Nesër besimtarët myslimanë startojnë muajin e madhërishëm të Ramazanit, i cili është muaji i agjërimit për hir të dashurisë ndaj krijuesit fuqiplotë.
Ramazani, muaji i cili kalit devotshmërinë njerëzore duke sjellë paqen shpirtërore tek çdo mysliman vjen si muaji i barazisë mes njerëzve, ndërsa agjërimi zbut zemrat duke sjellë falje dhe bashkëpunim.
Kreu i Komunitetit Mysliman shqiptaro-amerikan, teologu, Gazmend Aga në një intervistë për News24 thotë se ky muaj është muaji i begatisë dhe çlirimit nga e keqja. Gazmend Aga tregon edhe arsyet se pse duhet të agjerojmë.
“Ramazani është i veçantë edhe për shkak të natës së Kadrit, e cila është një ngjarje që këtu në Shqipëri dhe jo vetëm i përket të gjitha besimeve.”
Ramazani si muaji i barazisë mes njerëzve duket se sjell dhe paqen shpirtërore, ndaj për t’ja arritur kësaj, teologu Aga ka dhe një këshillë.
Nga nesër besimtarët myslimanë të cilët agjerojnë muajin e Ramazanit i nënshtrohen rregullave të këtij muaji, i cili distancon praktikantët nga të ngrënit dhe të pirit, nga agimi deri në perëndimin e diellit, duke respektuar kështu një ndër pesë shtyllat e islamit.
l.h/ dita

eshte njelloje sikur te thuash filluan kreshmet . por jo . per islamin flitet si per ideologjine marxiste leniniste, per te cilen shqipetaret; “bar do hanin, por parimet s’do t’i shkelnin” . dhe nese krishterimi per shqipetaret, do kishte kuptim moralo, ekonomiko politik, per cfare duhet islami arab, me fene dhe menyren e jeteses te, te cileve kete popull modern, nujk e lidhe asgje ?!?
Amin
Perce ,hallve,hasude,asgje tjeter(sport,muzike,Libra etj)vecse hoxhen qe kendon live qe me oren 4.30a.m syrete,Hycym arkadasllar Me telenovelat turke preparation drejtw anetaresimit sa me te shpejte te Shqiperise be familjen Evropiane me bekimin e Ertugrulit.