Autoriteti Rrugor Shqiptar dhe Policia e Qarkullimit Rrugor informojnë median dhe opinionin publik se në vijim të ndërhyrjes emergjente për riparimin e shtresave asfaltike në autostradën Durrës – Tiranë në kuadër të projektit të mirëmbajtjes me performance të Bankës Botërore do të fillojë të martë në orën 06-00 të mëngjesit fazën e pestë të punimeve në segmentin Ura e dajlanit – Mbikalimi Sukth në drejtimin Durrës – Tiranë.
ARRSH dhe Policia e Qarkullimit Rrugor kërkojnë mirëkuptimin dhe bashkëpunimin e drejtuesve të mjeteve gjatë procesit të ndërhyrjes në këtë aks rrugor dhe respektimin ne mënyre rigoroze sinjalistiken provizore te vendosur dhe udhëzimet e policisë rrugore ne terren.
Nga ana e Autoritetit Rrugor Shqiptar dhe Policisë së Qarkullimit Rrugor është hartuar një plan operacional i ndërhyrjes dhe devijimit të trafikut për të shmangur bllokimin e qarkullimit dhe garantuar mbarëvajtjen e punës në terren.
Si devijohet trafiku:
- Bllokimi/Devijimi i trafikut do te filloje ne orën 06:00 te ditës se marte date 26/06/2018.
- Automjetet qe udhëtojnë nga Durrësi ne drejtim te Tiranës duhet te devijohen te Ura Dajlanit dhe te vazhdoje ne rrugën dytësore deri ne kryqëzimin e Sukthit dhe ne vazhdim mund te dalin përsëri ne autostrade ose te vazhdojnë ne rrugën dytësore.
- Ky devijim do te përfundojw deri ditën e marte date 26/06/2018 ora 24:00
Plani menaxhimit te trafikut i sipërcituar mund te ndryshoj ne varësi te kushteve te motit, ne çdo rast ndryshimi, ARRSH dhe Policia e Qarkullimit Rrugor do të përditësojnë skemat e lëvizjes dhe informojnë opinionin publik dhe përdoruesit e rrugës.
Ju njoftojmë se punimet e fazës e IV-ert ne segmentin Ura e Shkozetit – Ura e Dajlanit drejtimi Tirane – Durrës kane përfunduar dhe segmenti rrugor është i hapur për trafikun përpara afatit te parashikuar.
Punime edhe në Fier-Patos
Autoriteti Rrugor Shqiptar dhe Policia e Qarkullimit Rrugor informojnë median dhe opinionin publik se te marte ne oren 08-00 te mëngjesit do te filloje faza e pare e ndërhyrjes për rehabilitimin e shtresave asfaltike në unazën lindore e qytetit nga Hyrje Fier (rotonto e Sheqit) – Rrethrrotullimi Patosit në kuadër të projektit të mirëmbajtjes me performance të Bankës Botërore.
ARRSH dhe Policia e Qarkullimit Rrugor kërkojnë mirëkuptimin dhe bashkëpunimin e drejtuesve të mjeteve gjatë procesit të ndërhyrjes në këtë aks rrugor dhe respektimin ne mënyre rigoroze te sinjalistikes provizore te vendosur dhe udhëzimet e policisë rrugore ne terren.
Nga ana e Autoritetit Rrugor Shqiptar dhe Policisë së Qarkullimit Rrugor është hartuar një plan operacional i ndërhyrjes dhe devijimit të trafikut për të shmangur bllokimin e qarkullimit dhe garantuar mbarëvajtjen e punës në terren.
- Bllokimi/Devijimi i trafikut do te filloje ne orën 08:00 te ditës se marte date 26/06/2018.
- Automjetet qe udhëtojnë ne drejtimin Fier – Vlore/Gjirokastër do te devijohen nëpërmjet qytetit te Fierit dhe unazës perëndimore te tij.
- Ky devijim do te vazhdoje deri ne nje njoftim te dyte.
Ne çdo rast ndryshimi, ARRSH dhe Policia e Qarkullimit Rrugor do të përditësojnë skemat e lëvizjes dhe informojnë opinionin publik dhe përdoruesit e rrugës.
o.j/dita
