1 dhjetori shënon Ditën Ndërkombëtare të luftës kundër AIDS-it. Kjo ditë shërben çdo vit për të rritur vëmendjen ndaj sëmundjes së shekullit, për të sensibilizuar njerëzit për mënyrat e transmetimit, përdorimin e mjeteve mbrojtëse dhe mosdiskriminimin e të prekurve.
Në Shqipëri, autoritetet shëndetësore raportojnë për 555 të prekur nga kjo sëmundje. Sipas tyre, gjatë që nga janari i këtij viti janë shtuar rreth 70 raste të reja.
Femrat përbëjnë 30 për qind të të prekurve, ndërsa rruga më e përhapur e transmetimit vijon të mbetet ajo e marrëdhënieve seksuale, e cila përbën 93 për qind të rasteve. Transmetimi nga nëna te fëmijë përbën 4 për qind të rasteve, ndërsa ai nëpërmjet gjakut është në nivelin 3 për qind.
Sipas autoriteteve, 222 pacientë trajtohen me antiretroviralë në QSUT. Problem vijon të mbetet testimi, i cili është në nivele të ulëta.