Nëse temperatura në botë do të rritet mbi 2 gradë, pasojat janë të mëdha

Saimir Lleshi

Organizata e Kombeve të Bashkuara ka lëshuar një analizë për ndotjen globale për 146 vende të botës. OBK-ja kërkon marrjen e masave kombëtare nga të gjitha vendet për të parandaluar më tej ndryshimet klimaterike.

Sipas raportit, nëse klima do të rritet më shumë se 2 gradë, pasojat do të ishin shumë të mëdha, duke shtuar se emetimi i karbonit në atmosferë do të rritet, por jo aq sa dy dekadat e fundit.

Raporti thotë se kufizimi i kërkuar është brenda mundësive dhe se plani është plotësisht i mundshëm.

OKB-ja synon të vendosë masa të rrepta për emetimin e gazrave në atmosferë në prag të konferencës së Parisit, që pritet të zhvillohet në muajit dhjetor.

Sipas OKB-së, rregullat e reja synojnë të ulin me 86% të emetimeve globale, ose rreth 4 herë më shumë nga ato të parashikuara në Protokollin e Kiotos, traktati i parë në botë kundër ndotjes.

Rritja e temperaturave me mbi 2% sipas shkencëtarëve do të ketë pasoja të mëdha në botë dhe të varfrit do të jenë ata që do të vuajnë më së shumti.

Shefi i Klimës pranë OKB-së, Christiana Figueres, tha se plani ishin një hap i shkëlqyer dhe se ka aftësinë për kufizimin e rritjes së temperaturës me rreth 2.7 gradë brenda vitin 2100, e cila nuk është e mjaftueshme por shumë më e ulët se parashikimet e deri më tanishme që parashikojnë rritje me 4 ose pesë gradë. Vëzhguesit thonë se shifra 2.7C është një përmirësim i konsiderueshëm. /Dita/

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *