicienet ka ikur koha kur loznin luftash politikanet. politika e coi boten drejt mutit. Teknicient duhet ta nxjerrin. gjeni ekonomist, biloge, virologe beni artikuj me ata
…. @………
Cfare eshte Kina ? Mos ka demokraci .Jo ore jo eshte diktature censurim .A e lexon dhe pse nuk e kupton ti komentet e perendimoreve eshte fai i jot,ose shkurt je vetfajtore .Prandaaj mos te flasi Byt.a para mendjes .
Kam edhe nje pyetje ,po ne ketu ne shqiperi cfare kemi demokraci apo censurim dhe ndeshkim te medjave transparente e te lira .??
A e ke idene e demokracise ti ,apo jo.???
Mesoje nga une ,ne nje vend qe nuk ka transparence ,je ne humneren e diktatures.
Na mbyten bythlep.rsat o zot.
BOLE FANATIKE DRU ME PRE:
Po cfare kafshe eshte Kina Komuniste atehere?
sepse:
Ja cfare eshte Kina sipas Wikipedias:
“…China, zyrtarisht Republika Popullore e Kinës, është një vend në Azinë Lindore dhe është vendi me i populluar më botë, me një popullsi prej rreth 1.428 miliardë në vitin 2017. Duke mbuluar afërsisht 9,600,000 kilometra katror (3,700,000 mi katror), ai është vendi i tretë më i madh për nga siperfaqja Kina e drejtuar nga Partia Komuniste e Kinës eshte shteti qe ushtron juridiksion mbi 22 provinca, pesë rajone autonome , katër bashki të kontrolluara direkte ( Pekin , Tianjin , Shanghai , dhe Chongqing ), dhe rajone të veçanta administrative të Hong Kongut dhe Macaut. Kina është një republikë unitare një parti komuniste dhe është një nga shtetet e pakta ekzistues me drejtim total komunist. Disidentët politikë dhe grupet e të drejtave të njeriut kanë denoncuar dhe kritikuar qeverinë kineze për abuzime të të drejtave të njeriut, shtypjen e pakicave fetare dhe etnike, censurimin dhe mbikëqyrjen masive dhe goditjen pa meshire te protestave popullore…”
HE MO BOLE LEXON TI NE INTERNET?
sepse:
Me virusin e rrezikshem nuk duhet bere politike, por kur virusi komunist kinez qe u cfaq ne Vuhan ne tetor 2019 dhe u mbajt me dhune i fshehur per tre muaj me radhe nga Partia Komuniste, vetem nga Vuhani ne Milano kishte 7 aeroplane ne dite, atehere o BOLE idiote dru me pre kjo na kujton tragjedine e Cernobilit ne prill te vitit 1986 kur Partia Komuniste e BRSS e mbajti te fshehur Katastrofen Boterore qe ishte pasoje e injorances ne menaxhimin e Centralit Atomik, derisa e zbuluan suedezet me laboratoret e tyre dhe atehere pisat komuniste sovjetike u detyruan ta shpallin si nje tragjedi evropiane dhe boterore, me kujtohet qe vilat e Bllokut u mbuluan te gjitha me perde te zeza prej plumbi, nderkohe qe Enveri dhe Partia e Punes nuk beri asnje njoftim ne popullate per rrezikun e qumeshtit te infektuar me rrezatim, te sllatates jeshile dhe preshit e domateve qe konsumonin atehere shqyptaret si ushqimi kryesor per mbijetese,
PO KUSH U THA KINEZEVE TE MAOS TE HANE LAKURIQA NATE TE GJALLE?
prandaj:
NA RUAJ O ZOT NGA MAOISTET DHE ENVERISTET SE NGA VIRUSI KOMUNIST KINEZ RUHEMI VETE!
Ore mirë Kina nuk njoftoi më parë, por ama vdiqën mbi 3200 vetë, po këta shtetet me demokraci të kulluar, çfarë patën që nuk morën masat? Vdekjet tek ata u rritën dhe po rriten në mënyrë vrastare dhe merren me Kinën. Të kishin bërë sa çereku i Kinës, do shpëtonin me mijëra jetë.