Gazeta DITA
Notification Show More
Latest News
Dikur normë e mesdheut, sot privilegj i të pasurve, kjo është dieta që mban larg diabetin, tumoret dhe problemet e zemrës
Kryesore Lifestyle Shendetesi
Kush votoi nga opozita për Bajram Begajn?
Aktualitet Lajmi i fundit Politike
Rama i përgjigjet Berishës: “Nuk kemi pritur konsensus me të vdekur”
Aktualitet Lajmi i fundit Politike
Begaj president me 78 vota “pro”, Rama: I dhamë vendit një kryetar shteti normal, një figurë të pakontestueshme
Aktualitet Komunitet Kryesore Politike
Çmimet botërore të grurit bien me 10% duke u kthyer në vlerat e fillimit të prillit
Aktualitet Ekonomi Lajmi i fundit
Aa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Dita TV
  • Lifestyle
Reading: Nesër është një ditë më pak (Baladë)
Share
Gazeta DITA
Aa
Kerko
Follow US
Gazeta DITA > Vargje > Nesër është një ditë më pak (Baladë)
Vargje

Nesër është një ditë më pak (Baladë)

redaktor
Published May 30, 2016
Share
SHARE

Përvjetorët e ditëlindjes,
më trishtojnë-ç’është e vërteta,
se tok me vitin që ikën,
fiket një qiri nga jeta!

Se tani nuk na ngroh më,
zjarri shpuzë i djalërisë,
dhe jeta rrugën ka marrë,
në shtigjet e pleqërisë!

Jo se je një plak i rënë,
kur je pesëdhjetë e tetë,
po tani rruga e mbetur,
është e gjitha tatëpjetë!

Ne e dimë se gjithë jeta,
ka një trend e ka një cak,
nesër është një ditë më shumë,
po është dhe një ditë më pak!

Shpesh mbyll sytë dhe e shikoj,
të gjithë jetën si një ëndërr,
pastaj rri edhe mendoj,
si s’u lodh e shkreta zëmër?!

Ç’ka kaluar-ka kaluar,
pa kuptuar e stuhishëm,
na mbetet për t’u jetuar,
vetëm çasti i tanishëm!

Ç’ka kaluar-është tretur,
ç’kemi para nuk e dimë,
nga gjithë jeta na ka mbetur,
sekonda që marrim frymë!

Dhe fill pas kësaj sekonde,
vjen një tjetër që na falet,
neve jetojmë akoma,
thjesht’ se zemra s’do të ndalet!

Dhe Zoti kur bëri Tokën,
thellë në çdo detaj u ndal,
i vuri sipas meritës,
kë në llum e kë në mal!

Tani punët janë vulosur,
dhe ndryshime më nuk priten,
shqiponjat do fluturojnë,
dhe zhapinjtë do zvarriten!

Tani punët janë vulosur,
tjetër formulë s’mund të gjendet,
rendi do vazhdojë siç është,
kurrë s’do ndryshojnë vendet!

Tani punët janë vulosur,
asgjë nuk mund të ndryshojë,
kurrë s’do shohim përmbi male,
një zhapik të fluturojë!

Kontradikta kryesore,
nuk ka gjasa që të tretet,
mes zhapikut dhe shqiponjës,
e përjetshme do të mbetet!

Dhe këto antagonizma,
janë bërë ligje të natyrës,
njëlloj si luftë e pafund,
mes të keqes dhe të mirës!

Zoti e krijoi çdo gjë,
që nga njeriu të dihej,
po të mos ishte e keqja,
e mira si do të njihej?!

Zoti na tregoi gënjeshtrën,
të kuptonim të vërtetën,
në fund na dënoi me vdekje,
që të vlerësonim jetën!

Zoti në fillim s’e kishte,
në mend fikjen e qiriut,
e bëri për të dënuar,
egoizmin e njeriut!

Dhe pse kishte robër Zoti,
askujt jeta nuk iu fal,
po dhe pas këtij ndëshkimi,
egoizmi nuk u ndal!

Më mirë Zoti mos na ndizte,
fare dritën e qiriut,
kafsha-kafshës nuk ja bën,
ç’i bën njeriu-njeriut!

Për çdo ditë edhe më shumë,
fort kanë gjëmuar kambanat,
po mbi Botën e mallkuar,
s’kanë mbaruar kasaphanat!

Po njëlloj si vetes sime,
gjithë Botës i qaj hallin,
se duket që ndënë fre,
Zoti ende s’e ka djallin!

Lexova librin e jetës,
po libri aspak s’më bindi,
mirë ne që na bëri Zoti,
po djall-ziun kush e lindi?!

Në terrin e errësirës,
do ketë lindur djall’ i zi,
si një sfidë kundër së mirës,
po pse iu dha kaq fuqi?!

Pse ashtu e pse kështu,
do të pyesin për jetë,
por e di dhe unë dhe ju,
se Jeta është e vërtetë.

redaktor May 30, 2016
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
11 Comments
  • Kristaq Miti says:
    May 30, 2016 at 1:07 pm

    Je i pa perseritshem ne vargjet e tua !

    Reply
  • nuk ka tym pa zjarr says:
    May 30, 2016 at 2:22 pm

    Ahhhhh more i madhi i te medhenjve arben.
    Kam 20 vjet ne emigrim dhe per cudi gjithe naten mbreme kur prehesha per te fjetur me vinin rrotull keto mendime qe ti ke hedhur sot ne poezi. Ika pa enduar. Lashe prapa nenen dhe motrat. Shoke e miq. Ndersa cdo dite shuhet nje qiri imi dhe une pervelohembper tu kthyher, kthimi duket si i pamundur, pa shprese. Njerezit nuk te kuptojne. Ku do kthehesh te thone. Kurse une mendoj se buke, fasule, caj, ashtu si ne ushtri eshte e mjaftueshme. Boll dashuria. Njezet vjet pa jetuar me nenen time. Cvlere ka paraja? Jo qe para nuk kam se ne perendim me pune te ndershme nuk ben dot para.
    Sdi cte them me se jam i perlotur dhe e humba fillin e mendimit, por kur te lexoj ty me ngrofet shpirti.
    Jam adhuruesi me i zjarrte i cajupit dhe kur te lexoj ty nuk e di pse me duket qe shpirti i cajupit ka hyre dhe jeton tek ty.
    Faleminderit, faleminderit.
    Cajupi thote qe pasurite ngrihen e shuhen, por poezia e poetit ngelet.
    Sa te pasur ka kaluar shqiperia. Plot. Po ata qe mbahen ment jane naimi e cajupi me shoke.
    Ti do mbahesh ment vella.
    Faleminderit

    Reply
  • oriku says:
    May 30, 2016 at 4:40 pm

    JE IMADH TE LUMT PER VARGJET.

    Reply
  • oriku says:
    May 30, 2016 at 5:20 pm

    Nuk kam cfar te te them ,je i madh…………….

    Reply
  • Shahisti says:
    May 30, 2016 at 11:18 pm

    Jetë e vajtur dëm duke shkruar bejte te pakuptimta ose gjëra që i di edhe lopa.

    Reply
    • vertino says:
      May 31, 2016 at 2:57 am

      Në terrin e errësirës,
      do ketë lindur djall’ i zi,
      si një sfidë kundër së mirës…….
      @Shahisti: These verses probably suit to you?

      Reply
      • Shahisti says:
        June 1, 2016 at 1:58 pm

        O vertino, o kulture e gjalle, meqenese do te shkruash anglisht, me pare meso mire pastaj shkruaj. Qe ta dish zotrote nuk thuhet: “These verses probably suit to you”, po thuhet: “These verses probably suit you”, keshtuqe ik e laj qumeshtin nga buzet, pastaj hajde e kruaje.

        Reply
  • Agroni says:
    May 31, 2016 at 1:16 am

    E qarte o lope e rjedhur qe i ditke te tera.

    Reply
    • Shahisti says:
      June 1, 2016 at 1:53 pm

      O Gone, po ç’pate or bir, ç’te kafshoi, s’te vjen mire qe te pelqejne bejtet per lopet dhe te duken te gjithe si lope?

      Reply
  • aqo says:
    May 31, 2016 at 6:29 am

    O shahist,kam nje pyetje per ty,me qe je shahist: Sa figura dhe ushtare ka shahu? Se sa p[er posezite e te madhit Arben Duka nuk ke kapacitet ti qe t.i komentosh dhe aq me pak,t’i quash “bejte te pakuptimta”.Ti as kupton vertete,,,,,,,,,,sa LOPA.

    Reply
    • Shahisti says:
      June 1, 2016 at 1:54 pm

      Aqo, ti s’merr vesh nga numrat keshtuqe noto neper ujerat e “poezise” ketu se aq e ke mjaft.

      Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

© Copyright Gazeta Dita 2022. Te gjithe te drejtat e rezervuara

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?