Nesër nis aplikimi, si duhet plotësuar formulari A1Z nga maturantët e vjetër

Pranvera Kola
Maturante te shkolles Arben Broci, duke dale pas provimit te Letersise, per Maturen Shteterore.

Maturantët e viteve të shkuara që duan të rikthehen në garë për vijimin e studimeve të larta në një nga universitetet publike, apo private të vendit, duhet që nga dita e nesërme të paraqiten për të bërë aplikimin online nëpërmjet plotësimit të formularit A1Z.

Ekspertët e Qendrës së Shërbimeve të Arsimit (QSHA), bëjnë me dije se këta kandidatë kanë katër ditë kohë në dispozicion për të bërë plotësimin e këtij formulari. Të parët që do të aplikojnë në sistem janë maturantët e Tiranës, për të vijuar më pas me kandidatët e rretheve të tjera, sipas datave të përcaktuara. Në vijim të shkrimit gjeni të plotë kalendarin me datat e plotësimit të formularit A1Z për të gjitha rrethet.

Maturantët që kanë të drejtë të aplikojnë

Sipas rregullave të përcaktuara, ky formular mund të plotësohet nga të gjithë kandidatët që kanë përfunduar shkollën e mesme para vitit 2018 dhe që kanë detyrim për të dhënë një, ose disa provime të Maturës Shtetërore përgjatë këtij viti.

Regjistrimin online kanë të drejtë ta bëjnë edhe kandidatët që kanë përfunduar shkollën e mesme para këtij viti dhe që nuk kanë detyrime të Maturës Shtetërore për të shlyer, por që duan të vijojnë garën për studimet e larta.

Plotësimi i këtij formulari duhet bërë edhe nga maturantët që kanë kryer arsimin e mesëm jashtë vendit dhe pasi kanë bërë njehsimin e diplomës në komisionin përkatës, rezultojnë se kanë, ose nuk kanë provime të detyruara, apo me zgjedhje për të dhënë përgjatë maturës së këtij viti.

Hapat si plotësohet formulari

Sa i takon procedurave që duhet të ndiqni, QSHA shpjegon se: Plotësimi online i formularit A1Z bëhet në shkollat ku kandidatët kanë kryer arsimin e mesëm të lartë, ose në shkollën e përcaktuar nga Komisioni i Maturës Shtetërore të vendbanimit, nëse shkolla e mesme që kandidati ka përfunduar është mbyllur.

“Për të plotësuar formularin A1Z secili prej këtyre kandidatëve duhet të paraqesë tek mbikëqyrësi një kopje të noterizuar të dëftesës së pjekurisë, vërtetimin me notat e të gjitha viteve të shkollës së mesme, me fotografi, certifikatën e maturës me notat e të gjitha viteve të shkollës së mesme, lëshuar nga drejtori i shkollës, sipas regjistrit të amzës, apo dokumentin e lëshuar nga Arkivi i Shtetit.

Për të shmangur gabimet në procesin e aplikimit, në çdo rast plotësimi i formularit A1Z do të ndiqet nga një person i ngarkuar nga drejtoria e shkollës që quhet “mbikëqyrës”, shkruan Dita. 

 

p.k/dita 

 

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *