Nesër, dita e ajrosjes për pensionistët

redaktor

Njësoj si javën e kaluar, pensionistët do të kenë mundësi të dalin jashtë shtëpisë nesër deri në orën 11:00.

Lajmin e dha kryeministri Edi Rama në rrjetet sociale, ndërkohë që i bëri thirrje të tjerëve që të qëndrojnë në shtëpi.

“Nesër vetëm pensionistët në ajër të pastër deri në orën 11:00. Të gjithë ne të tjerët në shtëpi”, tha Rama.

Më herët gjatë ditës së sotme kreu i qeverisë publikoi listën e zonave të gjelbra që nga e hëna e 27 Prillit do të fillojnë të lehtësojnë masat e lëvizjes.

Në këto zona, të moshuarit do të lejohet të dalin për ajrosje deri në orë 8:30 të mëngjesit.

 

e.k. / dita

Share This Article
1 Comment
  • Nesër virusi e ka pushim kështu që të dalë pleqëria. Se ç’lloj karantine është kjo, një zot e di?! Se çlloj filozofie shëndetësore është kjo as kineze, as suedeze?! Dil me orar se nuk të kap. Kjo tregon se jemi totalisht në improvizim dhe më shumë se vetja deri tani na ka ruajtur fati!

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *