“Do vritet një deputet”, deklarata e Brahos, reagon sekretari i PD-së: “Tej imagjinatës, por ka urrejtje, të gjitha informacionet flasin për dhunë”

redaktor

 

Sekretari për Organizimin Dixhital në PD, Endri Hasa, duke folur për “Radarin Informativ” në ABC  është ndalur tek situata në PD, një ditë para protestës së thirrur nga Sali Berisha.

Për Hasan, protesta e Sali Berishës mund të sjellë edhe akte dhune, por sipas tij selia e PD është përgatitur për çdo skenar.

Më tej Hasa i është përgjigjur edhe ish-deputetit socialist Spartak Braho, i cili tha se në protestë mund të vritet një deputet me inicialet E.A.

Sipas Hasës kjo e kalon edhe imagjinatën, megjithëse shtoi se thirrjet për akte dhune ekzistojnë.

“Kjo kalon tej imagjinatës time. Por thirrje për dhunë dhe urrejtje ka. Janë bërë këto thirrje. Janë të gjitha informacionet që po tentohet. Por askush nuk vendos demokratët kundër demokratëve. Skenari i dhunës do të dështojë” – tha Endri Hasa.

 

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *