Mbledhja e dy qeverive, hapet për herë të parë Shtëpia e Flamurit

Dita

Shtëpia e Flamurit në Korçë është gati për tu hapur për vizitorë.

Ajo do të promovohet nga mbledhja e përbashkët e dy qeverive, Shqipëri-Kosovë.

Ministrja e Kulturës, Mirela Kumbaro, e cila ka postuar këto foto të transformimit pas djegies e rrënimit shkruan se Ministria e Kulturës të cilën ajo po e drejton edhe në këtë mandat të dytë, e mbajti premtimin dhe e ndërtoi.

 “Në 2013, premtuam që do e rindërtojmë, sepse është një ndërtesë shumë e rëndësishme historie për Korçën dhe për Shqipërinë, për Kombin dhe për Kulturën. Ministria e Kulturës e mbajti premtimin, e ndërtoi! Sonte ajo është gati, për të hapur dyert për të parën herë nesër, për qeverisjen e përbashkët Shqipëri-Kosovë ???? dhe më pas për t’u kthyer në një qendër kulture e për kulturën”,- shkruan ministrja Kumbaro.
Kumbaro nuk lë pa përmendur edhe kalvarin e gjatë të shkatërrimeve e lënies në harresë nga shteti deri në vitin 2013, ku siç shkruan ministrja e Kulturës “hetimi nuk bëhej kurrë për “mungesë provash”.
 
“#EThameEBeme ??
Shtëpia e Flamurit ne Korçë ??
Në 2012 dhe korrik 2013 e dogjën, rrënuan e shkatërruan. Dhe gjithmonë fajtorët iknin në drejtim të paditur. Dhe asnjeherë prokuroria nuk arriti te kryente hetim “per mungese provash”.
Ç’t’ju them….!, përfundon Kumbaro në postimin e saj, ndërsa fotot e marra demonstrojnë më shumë sesa fjalët punën që është bërë nga Ministria e Kulturës, e cila ka financuar rindërtimin e saj.
Share This Article
1 Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *