“Nëse të kam bërë të qash, më fal e dashura ime…”

DITA Online

“Nëse të kam bërë të qash, ose të kam mërzitur qoftë edhe për një sekondë, më fal, e dashura ime perfekte”, kështu i shkruante në një nga letrat e pafund dramaturgu Arthur Miller, aktores së njohur Marilyn Monroe.

Dhjetëra letra dashurie janë gjetur në arkivin personal të shkrimtarit, pjesa më e madhe dedikuar bjondes me të cilën pati historinë më të gjatë të dashurisë.

 

Në një letër që mban datën 30 prill 1956 kur Miller ishte duke i dhënë fund divorcit me Mary Slattery, tregohet pasioni i madh që i kishte rrëmbyer.

“Do të puth e do të mbaj në krahë deri sa bashkë të shkrihemi në ndodhi të papritura, e jashtëzakonisht të bukura, deri sa të dëgjosh psherëtimat e mia. E kur koka jote të prehet mbi shpatullën time, atëherë do të jem burri më i lumtur më botë…”, shkruan Miller.

Nga gjithë historitë e dashurisë, ajo me Miller do të ishte më e veçanta për aktoren, e cila pavarësisht kontradiktave në fund të kësaj lidhjeje do ta ruante gjithnjë me dashuri në kujtesë.

Ata u martuan më 29 korrik 1956.

Çifti u takua në Lee Strasberg dhe miqtë janë shprehur se ajo e “magjepsi” Arthur Miller me një shikim.

Pasi ata u martuan, Arthur shkroi një pjesë të Roslyn Taber në vitn 1961, “The Misfits” (Mospërshtatjet) posaçërisht për Marilyn Monroe.

Fatkeqësisht martesa e Marilyn Monroe dhe Arthur Miller mori fund në 20 janar 1961, kështu që filmi “The Misfits” (Mospërshtatjet) u duk sikur t’i përshtatej plotësisht situatës të krijuar mes çiftit. Miller do të shprehej më vonë se: “Unë nuk e kam kuptuar, se si Marilyn u bë një simbol i autenticitetit. Ndoshta kjo kish të bënte me faktin, se prej shikimit të saj burrat tradhëtonin dhe gratë indinjoheshin nga smira…”.

Pas vdekjes së saj, Miller do të ishte njeriu që do të përkufizonte më mirë karakterin e jetën e saj.

“Marilyn vinte nga vitet dyzetë dhe pesëdhjetë. Ajo ishte dëshmia, se në psikikën amerikane seksualiteti dhe serioziteti nuk mund të ekzistonin bashkë, madje ato ishin në armiqësi e dy kontradikta përjashtuese mes tyre. Por më në fund Marilyn hapi rrugë dhe sërish asaj iu desh të pozojë nudo në një pishinë, që të mund të xhirohej një film”, shprehej ai.

a.s/dita

Share This Article
1 Comment
  • “Nëse të kam bërë të qash, ose të kam mërzitur qoftë edhe për një sekondë, më fal, e dashura ime perfekte”

    Ja .Dihet tashme se A.Miller ishte ai qe zbuloj bukurine e asaj ,mrekullite qe fshiheshin Brenda saj , aftesite
    e M.M dhe e futi ate ne Boten e Madhe te Filmit
    e cila u be me vone ,
    ajo qe ne sot dijme ,nji Yll Hollivudi ,
    e pakrahasushme ala sot me asnji Bjondine ne xhiro ,
    nji Sex Simbol .

    A.Miller ishte padyshim i dashuruar me Norma J B.

    dhe kjo eshte normale qe te shprehte ato ndjenja empatie ne letrat e tija ,duke i kerkuar falje per shqetesimet qe mundet ti kishte shkaktuar asaj .
    Ne nji lidhje ,sidoqe mundet te Jet ajo ,
    gjithcka varet nga ajo “Klick” qe ben Brenda cdo njeriu ,e cila celebron ke ty .ne zemren tende dicka te ngjashme me ndjenjen e lumturise fatit ,mbas se ciles

    te gjithe kerkojne ne jete . Dhe ke A.Miller duket qarte
    qe kjo te ket ndodhur ajo Klick .

    Asnjerit s’i lejohet te abuzoje ,luaj ose injoroje ndjenjat e nji Femre dhe eshte normale ,qe te tregoj shenja pendese ,keqardhje duke rrespektuar ato ndjenja ,madje duke i kerkuar edhe Falje , qe shpesh her vijne edhe nga situata te pakuptushme dhe komplexiteti natyres personave 😉

    ” Falme ”

    “Me Fal”

    Sorry …

    etj -shprehje Ndjese

    etj jane shprehje ndjesie vs personit qe do
    ,ato i ndesh shpesh edhe ne
    tregime + poezi + filma
    poashtu edhe ne Letra Dashurie ,
    si eshte edhe ne rastin e A.Miller .
    Ne jemi njerez , me ndjenja zemer shpirt por edhe
    arsye llogjike dhe eshte me se normale qe te sillemi
    perball ksaj bote si njerez ne cdo kohe .
    Asnji ndjenje ,nuk zgjon aq pasion e ben te ndihesh ne jete ,si ajo e rrespektit , vleresimit ,dashurise njerezore .
    Pastaj ,
    le te jemi te sinqerte ,
    kush s’do dashurohej me nji si Marilyn Monroe .

    Ata qe njohin mire te fshehtat e bukurise nuk heqin dor
    prej saj kurr .
    Per ta nuk ka fund ajo ndjenje e i pelqen te jetojn
    gjithmon ne hapsiren e pafund
    No Limit …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *