Nëse s’pranon as njërën, as tjetrën…

anazapta

Dërguar me SMS

Në 0689073730

Mirë se ju gjeta DITA. Lidhur me opinionin: “Berisha, i zgjuar apo i mençur” mënjanë ironitë, unë mendoj që Berisha është një mediokër dhe pikë. Argumentet janë të shumta, por unë do vë lupën e ndriçimit të një këndvështrimi tjetër e që ka lidhje me të kaluarën e z.Berisha.

A e kishte nuhatur që i ri z.Berisha se Enver Hoxha na qënkish Hitleri i shqiptarëve? Dy përgjigje ka, nuk ka tre: O e kishte nuhatur, pra e kishte ndjerë, ose jo. Për përgjigjen e parë: Përse atëherë i’u afrua me zell kësaj Partie, përse nuk qe desident, rezistues, madje edhe të futej në burg për të mbrojtur aq sa të mund të mbronte të drejtat e njeriut, që sipas tij “u shkelën mizorisht nga diktatura”? A nuk mund të “duronte” ky zotëri të paktën të mos anëtarësohej në PPSH dhe ta linte mënjanë frymëzimin pas prishjes me sovjetikët, që sipas tij e kishte gëzuar dhe frymëzuar për t’u bërë komunist?

Për përgjigjen e dytë, pra nuk e kishte kuptuar se jetonte nën diktaturën më të tmerrshme të të gjithë Lindjes: Ka qenë një copë…injoranti!

Në qoftë se z.Berisha nuk pranon as njërën as tjetrën nga dy argumentet e mësipërme, është i shtrënguar të mohojë akuzat ndaj Enver Hoxhës dhe të pohojë se njeriu jetonte i lirë me të drejta më të mëdha se sot, sepse kishte të drejtën e jetës, punës, arsimimit, shëndetësisë falas etj., gjëra që me të vërtetë ashtu kanë qenë. Ndryshe mbetet një hipokrit i neveritshëm e pa asnjë vlerë.

 

 

 

 

Share This Article
2 Comments
  • Autor? Kini bërë nje sms apo leter me argumenta kaq te bukur dhe nuk vini emrin !? Jam plotesisht me argumentet tuaja per kapacitetin “hipokrit” të trurit berisha. Ramiz alia i donte tmerresisht hipokritet sepse vetë ishte një i tillë. Kam plot fakte. Jo te degjuara por,te përjetuara? Nderime!

  • @ Autor? Kini bërë nje sms apo leter me argumenta kaq te bukur dhe nuk vini emrin !? Jam plotesisht me argumentet tuaja per kapacitetin “hipokrit” të trurit berisha. Ramiz alia i donte tmerresisht hipokritet sepse vetë ishte një i tillë. Kam plot fakte. Jo te degjuara por,te përjetuara? Nderime!

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *