Nesër është një ditë më pak (Baladë)

Ornela

Përvjetorët e ditëlindjes,
më trishtojnë- ç’është e vërteta,
se tok me vitin që ikën,
fiket një qiri nga jeta!

Se tani nuk na ngroh më,
zjarri shpuzë i djalërisë,
dhe jeta rrugën ka marrë,
në shtigjet e pleqërisë!

Jo se je një plak i rënë,
kur je pesëdhjetë e tetë,
po tani rruga e mbetur,
është e gjitha tatëpjetë!

Ne e dimë se gjithë jeta,
ka një trend e ka një cak,
nesër është një ditë më shumë,
po është dhe një ditë më pak!

Shpesh mbyll sytë dhe e shikoj,
të gjithë jetën si një ëndërr,
pastaj rri edhe mendoj,
si s’u lodh e shkreta zëmër?!

Ç’ka kaluar-ka kaluar,
pa kuptuar e stuhishëm,
na mbetet për t’u jetuar,
vetëm çasti i tanishëm!

Ç’ka kaluar-është tretur,
ç’kemi para nuk e dimë,
nga gjithë jeta na ka mbetur,
sekonda që marrim frymë!

Dhe fill pas kësaj sekonde,
vjen një tjetër që na falet,
neve jetojmë akoma,
thjesht’ se zemra s’do të ndalet!

Dhe Zoti kur bëri Tokën,
thellë në çdo detaj u ndal,
i vuri sipas meritës,
kë në llum e kë në mal!

Tani punët janë vulosur,
dhe ndryshime më nuk priten,
shqiponjat do fluturojnë,
dhe zhapinjtë do zvarriten!

Tani punët janë vulosur,
tjetër formulë s’mund të gjendet,
rendi do vazhdojë siç është,
kurrë s’do ndryshojnë vendet!

Tani punët janë vulosur,
asgjë nuk mund të ndryshojë,
kurrë s’do shohim përmbi male,
një zhapik të fluturojë!

Kontradikta kryesore,
nuk ka gjasa që të tretet,
mes zhapikut dhe shqiponjës,
e përjetshme do të mbetet!

Dhe këto antagonizma,
janë bërë ligje të natyrës,
njëlloj si luftë e pafund,
mes të keqes dhe të mirës!

Zoti e krijoi çdo gjë,
që nga njeriu të dihej,
po të mos ishte e keqja,
e mira si do të njihej?!

Zoti na tregoi gënjeshtrën,
të kuptonim të vërtetën,
në fund na dënoi me vdekje,
që të vlerësonim jetën!

Zoti në fillim s’e kishte,
në mend fikjen e qiriut,
e bëri për të dënuar,
egoizmin e njeriut!

Dhe pse kishte robër Zoti,
askujt jeta nuk iu fal,
po dhe pas këtij ndëshkimi,
egoizmi nuk u ndal!

Më mirë Zoti mos na ndizte,
fare dritën e qiriut,
kafsha-kafshës nuk ja bën,
ç’i bën njeriu-njeriut!

Për çdo ditë edhe më shumë,
fort kanë gjëmuar kambanat,
po mbi Botën e mallkuar,
s’kanë mbaruar kasaphanat!

Po njëlloj si vetes sime,
gjithë Botës i qaj hallin,
se duket që ndënë fre,
Zoti ende s’e ka djallin!

Lexova librin e jetës,
po libri aspak s’më bindi,
mirë ne që na bëri Zoti,
po djall-ziun kush e lindi?!

Në terrin e errësirës,
do ketë lindur djall’ i zi,
si një sfidë kundër së mirës,
po pse iu dha kaq fuqi?!

Pse ashtu e pse kështu,
do të pyesin për jetë,
por e di dhe unë dhe ju,
se Jeta është e vërtetë.
30 Maj, 2016

Share This Article
10 Comments
  • Sheshit e pati të vërtetën e madhe Duka dhe nuk pranoi asnjëherë! Lavdëronte Perëndinë, Krishtin, Muhamedin e Marian. Herë tjetër lavdëronte Enverin me koqet prej çeliku (duke e krahasuar si Krisht), herë tjetër lavdëronte Ramën duke e quajtur bekim dhe diell i vatrave shqiptare. Adhurues diktatorësh. Vetëm me Saliun e pati keq punën, të vetmin diktator që e diskretitoi tërë kohës. Enveri ishte kryehiena komuniste, dhe Duka e lavdëroi sikur të ishte shqiponjë. Rama shpeshherë e krahason veten me gomarin, kurse Arbeni e quante diell. Veten Beni e quante shqiponjë Himalaje por në fakt ishte thjesht një ëndërr utopike e tij. Ky ishte problemi i Dukës, nuk ishte i lirë. Se ose ishte thjesht një frikacak i pushtetit, e kishte frikë nga diktatorët, qofshin qiellorë apo tokësorë, ose nuk ishte i lirë se e kishte shitur lirinë e tij për të përfituar apo për të hapur ndonjë derë, ose ishte thjesht një gomar trushpëlarë (që nuk besoj të ishte i tillë) që nuk kuptonte dot të vërtetën. Dihet që në këtë vend, le të jesh i zoti sa të duash, meritokraci nuk ka dhe ta plasin derën në fytyrë. Mjafton shihni Lul Bravën si blindoi selinë, për të kuptuar se çfarë i ofrohet shqiptarëve. Duka iku i shkreti, por nuk pranoi diferencën midis të mirës dhe së keqes, të vërtetës dhe gënjeshtrës. Eva me Adamin e hëngrën mollën e dijes, për të mësuar atë diferencë. Pse u bënë të vdekshëm? Ata të tillë ishin dhe më parë, po mos të hanin, njësoj do vdisnin. Pra, nuk ishin si Zoti, nuk ishin të përjetshëm. Nëse Zoti do donte të ishin si Ai, pra të pavdekshëm, atëherë do i krijonte në parajsën qiellore, siç qe vetë, dhe jo në atë tokësore. Nëse nuk ishin si Zoti, pra nuk ishin si e vërteta (që është një dhe vetëm një), atëherë çfarë i bie të ishin njerëzit? Kush e ka jetën e shkurtër? GËNJESHTRA. Këtë përgjigje Duka s’mund ta pranonte kurrë. Se o do pranonte që s’ka Zot, dhe ne jemi të gjithë të vërtetë në evolucion, ose ka Zot dhe njerëzit janë simbol i gënjeshtrës, një ditë të gjithë do vdesin e në fund do ngelet vetëm Zoti, pra e vërteta. Duke mos pranuar këtë, Arbeni vërdallisej me pyetje të tipit kush e lindi Djallin, e pse kishte aq fuqi, si mundi të hynte te kopshti i Edenit?! Djalli nuk ekziston. Nëse pranojmë që ka Zot, atëherë Djalli është thjesht një personazh që fiktiv që përdoret si antagonist i Perëndisë, për të justifikuar të këqijat e kësaj bote, se përndryshe do thoshim që kur paska vetëm një Zot të plotfuqishëm, nga na vjen e keqja? Nga Zoti? Apo e keqja janë vetë njerëzit si simbol i gënjeshtrës duke ditur që gënjeshtra është nëna e gjithë të këqijave?

    Lamtumirë o Dukë!

  • Ah Homeri Shqiptar na le , u largove shum heret , kishim shum nevoj per penden dhe poezin tende ishe patriot i vertet , shum mizore esht vdekja qe mer njerzit e mir qe i duhen me shum kti vendi qe i kemi me pikatore , qofsh i parajses Arben Duka shpirti jot aty e ka vendin u prefsh ne paqe Homeri Shqiptar .

  • Si i behet me kete lloj njeriu ne atdheun, vendin tone qe nuk e meritojne te quhen njerez.O ditezi dhe I pafytyre(teatri I absurdit),nuk anatemohen dhe paragjykohen poetet dhe aq me pak nje si Arben Duka.Kritikon poetin se ishte komunist,gje te cilen ai e ka pohuar dhe mbrojtur ne te gjithe qendrimet e tij.Ky tipi qe ka jo vetem gojen dhe mendjen helm por dhe shpirtin te zi,eshte pd-ist dhe ketu nuk ka asnje gje te keqe,por eshte berishist dhe kunder lulezim braves sipas emertimit te Berishes dhe nenvizimit te tij ne koment.Pra ky takem dykembesh(jo njeri) ja lejon apo atribuon vetes te drejten per te patur bindjen qe do ndersa te tjeret duhet te jene me te se ne te kundert nuk kane vlere.Kjo o ditezi nuk duhet te perfshije personalitetet e artit dhe letersise.Nje I tille mund te mos te te pelqeje por kjo nuk e cenon madheshtine e tij aq me teper Arben Duken,simbolin e poezise shqiptare.Je absurd jo si teatri por si njeri.

    • Në fakt jam poet, dhe jo ditëzi. Po ti vëzhgues injorant nuk më njeh. Nuk jam Berishist, nuk jam anëtar i PD, madje kam bërë vargje kundër gjithë politikës së korruptuar të këtyre 30 viteve, përfshirë dhe Saliun. Sigurisht që dua demokracinë dhe jo komunizmin. Dua të vërtetën dhe lirinë. Dhe para së vërtetës nuk vë as Dukën, bejtexhiun e partisë që i shpëlante trurin budallenjve si ty (o vëzhgues) këtu te Dita. Nëse ke raport jo të mirë me lirinë dhe të vërtetën, atëherë vetëm madhështor nuk je. Dhe Duka ishte thjesht një militant partie. O Vëzhgues, më thuaj ndonjë poet madhështor botëror që i ka thurtur lavde diktatorëve siç ka bërë Duka për Enverin dhe Ramën?! Prandaj mos fol kot!

    • “All truths are easy to understand once they are discovered; the point is to discover them.” (Galileo Galilei)

      “Rather than love, than money, than fame, give me truth.” (Henry David Thoreau)

      “Three things can not hide for long: the Moon, the Sun and the Truth. “(Buddha)

      “Truth will rise above falsehood as oil above water.” (Miguel de Cervantes)

      “Truth will ultimately prevail where there is pains to bring it to light.” (George Washington)

      “I’m for truth, no matter who tells it. I’m for justice, no matter who it is for or against. I’m a human being, first and foremost, and as such I’m for whoever and whatever benefits humanity as a whole. ” (Malcolm X)

  • “Unë do preferoja një ferr inteligjent sesa një parajsë idiote.” (Blaise Pascal)

    “Vendet më të nxehta në ferr janë të rezervuara për ata që, në kohë të krizës së madhe morale, mbajnë neutralitetin e tyre.” (John F. Kennedy)

    “Ferri është i zbrazët dhe të gjithë demonët janë këtu”. (William Shakespeare)

    “Ever notice how ‘What the hell’ is always the right answer? ” (Marilyn Monroe)

    “What is hell? I maintain that it is the suffering of being unable to love.” (Fyodor Dostoevsky)

    “Shkoni në parajsë për klimën dhe në ferr për shoqëri”,. (Mark Twain)

  • “Unë do preferoja një ferr inteligjent sesa një parajsë idiote.” (Blaise Pascal)

    “Vendet më të nxehta në ferr janë të rezervuara për ata që, në kohë të krizës së madhe morale, mbajnë neutralitetin e tyre.” (John F. Kennedy)

    “Ferri është i zbrazët dhe të gjithë demonët janë këtu”. (William Shakespeare)

    “Ever notice how ‘What the hell’ is always the right answer? ” (Marilyn Monroe)

    “What is hell? I maintain that it is the suffering of being unable to love.” (Fyodor Dostoevsky)

    “Shkoni në parajsë për klimën dhe në ferr për shoqëri”. (Mark Twain)

  • Benko nga varri pa ngrihu sot ti menjehere,
    te shohesh Ed e Erdogan brekushe dhjere,

    Erdogan halldupin te salutosh,
    me dore ne zemer ta nderosh,

    ca vargje patjeter ti kushtosh,
    si shpetimtar kombi ta trajtosh,

    se e ke nga Rama peshqesh or taj,
    ndaj ti thuash me vargje Derrit-Daj!

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *