Nëse u digjet barku për këtë popull…

anazapta

SMS në DITA

Në 0689073730

E nderuar DITA! Partia Demokratike (që kurrë nuk ka qenë demokratike) po bën një tymnajë politike e mediatike të shfrenuar për trafikun e drogës të paprinciptë, duke i sjellë një dëm të madh këtij vendi kaq të sfilitur nga katovicarët. Nuk përmendet në frazeologjinë e tyre fare për rrezikshmërinë e kultivimit, proces që i detyron kultivuesit të gjejnë rrugët e paligjshme për t’i tregtuar e për t’i shitur, pasi ai mall nuk shitet në tezga pazari.

A e ka parasysh Basha se në tetë vjet ata nuk bënë dot ndalimin e prodhimit, se nuk morën asnjë masë në këtë drejtim e për pasojë u zgjerua harta e prodhimit në Shqipëri? Qenka prodhuar kaq drogë në vendin tonë nën pushtetin e tyre, sa duhet që presidenti të planëzojë e t’i dekorojë ish-qeveritarët me ndonjë dekoratë të denjë?

Sllogani i Partisë Demokratike është “Rama ik”, se e quajnë kreun e trafikantëve, në një kohë kur kjo qeveri po bën një luftë të madhe e pa kompromis kundër trafikantëve dhe po përgatitet të marrë masa për ta hequr vendin tonë nga harta e Europës për prodhimin e drogës. Unë i bëj një pyetje zotit Basha: kush ishte narko prodhuesi e narko trafikanti kur z.Rama ishte në opozitë? Ku duhet të vejë ai?

Z.Basha, nëse i digjet barku për këtë popull e për këtë rini, të mos bëjë demonstrata duke mbledhur nga gjithë Shqipëria e duke vënë në ballë të demonstratës prodhuesit, por ata njerëz t’i pajiste me ndonjë jelek si ata që përdorin devollinjtë punëtorë e t’u sulej parcelave të mbjella me kanabis, se kështu do t’i bënte shërbim të madh popullit dhe do të rregullonte imazhin që e ka përtokë. Përshëndetje nga Korça, Spiro.

 

 

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *