Nesër nis mosbindja civile, Fleckenstein takim me Bashën në Tiranë

Ornela

Një ditë para se opozita të nisë protestën e saj me mosbindje civile, Lulzim Basha është takuar në selinë e Partisë Demokratike me raportuesin e Shqipërisë në Parlamentin Europian, Knut Fleckenstein.

Ky i fundit ndodhej në Tiranë në kuadër të punimeve të konferencës së organizuar nga Partia Socialiste Europiane.

Sipas asaj që njofton Zyra e Shtypit e Partisë demokratike, në këtë takim Lulzim Basha informoi raporterin e Parlamentit Europian për Shqipërinë Knut Fleckenstein se kryeministri Edi Rama po instalon në vend një sistem autokratik, ku kontrollon të gjitha pushtetet, që po i përdor për të dhunuar dhe shkelur të drejta dhe liritë kushtetuese të qytetarëve.

Basha tha se qytetarët shqiptarë po vuajnë grabitjen e dyfishtë nga qeveria dhe drejtësinë me dy standarde, të kontrolluar nga qeveria. Qytetarët në burg dhe kriminelët në liri është standardi Rama për drejtësinë e kapur.

Sot 11 qytetarë të varfër janë në burg, sepse refuzojnë një taksë që nuk e paguajnë dot. Ndërsa kriminelët dhe politikanët e lidhur me krimin dhe të korruptuar si Saimir Tahiri, Vangjush Dako, Damian Gjiknuri, Klement Balili, Orest Sota dhe të tjerë janë të lirë”, theksoi Basha.

Kreu i opozitës vuri në dukje se qytetarët nuk refuzojnë pagesën e taksave, siç deklaron qeveria, por refuzojnë grabitjen e dyfishtë, refuzojnë të paguajnë dy herë për të njëjtin shërbim. Basha tha se shqiptarët paguajnë taksën e qarkullimit, e dedikuar për mirëmbajtjen e rrugëve 200 milionë euro në vit dhe për të cilën nuk ka transparencë për çfarë përdoret.

Lulzim Basha rikonfirmoi qëndrimin e Partisë Demokratike për hapjen e negociatave pavarësisht se qeveria ka bërë regres në përmbushjen e 5 kritereve kyçe.

Kreu i opozitës theksoi se mosbindja civile dhe protesta janë reagimi i vendosur qytetar përballë grabitjes dhe padrejtësisë nga një qeveri që ka privatizuar policinë, prokurorinë dhe gjykatat për të grabitur pasuritë publike, për të terrorizuar njerëzit e thjeshtë dhe për të mos ndëshkuar krimin dhe korrupsionin.

Knut Fleckenstein ka qenë mjaft aktiv edhe gjatë kohës kur Partia Demokratike protestonte në çadër para zgjedhjeve të qershorit të vitit të kaluar, si pjesë e disa përpjekjeve për të shmangur bojkotin opozitar të këtyre zgjedhjeve dhe uljen e tensionit politik.

Më herët, Partia Demokratike dorëzoi në Kuvend një kërkesë për shtyrjen me disa orë të nisjes së seancës plenare të së enjtes dhe në të opozita kërkon që seanca të zhvillohet në orët e pasdites.

o.j/dita

Share This Article
9 Comments
  • Z. Fleckeinstein mos harxhoni kohe me kete kriminel. Vetem dergimi prapa hekurave do tja mbylle halene kesaj poshtersire dhe gjithe antishqiptareve qe vegjetojne me falangat e krimit ne folene e kriminalizuar te SHQUP-it

  • Tenori Lulzim Basha ne dueto me sopranon Kokemadhi te mos ne kendojne vepren e Sali Berishes “.MOSBINDJE CIVILE ” or te shkoje me vullnet te lire para trupit gjukues per t’u gjukuar lidhur me pervetesimin apo shperdorimin e fondeve te rruges se kombit.

  • Ca mosbindje civile po flet o sahanlepires o qen.i berishes
    e shkatrove komplet opoziten o hajdut i qelbet
    mosbindje po na thu ti moniken , por bindja e shqiptarve per t,ju hudh ju te mali me gropa do te jete e shpejt

  • merrini zvarre ,
    anarshistet qe nxjerr banda e krimineleve si mburoje
    per te shpettuar bythet e tyre nga Burgu .

    ajo qe te cudit ne ate bote shqiptare eshte se ,
    kaq shume idiote ushqen me buke ai vend ?!

    Fleckenstein (ne realitet ) nuk fshin sumen me surratin
    e nji pseudopolitikani e nji kllouni( kryetar partie gjasme )
    e me cudit ky takim me nji funderine plehrash .
    Kjo do te thote se BE-ja
    legjitimon ne Shqiperi kriminelet e shrarlatanet ,
    qe mbajne Shqiperine ne kaos e pengojne
    zhvillim normal te Shqiperise ,drejt Bashkimit Europian .

    Qe te takoshe nji plehr nji sharlatan e kriminel ,
    njikohesishte ,qe gjithe Bota politike
    europiane vetem ben ironi e tallet ,saher e shikon ,
    duke treguar me gishte shqiptarin idiot ,
    eshte nji
    ofendim qe BE-ja i ben popullit Shqiptare .

    BE-ja nuk dergpoj asnji emisare te saj ,
    me 21-Janare ,
    kur ish pushteti funderinave te njerezimit ,
    kriminelet e shpelles ,sali basha e meta ,
    exzekutuan 4-demostrant te paarmatosur ,
    per te mbajtur me cdo cmim pushtetin ,
    gje qe ne nji shtet Demokratik nuk ndodhe asnjiher ,
    e Politika jep doreheqjen ,por si me qene ne nji
    shtet Diktatorial !
    Madje jo vetem qe nuk dergoj njeri ne Tirane ,
    per ti kerkuar llogari Tiranit qe nxoren nga shpella
    e na vendosen Presidente e Kryeminister ,
    por e mbeshteten ate me deklarata fashiste .Kjo
    eshte BE-ja.
    Edhe sot , qe kjo bande ne opozite ngre koken
    perpjete ,vjen nga ajo se jane pikerishte Aleatet tane ,
    Shba-te & Be-ja ,qe i Ferkon Koken .

    Dhe kjo ndodh edhe per faktin se ,Pushteti -Qeverria
    Shqiptare rri indiferente ,ose me mir te themi ben
    rolin e idiotit vs Aleateve ,te cileve i ka len dore te lire
    te bejn Politikat qe ata deshirojne me Shqiperine ,
    kte vend pa Zote !!!

    Perse takon Nji Perfaqsues i BE-se nji kriminel ,
    nji sharlatan pseudopolitikan ,nji te tille qe do mundet
    ta gjeshe ne cdo Kazan plehrash ,mbeturine qe svlen per asgje ,
    a po per ti dhene perseri rendesine fallso ,Masken
    prej politikani ,qe ja rrexuan per toke shqiptaret !

    Kjo bande antishqiptare ben te fortin ne Shqiperi
    sepse ka mbeshtetjen e Aleateve tane .
    Rama duhet ti kerkoj llogari Emisarit perse
    i pranojne kriminelat si politikan ne Shqiperi dhe
    i legjitimojne gjithcka ata bejne .

  • Neser fillon mosbindja civile!? Po pse nga 2013 e deri tani cfare keni ber, nuk ka qen mosbindje primitive!?
    Qe ta marrin vesh mire ata qe nuk e din se cfare do te thuash, jo ti por qoftlargu, neser fillon skenari i luftes guerrile, qe aq shume e ka per zemer qoftlargu, kur e shikon se i shtrengohet litari, atij dhe horrave te oborrit te tij. Si komunist i devotshem qoftlargu i njeh mire taktikat e luftes guerrile.

  • Sorosianet ne veprim te trembur nga zemerimi i popullit po metren vesh si te fikin zjarrin e protestes.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *