Gazetari i emisionit Xhungël, Artan Hoxha ka zbardhur në emisionin Opinion një përgjim nga një dosje që ai e quajti “material sekret”, por gazetari nuk zbardhi emrat.
“Përgjim me urdhër të prokurorit, i autorizuar nga gjykata, për 1 vjet e gjysëm… E dini cfarë ka ndodhur? Edhe pse është bërë përgjimi ai është zhdukur. Se korrupsioni e ka zhdukur. Në 2008 ka ndodhur një procedim penal, një biznesmen është vënë në përgjim. Gjatë përgjimit biznesmeni ka folur me politikanë. Prokuroria nuk është e autorizuar të përgjojë politikanin. Në rastin konkret prokuroria e ka zbardhur telefonatën. Ja sms e 22 qershorit 2009: “Nesër në darkë duhet të takohemi. Me duhen 200 mijë patjetër”…
Në debat ka ndërhyrë e ftuara Eni Çobani, duke thënë se nuk është e drejtë që gazetari të sillet kështu me materiale të tilla: Distancohem nga ky diskutim, tha ajo.
Gazetari Hoxha iu përgjigj: “Distancohu, po më lërë ta mbaroj mos bëj kot zhurmuesen…
Kjo dosje është voluminoze – tha Hoxha, ndërsa drejtuesi i emisionit Fevziu e pyet: A është dosja e Ismailajt?
Hoxha nuk e pohoi por as nuk e mohoi se bëhet fjalë pikërisht për këtë dosje.
Ish-administratori i DIA, Kastriot Ismailaj është në burg dhe akuzohet për mashtrim.
Analisti Andrea Stefani, i ftuar gjithashtu në studio, ka reaguar duke thënë me ironi se “sot nuk është turp të jesh hajdut”.
“Sot kur e jep me figurë sot e dënon moralisht, penalisht e dënon gjykata. Ai që merr paratë e denon moralisht shoqëria kur del në kamera, – tha Stefani. / Dita /

Po pse nuk i permend emrat more djale?
Gjobevenes je apo gazetare?
Dhe fevziu qe e pyet gjasme nuk e di: E kujt eshte dosja, e Ismailajt?
Eshte dosja e Ismailajt dhe Artanit ia ka dhene Tom Doshi qe e ka marre nga avokati.
Fevziu e di mire, Artani edhe me mire.
Bravo Eni Cobani, e vetmja qe nuk luante teater aty.
Eni Cobani ka hallin e vet, se i dalin hordhiqet …
Artani gazetar investigativ qe sa vjen e i trashqet qafa.
Shou…v v v v…
Kusaret pergjojne kusaret dhe tregimet I bejne tek kusari Fevziu, para e madhe or mik! Populli si gjithnje ne hije, rri e veshtron dhe ndegjon kusaret, me toc nuk behet.
Eni Cobani bente te perndershmen.Po me thoni ju mue,po nuk u pergjua,po nuk u filmua si do te kapet hajduti?Si do te kapet ministri maniak?Si do te kapet me ze dhe figure kryegjysh baba ,dede Ilir Meta.me i integtuari nga te gjithe hajdutet?
A ka me sharlatan karagjoz dhe pak plehr se ky gazetari investigues artankokqypi ?????
Mos te ngutemi ne gjykime, Artan Hoxha eshte vertet nje gazetar investigativ me qualitete te mira dhe qe i ka shpalosur disa here ne emisionet qe ai ka kryer, duke u kercenuar edhe me jete per ato fakte qe ai ka bere publike , mjafton te permendim rastin e 21 Janarit ku vendimi i tij per te vizionuar filmimet e korrespondentit te News 24 dhe per te gjetur dhe me pas per ti transmetuar ato sekuenca te vrasjes ne bulevard te 4 protestuesve te pafajshem, te cilat sherbyen edhe si prove per prokurorine (ose njera nga provat), vendim i cili u mor me guxim dhe vendosmeri nga ana e tij ne oren 23 te mbremjes se asaj dite gjakatare , natyrisht qe i ben nder dhe e klasifikon ne gazetaret kurajoz dhe cilesor, por natyrisht duhet te mbajme parasysh qe edhe per ate vete si gazetar, nuk eshte e lehte, pasi Mafia Shqiptare me rrenje deri ne pushtet dhe regjim nuk te fal per kesi punesh……! Ajo qe me beri pershtypje ishte qendrimi i baxhelles ENI e cila nuk kuptonte fare dhe nuk hante pyka qe INTERESI i sigurise civile apo shtetrore qendron me lart sesa interesi personal apo individual per shkak te te ashtuquajtures”privacy”, kur ne Shqiperi , kte te drejte apo nocion e perdhosim ore e cast nga me i vogli deri tek me i madhi, pra tek institucionet shteterore pasi mjafton te dalesh ne lagje dhe ta marin yrzin me llafe te kota dhe thashetheme, apo ne institucione te ndryshme shteterore ku per 5 mije leke te vjetra te japin biografine e fisit ne menyre te detajuar perfshi edhe semundjet qe ke apo ke kaluar! Ajo nuk kupton qe bota ka ndryshuar shume nga literatura marx-leniniste qe ajo ka “studiuar” pas 11 shtatorit te 2001 dhe fale ketyre pergjimeve, monitorimeve, ambjentale apo informatike, jane asgjesuar grupe te medha terroriste islamike apo anarshiste, kriminale dhe mafioze, te cilat paralizojne jeten shoqerore dhe politike te vendeve te ndryshme, perfshi edhe Shqiperine!
Kodosheve po ju vjen fundi.
Me vjen keq qe nuk permendet por Artani pa dashje apo me dashje permendi edhe emrin e Ilir metes… pse nuk specifikohet jy fakt?????!!!
jane te gjithe hajdute ,i pagofshin te femijet e tyre ahet e ketij populli