Presidenti i Turqisë, Rexhep Taip Erdogan ka shprehur gatishmëri për të dialoguar me talibanët në rast se është e nevojshme.
Gjatë një konference për shtyp, Erdogan tha se Afganistani përbëhet nga vëllezër e motra myslimane dhe Turqia nuk ka për t’ua mbyllur derën.
“Kombi afgan përbëhet nga vëllezërit dhe motrat tona muslimane, kështu që natyrisht, ne nuk do t’i mbyllim dyert për ta,”- tha Erdogan.
Ai shtoi se Turqia po pret 300 mijë refugjatë afganë me ose pa dokumente.
“Ne nuk i mbyllëm dyert për njerëzit që po iknin nga vendet e tyre dhe kërkonin strehim në tonat,”- theksoi ai.
Erdogan nuk kurseu as kritikat për perëndimin dhe vendet islamike që neglizhuan për 20 vite situatën në Afganistan që solli tashmë eksodin pas marrjes së pushtetit nga talibanët.
e.sh/Dita

po pse do trokasin ata ?
ata, dhe po iu mbarua buka, hane…opozitaret .
po i mori ky 300.000 afgane ,per ne nuk do te mbetet gje.Thuajini te mare me pak.
I falenderojme Turqise ,por Talibanet nuk ja Musliman neqoftese e quajn veten musliman ateheri duhet ta lexojn Kuranin dhe tju tregojn femrave muslimane se esht e shkruar ne Kuran te detyrohen te mbajne BURKAT,pse nuk lejohet Burka ne MEKEN QABE ne HAXH.Kete e bejne vetem Muslimanet Analfabete ,dhe fanatiket nga xhelozija por Kurani thot ndryshe pse zoti i krijoj grate ne bote dhe ata kan te drejte te trajtohen si njerez te zotit ,dhe jo si kafshe,
Po TALEBANT qe jan MUSLIMAN PURO a nuk qenkan VLLEZER TE TU MUSLIMAN?!
DEMAGOGJI me apsektin politik te islamit.
Per here te pare shikoj dicka te sakte nga tere shkrimet prej analfabeti te ketij tedeskini .
Të njëjtat fjalë thoshte dhe për “vëllezërit kurdë”. Sot po I thotë për afganët, të shohim se kush është vëllai I vërtetë për Sulltanin Osman?
Në rastin e kurdëve, ishin islamikët e ISIS.
Të jenë talibanët vëllezërit e këtij, sot?
Gani.Cdo etni e cila ka jetuar ne perandorine Osmane quhet vella. Te pakten per turqit te cilet nuk jane mashtruar nga ndikimet ne histori nga agjenturat e huaja angleze ruse austro hungareze pas renies se perandorise Osmane. Te cilat i moren keta popuj te ish perandorise si placke lufte. Ne rastin tone Austro-Hungaria. Dhe i bene shplarje truri neper shkolla. Duke i futur gjithashtu ne armiqesi me njeri tjetrin sic futen popujt e Ballkanit
Përpara Sulltan Erdoan
Je shpresë për popullin
Tregoju vendin zullumqarëve