Përshëndetje “Dita”. Jemi të trishtuar nga veprimi makabër që bëri ajo mostra përbindëshe në Laprakë me të miturit. Unë si një person që bëj pjesë në këtë vend dhe si një prind ndihem i pasigurt në këtë vend. Po si ka mundësi që në vitin 2008 ky person dënohet vetëm me një gjobë për rrëmbim personi? Po ai prokuror e gjyqtar/e që i ka ngritur akuzën apo e ka dënuar a e kupton se ka rrëmbyer një fëmijë, dhe jo një bagëti? Po a ka familje vetë ai gjyqtar? Pra, këto janë raste të rralla që kanë shokuar gjithë opinionin publik. Dhe meqë shteti nuk ka për t’u dhënë dënimin e merituar këtyre mostrave, duhet populli vetë që të bashkohet e t’i bëjnë shembull këta maniakë të rrezikshëm. Ndaj dhimbjen me ato familje që iu rrëmbyen fëmijët e tyre dhe shpresoj që kësi rastesh mos të ndodhin më në shoqërinë shqiptare. Të parandalohen me dënim kapital më të ashpër dhe jo me dënime qesharake… Nga Puka, Gëzim Meta
SMS në DITA në 0689073730